Planet serbe për vrasjen e Dick Marty-t, shpërfaqin shpifjet e tyre ndaj luftës tonë çlirimtare

Opinione

Planet serbe për vrasjen e Dick Marty-t, shpërfaqin shpifjet e tyre ndaj luftës tonë çlirimtare

Nga: Skënder Mulliqi Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:28
Skënder Mulliqi

Gjykata e Hagës për krime të luftës, nuk e kishte përfunduar punën ashtu siç është pritur, dhe ashtu si kishin vepruar forcat ushtarake dhe paramilitare kriminale serbe në Kosovë dhe Bosnje, me rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë.Kjo gjykatë nuk i dënojë të gjithë kriminelët serbe, ku shumë prej tyre ende po shetisin lirshëm.U tregua kjo Gjykatë e padrejtë edhe pse nuk e dënoj Serbinë për gjenocid, e kishte shumë fakte për këtë gjë.Nuk u tregua e drejtë as ish kryeprokurorja Carla Del Ponte, e cila ka pasur mundësitë ligjore të bëj që kjo Gjykatë të jetë në nivelin e detyrës për qka edhe ishte formuar.

Ishte pa padrejtë formimi i një Gjykate të Posaqme edhe për Kosovën, kur dihet së TPI-ja në Hagë kishte gjykuar edhe shqiptarë, pjestarë të UÇK-së, dhe formimi i një Gjykate Speciale për Kosovën, në bazë të njëraporti të rremë të Dick Martyt ish raportuesi në Këshillin e Evropës,, nuk i ka bërë nder bashkësisë ndërkombëtare dhe as nuk i ka bërë nder as luftës të drejtë të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, nga Serbia hegjemoniste e fashiste.Me të drejtë dyshohet se Marty për formulimin e një raporti krejt antishqiptarë ka pasur përftime të majme materjale.

Disa herë kam shkruar edhe më parë lidhur me këtë temë, duke e cilësuar si të padrejtë raportin e zviceranit Marty, i cili raport ka qenë tendencioz dhe i hartuar mbi thashë e thëme të Serbise , gjoja për ekzistimin e “Shtëpisë se Verdhë” në Burrel të Shqipërisë , ku sipas këtij raporti janë bërë gjoja nga UÇK transplantime të organeve njerëzore, të jo shqiptarëve. Kjo fund e krye ka qenë ide e shpifur serbe, të cilët vetë kanë bërë transplantime të organeve të mijëra shqiptarëve të cilët i kanë bartur diku në Serbi.

Serbët i kanë pasur të gjitha mundësitë teknike medicinale për të bërë akte të tilla makabre.Dihet se serbët historikisht janë shërbyer me rrena për t’i plasuar ato para faktorit ndërkombëtar si të vërteta. Madje, serbët kanë vra edhe fëmijet e vet, rasti Panda 1998 në Pejë, dhe rasti Martinoviq , i cili kishte futur vetit shishën në prapanicë, për tu lënë pastaj fajin shqiptarëve etj. Këto akte të ndyra kurrë shqiptarët nuk i kanë bërë dhe as që i bëjnë. Me këto flliqësira dinë të merren vetëm serbët, me kod gjenetik të prishur që janë.

U aktualizua kjo temë nga Dick Marty, ku bëri të ditur se shërbimet sekrete serbe kanë tentuar të bëjnë atentat mbi të , për t’i akuzuar pastaj shqiptarët. Motivi i Serbisë për të bërë atentat mbi Martyn ka qenë ajo qka deklarojë Marty këtyre ditëve, por kanë tentuar të vrasin atë edhe për faktin që mos tu dalin të gjitha të palarat e tyre, lidhur më dëponimet e rreme që i kanë bërë pranë Gjykatës Speciale ,gjoja për transplantime të ish pjestarëve te UÇK-së ndaj serbëve dhe rromëve gjatë luftës, dhe shumë shpifje të tjera

Dihet së mbi raportin e Dick Martyt edhe u ndërtua aktakuza ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e të tjerëve. Kjo aktakuzë është hartuar në kulisa të Beogradit zyrtar, të fabrikuara më qëllim që edhe shqipatarët të vihen në bankën e të akuzuarve për krime të luftës, duke e barazuar shumë pa drejtë xhelatin më viktimën. Drejtuesit tanë të shtetit bënë gabime pas luftës, të cilët , nuk bënë padi për gjenocid ndaj Serbisë pranë TPI-së, në Hagë, nuk e luftuan kurrë sa duhet edhe krimin e organizuar, ku unë mendojë se do të kishin mjaftë argumente për ta kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës. Kanë pasur mundësi me formua një Gjykatë për supozime të krimeve të luftës në Kosovë, siç e shfrytëzoj rastin për ta formuar një Gjykatë të tillë edhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat