1 litër vaj, sa një ari tokë që bleu Ramushi

Opinione

1 litër vaj, sa një ari tokë që bleu Ramushi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 mars 2022 Në ora: 20:50
Ramush Haradinaj

Opozita me lot krokodili në emër të kauzave të rrjeshme dhe gjoja në interes të qytetarëve nuk la gjë të keqe pa thënë për qeverinë, aq sa Ramushi edhe paralajmëroi se “është ka soset durimi”. Ramushi ka gjoja hall interesin e qytetarëve për rritje të çmimeve, konkretisht vajit që këtë të enjte u shit deri në 3.49 cent, respektivisht 0.12 cent më lirë se sa Ramushi që kishte blerë një ari tokë.

Të kujtojmë se Ramush Haradinaj në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion të vitit 2019 ka deklaruar pasuri të paluatshme tokë kodrinore prej 200 hektarësh të blerë në privatizim në vitin 2009 në vlerë 75 mijë euro, e që i bie 3 euro e 75 cent arin. Jo vetëm Ramushi, edhe një tjetër përson publik, që është pjesë e PDK në opozitë, Sami Lushtaku e kishte blerë 50 euro arin dhe e shiti mbi 5 mijë euro shtetit, për të cilin  po i “djeg” zemra shumë.

Askush nuk u beson atyre që kanë shfrytëzuar çdo gjë për të pasuruar vetën, s’kanë hall qytetarin por veten e tyre, mungesa e të qenurit në pushtet po iu djeg. Sa për çmimet e këtë të enjtës, fajtorë janë edhe qytetarët që kanë bërë “yrysh” për të blerë pa nevojë me shumicë vaj, këtë “shfrenim” e kanë shrytëzuar biznesmenët e pa ndershëm që kanë përfituar. Këtë gjë e theksoi edhe kryemisntri, i cili paralajmëroi të gjithë ata që kanë rrit çmimet se do të ndëshkohen.

Derisa dikush mundohet të shfrytëzoj këtë gjendje për poena politikë, shpërfaq mjerimin e tyre intelektual dhe njerëzor. Pikërisht njeriu që gjoja po i djeg zemra për popull, gjatë kohës sa ishte kryeminstër parat rezervë të shteti, të cilat përdorën vetëm për raste emergjente i ka dhënë për të bërë film. Imagjinoni çfarë njeriu kemi pasur kryeminstër, po i njëjti nuk ndalet duke hedh vrerë ndaj kryeministrit dhe qeverisë. Një gjendje e tillë, e rritjës së çmimeve do të përfundojë shumë shpejt.

Unë fola me një biznesmen dhe deklaroi se nga e hëna do e marrin vajin vet 1.30 euro, s’ka nevojë për panik dhe alarm, ka sa të duash vaj dhe të gjitha gjërat tjera. Qeveria me të gjtihë forcën e ligjit duhet të ndëshkojë të gjithë ata biznesmen të marketeve të mëdha, e të cilat po t’u futemi thellë dalin njerëz të afërt me opozitën, e të cilët e kanë bërë për përfitime të tyre dhe janë të njëtit që pastaj mundohen të shfrytëzojnë qeverinë.

S’ka gjë më turp se njerëzit që kanë përfituar më së shumti nga populli mundohen të marrin rolin e gardianit të interesave të tyre. Mjafton t’u shohësh pasurinë dhe do e kuptosh vet se kush flet, një proverb i vjetër thotë “mos shiko çka po të thotë, por kush po të thotë”. Kjo vlenë më së miri për rastin konkret, të atyre që me paftyrësi flasin në emër të qytetarëvë, për ironi të tyre vet qytetarët nuk i kanë votuar duke i ndëshkuar fortë në zgjedhjet e fundit nacionale. Njerëzit që flasin për qytetarët, janë ata që më lirë se një litër vaj kanë blerë një ari tokë, imagjinoni kush flet dhe kush akuzon, kaq mjafton për të kuptuar më së miri se kë ka përballë qeveria dhe për më tepër kush na ka udhëheq, pasojat e të cilave po i vuajmë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat