Putini ka vendosur, para se ta sulmojë Ukrainën, të vizitohet te psikiatri!

Opinione

Putini ka vendosur, para se ta sulmojë Ukrainën, të vizitohet te psikiatri!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 20 shkurt 2022 Në ora: 13:58
Vladimir Putin

Të tërë janë ngritur në këmbë: burrështetasit botërorë, SHBA, Nato, EU dhe nuk ka kush ta lëviz Putinin nga vendi.

Ai ka ngulur këmbë në qëndrimet e tij. Dje me vëllaun e tij Lukaschenkon i ndezën edhe raketat atomike dhe supersonike me të vetmin qëllim, botës t´ia fusin tmerrin.

Papa dje kur e vërejti se si Putini me vëllaun e tij përjetonin kënaqësi derisa raketat atomike fluturonin e nuk dihej se ku do të përfundonin, filloi të lutej për veten, për botën dhe për Putinin e ngratë me gjithë vëllaun e tij.

Në Mekë u tubuan klerikët më të lartë të islamit dhe i filluan lutjet nga çmenduria që shihnin, se ç'po ndodh në kufijtë e Evropës.

Ata filluan të brengoseshin se nëse ndodh lufta, kush do kujdesej për refugjatët që do t´u mbeteshin atyre, sepse Evropën do ta kaploi zjarri.

Në Jeruzalem po ashtu rreth murit të shenjtë, u tubuan qytetarët dhe Rabinët duke kryer lutje. Ata po ashtu e kishin hallin se Irani në këtë rrëmujë mund ta sulmoi Izraelin, duke u përpjekur që ta zhdukte nga faqja e dheut.

Serbia po ashtu ka rënë në hall, sepse po e pësoi Rusia në këtë rast, kush do ta mbrojë Serbinë. Planet e saj në Mal të Zi, Bosnje, Maqedoni e Kosovë do t´i mbesin të parealizuara.

Serbia me këtë rast i ka angazhuar të gjitha kishat ortodokse që të kryejnë lutje dhe të organizojnë mesha për fitoren e Putint, sepse në të kundërtën do fundoset edhe Serbia.

Xhamiat në Kosovë po ashtu kanë organizuar lutje që në rast rreziku t´u vjen në ndihmë Erdogani dhe shtetet myslimane arabe, sepse janë të pajtimit që Kosovën t´ua dorëzojnë atyre.

Kisha katolike, protestante, bektashinjtë etj. po luten që shqiptarët në këtë katrahurë ta ruajnë qetësinë dhe ta marrin Nishin, vendlindjen e Konstandinit të Madh.

Rama i përballur me protestat për prishjen e shtëpive në lagjen 5 maji, si dhe akuzat për Inceneratorët ka biseduar me Vuçiqin në rast rreziku, të strehohej në Serbi. Vuçiq i ka premtuar strehim, po i ka parashtruar kushte për rastin e Kosovës.

Përpara se ta përfshijë kaosi Evropën dhe perëndimin dikush u kujtua që t´i propozohet Putin që të vizitohet te psikiatri, para se ta marr vendimin mbi sulmin.

Nëse Putini e pranon këtë propozim, ekziston një fije shprese që të shpëtoi bota para se ta përfshij zjarri.

Hitleri i kishte refuzuar vizitat te psikiatri, po ai e zgjidhi problemin duke ia hequr flamen vetes, mbetet të shihet se si në këtë rast do të veproi Putini.

Bota do të shpëtonte nëse ai pranon, që ndonjërin prej këtyre dy propozimeve t´i ndërmerrte./Shkrim satirik nga Mars - Rover

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat