Kosova tani që nga shpallja e Pavarësisë, jemi të izoluar

Opinione

Kosova tani që nga shpallja e Pavarësisë, jemi të izoluar

Nga: Ragip Guraziu Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:56
Ragip Guraziu

Rreziku më i madh nga pesë shtete kyqe të BE-së, që tani ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Tani duhet të gjejmë zgjidhje,se ne kemi nevojë,derisa Serbisë asqë I intereson, derisa,90 për qindë Kosovën e përmbajnë shqiptarët. Dhe kjo është arsyeja që qendrimet e Qeverisë së Kosovës të jenë karshi dialogut.

Në këtë aspektë duhet të jemi edhe të mençur;

Atëherë duhet të bisedohet edhe për Luginën e Preshevës,pë komunat shqiptare të asaj ane,as më shumë e as më pak,sa serbet e Veriut të Mitrovicës që I kanë,me standartet të njëjta pra.

Dhe jo rastësishtë po I ikin dialogut serbet,derisa edhe po tallen me ne,dhe shif çka po ndodhë me Ukrainën,dhe thotë një fjalë popullore shqiptare; (dhnohu e merr,e jo indhnohu e lë).

Atëherë, nuk mund të pretendohet paqe e qëndrueshme nëse në marrëveshje nuk do të përfshihet edhe çështja e Luginës së Preshevës, dhe PIKË.

Kurti i përgjigjet Lajçakut Ja çfarë i thotë për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk i frikësohet zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai deklaroi se me emisarët Specialë të BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar nuk kanë diskutuar për ndonjë model se si do të bëhet Asociacioni.

Sipas kryeministrit interes i Kosovës është integriteti territorial, funksionaliteti shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit të pavarur i Republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Nuk është diskutuar ndonjë model”, tha Kurti sot para gazetarëve.

Më tutje, Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se marrëveshja duhet që të arrihet dhe se takimet me palën serbe po zhvillohen vetëm për marrëveshje finale.

“Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel, dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme të dialogut që zhvillohet i lehtësuar nga BE-ja, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshja duhet të arrihet. Jemi të gatshëm që të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë bisedojmë për marrëveshjes dhe nuk bëjmë dialog për dialog. Jemi konstruktiv, jemi serioz. njëkohësisht e vëmë theksin tek ajo që po pajtohen gjithnjë e më shumë të gjithë faktorët ndërkombëtar, e që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë edhe presidenti i ShBA-ve që marrëveshja për normalizim të plotë duhet ta ketë në qendër njohjen reciprok”, shtoi ai.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak në konferencën për media ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe.

Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thanë se nuk do të imponojnë modele për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Escobar dhe Lajçak vazhdojnë sot vizitën në Serbi.

Historia e Preshevës

Komunat e Preshevës dhe Bujanocit

Lugina e Preshevës, Kosova Lindore .- Regjion në lindje të Kosovës, përkatsishtë Shqipëria Verilindore. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri.

Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional

Gjergj Kastrioti Skendrbeu në Preshevë

Vendbanimet e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës). Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Territoret shqiptare të tri komunave Medvegjë, Bujanoc, Preshevë bëjnë pjesë në tërësitë e mëdha etno-gjeografike ku përfshihen dhe rajonet e Gallapit dhe të Karadakut, e bashkë me to të tërë Kosovës të lidhur me Luginën e Kumanovës-Shkupit dhe zonën e Karadakut që sot ndodhen në Maqedoni.

Midis dy luftërave botërore, bashkë me disa pjesë të Kosovës dhe gjithë Maqedoninë aktuale, Lugina e sotme e Preshëvës i takonte Banovinës së Vardarit. Ndërkaq, gjatë Luftës II Botërore Lugina ishte zonë okupuese bullgare dhe pas kapitulimit të Bullgarisë më 8 shtator 1944, shqiptarët jo vetëm të Luginës, por edhe të territoreve të tjera etnike përreth, e ruajtën kufirin në vijën hekurudhore të hapësirës së sotme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës. Kufizohet në vijën hekurudhore Beograd-Shkup, por e kapërcen hekurudhën dhe përfshin edhe këto 12 vendbanime shqiptare: Samolica, Negoci, Bilaçi, Bukuroca, Bushtrani, Lerani, Zhunica, Gerajt, Strezoci, Çukarka, Golimidolli dhe Bugarina, me resurse relativisht të mira natyrore.

Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi. Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër që edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës. Gabim referencash: Duke mbyllur </ref> mungon për etiketën <ref> Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit.

Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Shqiptarët me shumicë absolute jetojnë në 41 vendbanime. Përveç selive komunale, edhe disa vendbanime rurale janë të përziera në pikëpamje etnike, ku dominojnë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat