Kosova zhvillohet vetëm duke luftuar krimin dhe korrupsionin

Opinione

Kosova zhvillohet vetëm duke luftuar krimin dhe korrupsionin

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 1 shkurt 2022 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Në vazhdimësi partitë politike dhe antarët e tyre nga shumë premtime të tyre, në anën tjetër kanë premtuar e marr votë e pushtet për ta luftuar krimin dhe korupsionin të lartë ne vend.

Ndonëse, çdo zyrtar i shteteve mike të cilat na kishin ndihmuar në momentet më vendimtare dhe po na ndihmojnë akoma, kishin ngreh shqetësim dhe alarme për nivelin e lartë të krimit e të korrupsionit dhe fajësuar qeveritë njëra pas tjetrës për sistemin e drejtësisë dhe si ndëshkim, jemi vendi i vetëm në Ballkan i izoluar dhe pa prespektivë të qartë ndërkombëtare.

Mirëpo në anën tjetër, lëre që nuk ishte luftuar nga qeveritë, por vetëm kishte vazhduar edhe me fuqishëm në nivelin lokal e deri te ai qendror ne dhoma të dëshmisë e në thesar të shtetit, nga indekset matëse.

Psh: në RTK, e institucione të tjera pa shkuar fare në punë, zyrtarë partie kanë marr pagë të majme e meditje nga taksat tona, po ashtu krimi dhe korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë dhe e Planifikimit Hapësinor si rasti Brezovica e nëpër ministri të tjera që do të dalin shumë keqpërdorime.

Teksa dikush do të thoshte se pse je aq kritik?

Filozofi i njohur Kurt Cobain thoshte se “detyra e të rinjve është për të sfiduar korrupsionin.”

Ndërsa filozofi Karl Kraus, thoshte se “korrupsioni është më i keq se prostitucioni...prostitucionin edhe mund të rrezikojë moralin e një individi, ndërsa korupsioni rrezikon moralin e gjithë vendit.” 

Ndërsa filozofi Linda Tripp, thoshte se “parimi i parë është se ju duhet të raportoni  korrupsionin, pavarësisht besnikërisë tanishëm apo partiake.” 

Filozofi Tsakhiagiin Elbegdorj, thoshte se “korupsioni është një armik i vërtetë në zhvillim.” 

Prandaj, duke parë gjithë këto të këqija, mendoj se nuk jam aq kritik sa do të duhej të isha.

Ndonëse, Roma e lashtë as Berlini e Parisi nuk është zhvilluar nga krimi e korrupsioni dhe nuk ështe e mjaftueshme heshtja apo vetëm për të folur e ngrit shqetësim, por edhe duke bërë presion publik e qytetarë për ta luftuar atë.

Asnjë vend i botës deri më tani nuk kam lexuar e dëgjuar, se është zhvilluar nga krimi dhe korrupsioni, por duke e luftuar fuqishëm atë, madje as ne Bangladesh nuk ka kësisoj, pa shkuar fare ne punë të merr pagë, të plaçkiten dhomat e dëshmisë, thesari i shtetit dhe të suvencionohen malet e kodra, përderisa tokat pjellore assesi, pra vetëm se janë në shërbim të partisë e në dëm të shtetit dhe të qytetarit.

Mirëpo, jemi me fat se më në fund siç duket, doli dikush që ka filluar ta luftojë atë dhe t’i ndal ato keqpërdorime e keqpërdorues të taksave të varfëra tona. Përkundër piskamave të tyrë gjithandej në vend e deri në SHBA të Grenellit. Mirëpo, Kosova nuk zhvillohet ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat