FSK është ushtri e rregullt me bazë ligjore të votuar unanimisht në Kuvendin e Kosovës

Opinione

FSK është ushtri e rregullt me bazë ligjore të votuar unanimisht në Kuvendin e Kosovës

Nga: Hisen Berisha Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:17
Hisen Berisha

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u miratua Rezoluta që dënon agresionin rus në Ukrainë; Shpreh solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin dhe shtetin e Ukrainës në secilën shkronjë të përmbajtjes së saj.

Rezoluta u draftua dhe u përkrah unanimisht nga subjektët politike parlamentare. Spikat në përmbajtje dënimi i gjykimit të padrejtë i luftës së UÇK-së.

Përkundër vërejtjes në përmbajtjen paragjykuese në paragrafin ku kërkohet avancimi i FSK në "ushtri të rregullt".

FSK, me Ligjet për Forcën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe shërbimin në Forcë, ka krijuar bazen ligjore, me votë unanime të Kuvendit, për detyrat ushtarake në mision. Ndaj, kërkesa për tu bërë "ushtri e rregullt" është lëshim paragjykues i legjitimitetit.

Kurse, shkurtimi i afateve dhe mbështetja financiare nga shtetet partnere të sigurisë është legjitim dhe imperativ.

Ndaj ky formulim do të duhej formuluar si kërkesë për krijimin e Kapaciteteve të Plota Opetative Ushtarake të Republikës së Kosovës, kompatibile për integrim në NATO.

Prandaj edhe personalisht, solidarizohem  dhe kamë besim se populli liridashës i Ukrainës, do të ngadhënjejë pavarësisht supremacisë ushtarake të Rusisë.

Dëshira e popullit për liri si motiv, është më e rëndësishme se fuqia ushtarake!

Duhet konsideruar faktin se gjeneralët ukrainas e njohin mirë ushtrinë ruse dhe artin ushtarak të tyre, ndaj do të dinë t'iu përgjigjen në këto rrethana lufte.

Ne e kemi shembullin tonë në luftën e UÇK-së. Pavarësisht armëve dhe teknikës vullneti për Liri dhe lufta e drejtë dhe e pastër të bënë fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat