Serbia përveç Rusisë, po armatoset edhe nga Kina

Opinione

Serbia përveç Rusisë, po armatoset edhe nga Kina

Nga: Adem Bytyqi Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:19
Adem Bytyqi

Serbia këto ditë importoi rakete tokë-ajër nga Kina.

Kjo po ndodhë në sytë e ndërkombëtarëve dhe Evropianëve, të cilëve iu thotë se Serbia është shtet paqësor dhe nuk e rrezikon paqen rajonale në Ballkanin Perëndimor, ngjashëm si Rusia, e cila me rastin e agresionit tmerrshëm kundër Ukrainës pasi vret në masë popullsinë civile ndër të cilët edhe pleq, fëmijë e gra dhe opinionin ndërkombëtar e gënjen, thotë se kjo nuk është e vërtetë edhe pse këto shfaqje makabre dhe të shëmtuara e ka të pamundur t'i fsheh nga syri i popujve paqedashës të botës.

Rusia kundër Ukrainës vepron ngjashëm si dikur Serbia e Kasapit të Ballkanit kundër Kosovês, të dyja bëjnë krime lufte kundër njerëzimit, mundohen t'i zhdukin gjurmët e këtyre krimëve dhe më në fund t'i mohojnë ato, d.m.th krimineli e akuzon viktimën për krimin që e bën vetë kundër viktimës.

Ta lëmë për një çast këtë mënyrë makabre të sjelljes se Rusisë në luftë kundër popullatës civile ukrainase, siç vepronte dikur Serbia e Millosheviqit kundër popullatês civile shqiptare të Kosovës dhe t'i kthehemi për të zbuluar pse Serbia armatoset aktualisht nga Rusia dhe Kina?

S’ka dyshim se Serbia armatoset për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën në një kohë të cilën ajo e vlerëson më të përshtashme, përderisa në Kosovë në vend që të hulumtohen mundësi për të gjetur burime financiare për tu armatosur për vetëmbrojtje nga një agresion i mundëshëm serb, i ngjashëm si ai rus kundër Ukrainês, orgonizohen protesta dhe demostrata për rritje rrogash, duke u besuar ca politikanëve dhe analistëve dhe banalistëve shqiptarë se Serbia nuk guxon ta sulmojë Kosovën, sepse sipas tyre KFOR-i qenka këtu.

Serbisë nuk i besohet, sepse Serbia historikisht ka sulmuar pas shpine, mu atëherë kur është shtirur se është paqësore ka sulmuar, ngjashëm veproi aleatja e mikja tradicionale e saj Rusia kundër Ukrainës, në mënyrë të përsëritur e gënjente opinionin ndërkombëtar se nuk do ta sulmonte Ukrainën, por e sulmoi duke i shkatuar krime makabre të luftës në njerëz dhe dëme materiale të pallogaritshme.

E njëjtë është Serbia kundër Kosovës dhe poullatës shumicë shqiptare të Kosovës, prandaj është verbëri t'i besohet shtetit serb se nuk do ta bëjë atë që e thotë...

Serbia gjithmonë ditën e ka promovuar paqen, ndërsa natën e ka shkaktuar luftën, Serbia është e paparashikushme në veprimet që ndërmerr kundër paqes prandaj edhe nuk i besohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat