Kaosi – etika dhe jo profesionalizmi në mjetet e informimit të Kosovës

Opinione

Kaosi – etika dhe jo profesionalizmi në mjetet e informimit të Kosovës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 15:41
Ismail Muçiqi

Nuk ka dyshim se mjetet e ashtuquajtura të informimit në Kosovë mbajnë përgjegjësi morale, ligjore dhe kombëtare për gjendjen kaotike në shoqëri. Këto mjete të “informimit” të cilat u themeluan pas çlirimit të Kosovës, më shumë për interesa biznesore e në anën tjetër në krahë të grupeve të interesit të partive politike dhe të mafisë biznesore. Kështu grupet e interesit të cilat janë si [para politikë] e partive dhe klaneve të fuqishme përmes filialeve, portaleve dhe televizioneve private arritën ti kapin institucionet dhe agjencitë e ndryshme deri tek privatizimi i aseteve ekonomike kombëtare. Këto mjete të informimit në Kosovë në vazhdimësi përmes politikës redaktuese dhe joprofesionale i kanë shkaktuar dëme shoqërisë Kosovare.

Mjerisht numëri më i madh i këtyre mediumeve e sidomos atyre elektronike përkrahjen materialofinanciar e kanë nga mafia banesore. Këto mediume arritën të licencohen pa ndonjë analizë të mirëfilltë të kualitetit dhe profesionalizmit të burimeve njerëzore të cilat janë parakusht për funksionimin e kodit dhe etikës në lamin e gazetarisë dhe të informimit.

Duhet theksuar se shtetet në sisteme të ndryshme politike, prioritet dhe parakusht në ndërtimin e mirëfilltë të sistemit informativ kanë përgatitjen arsimore dhe profesionale të gazetarëve, redaktorëve dhe stafit përcjellës në aspektin organizativ, edukativ duke u bazuar në nivelin e njohurive të politikës në përgjithësi. Në Kosovë që nga pas lufta lindën me qindra portale, revista, radio e televizione private pa kurrfarë kriteresh.

Tani këto mediume jo profesionale për shkak të padijes po e helmojnë opinionin përmes debateve te cilat nuk i shërbejnë askujt përpos që po krijojnë kaos dhe po e irritojnë popullin në përgjithësi. Në kohën e tanishme në të cilën po jetojmë është për dhimbje niveli profesional dhe kadrovike në mjetet tona të informimit, që nga drejtori, Kryeredaktori e deri tek gazetari apo moderatori, i cili udhëheq debate apo tema politike të cilat janë bërë të neveritshme në mediumet e Kosovës. Kjo mënyrë e politikës redaktuese në mjetet e informimit nuk është rrugë e duhur në avancimin e sektorit informativ, kulturor të një shoqërie demokratike.

Kjo krijon situata të panevojshme konfliktuoze përçarëse duke e polarizuar jo vetëm skenën politike por edhe opinionin në përgjithësi. Po thuajse se në të gjitha televizionet që transmetojnë program në Kosovë që nga Radio Televizioni i Kosovës i cili financohet nga buxheti i Shtetit, i cili duhet të ishte medium i pavarur i të gjithë qytetareve, është shembulli më i keq i kapur nga politika i cili është shndërruar në servisë informativ privat. Po thuajse se në të njëjtën rrugë dhe mendësi po veprojnë edhe televizionet tjera private të cilat punojnë në Kosovë e të cilat janë themeluar nga individët të cilët ishin pjesë e grupeve të interesit politikë dhe biznesor të partive politike të lidhura me showbizin. Këto mediume vite me radhë përmes të ashtuquajturve analistë, - opinionistë po e helmojnë dhe irritojnë opinionin e gjerë. Emrat e këtyre “analistëve” të cilët janë strehuar nëpër këto mediume private televizive, deri vonë kanë qenë enigmatikë për shoqërinë. Por si thotë populli “vakti e hanë kashtën”.

Ky soj i analistëve janë shndërruar në profilet të politikanëve, të vizionareve duke dhënë opinione dhe parashikime për të ardhmen e vendit. Këta me vite janë rreshtuar pas disa partive politike të cilat vite me radhë kanë qeverisë me vendin dhe misioni i këtyre individëve apo grupeve të opinionistëve janë kompatibile me interesin e pronareve të këtyre televizioneve.

Mënyra e kulturës dhe e komunikimit nivelin e mjerueshëm i dijes i profesionalizmit, kulturës dhe i integritetit intelektual është për tu dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat