Kurbeti barrë e rëndë shoqërore dhe kombëtare ndër shqiptarët

Opinione

Kurbeti barrë e rëndë shoqërore dhe kombëtare ndër shqiptarët

Nga: Adem Bytyqi Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:54
Adem Bytyqi

Këto ditë kur një familje nga Banja e Malishevës po përcillte birin e tyre Donikun për kurbet, pati shumë reagime dhe komentime në rrjetet sociale nga miqtë, familiarë të afërt dhe kolegë të gjeneratës.

Dikush i dëshironte rrugë të mbarë, tjetri i thoshte shëndet dhe suksese e njëri nga ta shkruante Donik, mos na harro!

Më e dhimshme ishte thënia e prindërve për Donikun, bir i dashur na ndave zemrën për gjysmë, gjatë do të jemi pa ty, do t'na merr malli shumë për ty, lajmërona djali ynë kur të mbërrish atje në kurbet, sepse derisa ta dimë se ke shkuar apo jo nuk mumd të ndihemi rehat dhe të qetë.

Kur i pash gjithë këto reagime edhe unë u kyqa në këtë dramë komentesh për një djalë të ri në moshë, i cili nga halli detyrohej ta lëshonte vendin e tij për të gjetur punë diku tjetër në shtetet e perëndimit, duke i lënë të përlotur prindët e tij dhe të mallëngjyer shokë e miq!

Thashë me vete, nuk ka dyshim se kurbeti ka qenë dhe mbetet një plagë dhe barrë e rëndë shoqërore dhe kombëtare për ne shqiptarët!

Vallë, çka u bë me ne shqiptarët andej e këndej kufirit, jetojmë në dy vende me pasuri natyrore të mëdha dhe përseri nuk po çlirohemi nga kurbeti, kjo murtajë e tmerrshme për të cilën dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Edhe pasi Kosova u bë shtet, përsëri kurbeti, kjo plagë e rëndë shoqërore dhe kombëtare vazhdon të kullojë dhimbje dhe lot ndër familjet tona dhe deri kur qytetarët tanë, të rinjtë tanë ta shpopullojnë atdheun e tyre Kosovën për shkak të papunësisë, kushteve të rënda ekonomike dhe paprespektivës?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat