Një këndvështrim nga Shqipëria për qeverinë Kurti

Opinione

Një këndvështrim nga Shqipëria për qeverinë Kurti

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 12 prill 2022 Në ora: 16:36
Qeveria Kurti

Ka një vit që po mirëqeverisë qeveria KURTI.

Ja një këndvështrim i shkurtër pa u shtrënguar e gërmuar për të sajuar diçka nisur nga ndonjë preferencë subjektiviste, por thjesht arsyeshëm, realisht e faktikisht dhe pa emocione politike.

Duke pasur parasysh krahasimin e kësaj qeverie të Kurtit që prej një viti në pushtet, me ato paraardhëse, qeveria Kurti as që mund të krahasohet me politikën të cilën e ndëshkoi votuesi kosovar me 14 Shkurt 2022.

Albini nuk e ka çelsin magjik që t’i zgjidhë urgjentisht të gjitha ato problematika që ia lanë trashëgim paraardhësit. Por duke u nisur nga realiteti, duhet pranuar se po të kishte qenë Kurti kryeministër ndryshe do kishin qenë punët në Kosovë sepse nuk do të kishte pasur shkatërrim e rrënim ekonomik e të ndërmarrjeve strategjike; nuk do të kishte pasur privatizim abuziv e rrënimtar ekonomik; nuk do të kishte pasur këso lloj korrupsioni të paimagjinueshëm, as këtë shkallë papunësie dhe largim të popullatës e të rinisë në perëndim.

Me Kurtin kryeministër nuk do të kishte pasur as Gjykatë Speciale, as Demarkacion me Malin e Zi të këtij lloji ku Kosova humbi mbi 8000 hektarë; nuk do të kishte pasur as Marrëveshje për Bashkësi Komunash serbe dhe as plan-projekte për copëtimin e Kosovës. Kaq besoj se është e mjaftueshme për të rrëzuar të gjitha retorikat dhe alibirat politike të politikës e të korrupsionit të vjetër kundër qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat