Molliqaj, a e godite me shuplakë Qeverinë apo vetëm një polic?!

Opinione

Molliqaj, a e godite me shuplakë Qeverinë apo vetëm një polic?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 29 janar 2022 Në ora: 23:43
Pamje nga protesta

Protestat janë formë e shprehjes së pakënaqësisë revoltës, mospajtimitme organet shtetërore, në këtë rast Qeverinë. Dhe, kjo është e lejuar me Kushtetutë dhe të rregulluara me ligj për të siguruar mbarvajtjen, ruajtjen e njerëzëve dhe pasurisë, mospengimin e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave ose ajo përkohësisht ndalohet dhe caktohet vendi, koha dhe mënyra e realizimit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Organet e rendit përgatisin planin operativ sipas rregullave dhe ndërrmarrin të gjitha masat e duhura që protestës e qytetarëve t’u mundësohet shprehja e lirë e pakënaqësisë dhe kërkesave dhe më të përfunduar, sipas çdo rregulle, largohen të qetë me gjithë mllefin që e mbajnë në vete, që në rastin konkret është e rëndë për qytetarët të cilet që nga paslufta përballen me skamje.

Une i futa në kllapa edhe partitë tjera të cilat morën pjesë tinza për mos të vërejtur por u panë sepse, u deklaruan kundër pjesëmarrjës, ama, këmbë e krye ishin dhe janë por fshehurazi. Nuk do të ishte asgjë e keqe që të merrnin pjesë të gjitha nëse janë të mendimit dhe të pajtimit se gjendja është e rëndë, megjithatë duke e analizuar se a e mbënë barrën e përgjegjësisë kjo qeveri që në këtë mënyrë t’i bëhet me dije se gjendja është e rëndë siç edhe është, kur është fjala rreth energjisë elektrike. A ështe kjo strategji e opozitës që duke e gjuajt gurin dhë fshehur dorën, ta qesin dikënd apo një parti jashtë parlamentare në krye të këtyre protestave, duke mos e patur guximin që të identifikohen, dhe të turpërohen nëse nuk do të të kenë mjaftë përkrahës, dhe unë mendojë se, brohoritja, me hajna nuk ka shtet, më shumë iu rrinë përshtati atyre që ishin në pushtet për 20 vite e që kjo iu ka referuar atyre pothuajse në të gjitha tubimet, demonstratat e protestat, prandaj, nga frika se këto parulla do t’iu drejtohen atyre, nuk e kanë pasur guximin të identifikohen si pjesëmarrës legjitim.

Po, si të dalin ata në krye të këtyre protestave kur ata në bazë të gjendjës ekonomike që e posedojnë, nuk e kanë këtë problem, prandaj, kur do të përmendej apo brohoritej hajnia, ata, kur kqyrin, së pari e shohin vetën dhe klanet e tyre përrreth e askënd tjetër.

Ra në sy paraqitja e Berat Buzhalës, Hysen Berishës, Palë Lekajt, pra në një mënyrë “ajka e partisë” dhe disa të tjerëve që ishin fokusuar nga kamerat, aparatët fotografike apo telefonave, sado që kishin tentu të maskohën megjithate u vrejtën.

Qëllimi i tyre ishte, t’i përcjellin se si po zbatohen urdhërat e tyre, si do të dukeshin nëse ata vendosin t’i organizojnë dhë nxitjën e pakënaqësisë deri të provokimet e qëllimshme. Dhe, kulmi i kësaë demonstrate e cila fatkeqësishtë u manipulua në mënyrë më johumane kur njerëzitë po përballen me probleme reale ishte edhe kur shpejt e shpejt Richard Grenell, mik i Buzhalës i cili jam shumë i sigurtë se ishte në lidhje me të, një manipulator dhe argat i Serbisë bashkë me mikun e tij i cili merr para të majme për lobim në krah të Serbisë, i cili reagoj duke e sulmuar Kurtin që sipas tij e “paska refuzuar gazin” dhe si pasojë, na qenka krijuar kjo situatë e rëndë energjetike.

Zoti Grenell, edhe po të ishte nënshkruar ajo kontratë më së paku brenda 5 vite nuk do të mund të futet në përdorim. Askush nuk pret diçka më të mirë nga këta të dytë sepse, kur i pari e rrëzoj qeverinë Kurti I në bashkëpunim me Thaçin, Isën, Veliun dhe grupet tjera rreth tij dhe kur, po i njejti publikisht gënjente se nuk ka parë harta për korrgjim kufijsh përderisa John Bollton e demantojë e ua vuri në pah gënjeshtrat për ledinë, ky njeri vërtetë duhet të shpallet nongrata.

Për të arritë marrëveshje të dëmshme në kurriz të Dardanisë, Grenell, me pajtimin e Thaçit e të Vuçiqit, ishin pajtuar që të amnestohën krimet e dyanshme serbo-“shqiptare” dhe Thaçin ta shpetojë nga Gjykata e Hages por, ja qe nuk ia doli.

Gjërat, ende nuk kanë pëfunduar sepse, strategjia e përbashkët e këtyre grupeve me partitë opozitare është që, për t’i shpëtuar drejtësisë për vepra, hadutërie, kriminale dhe pasurim të jashtë ligjeshëm, i vetmi shpëtim është që të largohet kjo qeveri dhe t’i ndërpriten hapat gjigantë në luftimin e krimit, korrupsionit, nepotizmit që e solli Republikën e Dardanisë në këtë deregje.

Prandaj, populli duhet ta analizojë mirë e qetë se kush po mundohet e kush po e bojkotonë një zgjedhje sadopak me mundësitë ekzistuese t’i del qytetarit në ndihmë, gjithnjë duke e pasur parasyshë se kush, si dhe pse i sjelli në këtë gjendje të rëndë, anipse, ajo nuk do t’ia lehtësojë barrën sociale qytetarit e grumbulluar vite me radhë. A janë ata udheheqës partishë, ish pushtetar, ministra e zv.ministra, oligark të të gjitha niveleve dhe definitivishtë a mund dhe duhen t’u besojnë atyre që ua vodhën ardhmërinë, u pasuruan dhe sot tallen me qytetarët dhe hallet e tyre të mëdhaja. Pse ata nuk u lajmëruan në krye të demonstratave legale, legjitime dhe të arësyshme, edhe pse e kishin paralajmerue bile me një pjesëmarrje masive.

Zoti Molliqaj një pyetje publike për ty dhe disa rreth teje?

A do ta kishe guximin ta godasësh më shuplakë policin serb në kohërat e pakohëra edhe sot në veri të Mitrovicës një polici serb nuk do ta kishe guximin ta godasësh. Me këto sjellje tua, me shkon mendja se ti dhe ata rreth teje, janë në gjendje të merren edhe me terrorizëm edhe me atentate nga urrejtja patologjike ndaj individit dhë lufta për pushtet, për çka organet e sigurimit duhet të bëjnë hetime jo vetëm për sulmin ndaj policit por edhe për veprimtarinë tënde të koordinuar dhe si nga disa parti opozitare për qëllime të cilat i përshkrova më parë.

Policia ishte konkrekte dhe i plotësojë këkesat tuaja, por, megjithatë e provokove policinë për të ardhur deri te trazirat, largë qoftë edhe gjakderdhje si metodë më arrogante, makiaveliste për t’ia arrit qëllimit. AKI-ja duhet të jetë syqel sepse, shërbimet intelegjente janë si asnjëherë më parë të aktivizuara sipas planeve ruso-serbe me argatët e tyre brenda Dardanisë, qoftë edhe në bashkëpunim edhe me organet paralele serbe në veri e në jug që të ndodhin trazirat e vitit 2004, dhe kështu, Serbia “me arsye të ankohet se serbet janë të rrezikuar”, ndërsa argatët e saj ta paraqesin si “bashkëpunuese e jo bllokuese” e që në të vërtetë, është e kunderta.

Ajo, qëllimishtë para zgjedhjeve të prillit u ikë bisedave, derisa në anen e saj ka dal Evropa përmes Borrelit, kurse në Dardani portalet hibride televizive me (b)analist përzgjedhur nga moderatorët që marrin anën e partive dhë individëve të cilët dallohen haptas si Berat Buzhala me shokë dhe tipat e Baton Stanishiqit, janë gjithnjë syqelë për t’ia mbyllë syt dhe fatin Dardanisë. Prandaj, si munden partitë opozitare me i lejue vetit që një parti jo parlamentare t’i drejtojë ato në mungesë të guximit që vetë t’i organizojnë, udheheqin dhe dalin më kërkesa konkrete legjitime.

Nuk e keni guximin. Pse?!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat