Serbia nuk kalon në Kosovë

Opinione

Serbia nuk kalon në Kosovë

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 3 prill 2022 Në ora: 11:01
Autobusët në Mitrovicë të Veriut që po transportojnë serbët për në Serbi, për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe.

Sot në Serbi mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Për dallim nga qeveritë e kaluara, qeveria aktuale nuk lejoi zgjedhjet e saj ne Kosovë (siç dëshironte ajo), kësisoj vepruan edhe institucionet e Malit të Zi.

Ndërkohë, presioni i vendeve të QUINT-it filloi mbi qeverinë e Kosovës, por jo edhe të asaj të Malit të Zi edhe pse në Mal të Zi numri i serbëve është më i madh.

Mirëpo vendet e QUINT-it do të duhej të aplikojnë praktikat e njëjta edhe në Kosovë, siç votojnë qytetarët e tyre me dy shtetësi në vendet e tyre, në të njëjtën kohë edhe Serbia do të duhej të mësohej e të ndjek praktikat ndërkombëtare se si votojnë qytetarët me dy shtetësi në shtete të ndryshme.

Po ashtu, e mira e saj është për qeveritë e ardhshme të ndjekin ketë standard, të cilin po e vendos me shumë vështirësi kjo qeveri në raport me Serbinë dhe assesi mos të bie ai standard.

Ndonëse, ky standard me vite kishte munguar nga qeveritë e kaluara e nuk është fare e lehte për këtë qeveri t’i vendos ato dhe mund t’i kushtojë karrierë politike kryeministrit.

Mirëpo, më në fund erdhi dita pas 22 viteve me i thanë Serbisë mjaft më në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat