Çfarë tregojnë veprimet e federatës ruse përballë ndërkombëtarëve?!

Opinione

Çfarë tregojnë veprimet e federatës ruse përballë ndërkombëtarëve?!

Nga: Sami Arifi Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:45
Sami Arifi

Veprimet e federatës ruse tregojnë qartë që përmes hegjemonisë destabilizuese të shtrijë ndikimin e saj politik në Evropë.

-Toleranca e institucioneve relevante ndërkombëtare ndaj federatës ruse ia nxit Rusisë ambiciet për veprime të mëtejshme destruktive për të vendos hegjemonin e saj përmes pushtimit ushtarak.

-Toleranca e tillë ndërkombëtare i jep rast Rusisë që trupat e vetë ushtarake pushtuese në radhë të parë ndaj shteteve fqinje t’i quaj siç donë ajo vetë, „madje“ edhe trupa paqeruejtse, siç është rasti i pushtimit të Krimes, Kazakistanit etj.

-Toleranca e parë e ndërkombëtarëve ndaj Rusisë i‘ju për Sirinë, prandaj bëri ajo (Rusia) pa pyetur institucionet relevante ndërkombëtare t’i bombardoi caqet e kundërshtarëve të diktatorit sirian dhe kështu ta kthej prapë diktatorin në pushtet për interesa të Rusisë.

-Së fundi veprimet destruktive hegjemoniste ruse ndaj Ukrainës për ndarjen e dy krahinave të shtetit të Ukrainës me nërsimin e Rusisë te banorët rusë që jetojnë në këto dy krahina ukrainase, si në krahinën e Doneskit dhe të Luhanskit, duke i nërsyer ata (banorët rus të Ukrainës) ta shpallin pavarësinë për t’i futur trupat e saj ushtarake „kinse“ paqeruejtse në këto dy krahina.

-Të gjitha këto i bën Rusia pa marrëveshje me institucionet relevante ndërkombëtare dhe kështu veprimet e trupave të vetë pushtuese ruse, Rusia i quan si donë ajo vet „madje“ edhe paqeruejtse.

-Po qe se Rusisë i bëhet tolerancë edhe më tutje nga shtetet demokratike, ajo do të nërsej Serbinë për ta destabilizuar edhe Ballkanin Perëndimor.

-Uroj që shtetet demokratike në krye me SHBA-në t’i thonë ndal federatës ruse, t’i thonë ndal kësaj hegjemonie të qartur në mënyrë që të vazhdojë jeta te të gjithë popujtë me liri duke avansuar zhvillimet demokratike që janë kushtë për zhvillimin ekonomik të vendeve…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat