NATO shpëtoi zhdukjen e 2 milionë shqiptarëve

Opinione

NATO shpëtoi zhdukjen e 2 milionë shqiptarëve

Nga: Xhafer Leci Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:44
Vullnetarët shqiptarë vëzhgojnë Novi Pazarin e sapo çliruar/E drejta e autorit: SZ Photo/Süddeutsche Zeitung 1941

Në historinë tonë mbi 2 mijë-vjeçare, për herë të parë u ndihmuan shqiptarët e Kosovës, në luftën e vitit 1999. Pse shqiptarët përherë kanë luftuar, për të tjerët dhe asnjëherë nuk janë ndihmuar, shpërblyer nga ata?!


(Shqipnia Etnike më 74 mijë km. katror gjatë Luftës së Dytë Botërore)

Për bombardimet e NATO, kundër Serbisë pushtuese, disa studiues, si Prof. Dr. Enver Bytyçi, publicisti Idriz Zeqiraj, gazetar profesionist, e tjerë, këtë meritë më së shumti ja dedikojnë aftësive të urtakut, Presidentit Dr. Ibrhim Rugova, vizionar lagpamës, i cili, me mençurinë e Tij, nuk pranoi ta fillonte një luftë të pabarabartë me Serbinë pushtuese, para Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës, në vitin 1991-1992. Këto ishin Republika dhe ushtarakisht ishin më të përgatitura se Kosova, sidomos Kroacia. Rugova e dinte se ne, shqiptarët do ta pësonim keq! Për pos rezistencës me mjetet paqësore, presidenti Dr.I.Rugova,arriti një marrëveshje me presidentin e Shqipëri Ramiz Alinë,për ushtrimet-stërvitjet e dy gruprve të para ushtarake në Shqipëri me1991. Pra,Rugova në heshtje përgatitej,që pas shterrjes së bisedimeve me Serbinë pushtuese, për një luftë të aramtosur…

Për çlirimin e Kosovës, UÇK është ngjarja-meritore më e lavdishme e historisë tonë, përjshto plaçkitësit e pasurive tona të përbashkëta,cilët fshiheshin pas emblemës së UÇK- së…!    

Gjatë historisë mijëra-vjeçare të ekzistencës së vet, në Siujdhesën Ilirike, etnisë shqiptare, i është dashur të përballet me valë të shumta pushtimesh, të cilat, që nga lashtësia parahistorike dhe deri në shek. XX, numërohen 26 syrësh. Por etnia shqiptare, mundi t’i përballojë, këto dyndje pushtuesish të huaj dhe sot vazhdon të qëndrojë më këmbë, falë vitalitetit të saj të jashtëzakoshëm për mbijetesë. Profesori i nderuar Aleksandër Lambert, i cili i kujton Evropës se duhet të jetë krenare me shqiptarët, për historinë e tyre të lavdishme.      

Shqiptarët përherë kanë luftuar dhe kanë dhënë figura-përsonalitete të mëdha, të ngritura në poste udhëheqëse të perandorive, të njohura historikisht për shumë vende të huaja, pushtuese të trojeve të Gadishullit Iiirik- Ballkanit të sotëm, por edhe të disa vendeve,të cilat nuk kanë qenë pushtuese, si Egjipti,Spanja etj.    

Nuk jam historian, por e dua dhe lexoj për historinë. Përpos popullit shqiptarë dhe atij boshnjak musliman, në Sanxhakun e Novi Pazarit, historia nuk njehë të tjera vende, të jenë falënderuar, për të mirat që kanë pasur nga ilirët- shiptarët! Bile, disa as që e pranojnë origjinën shqiptare, si bie fjala grekët, për Marko Boçarin, por duan ta përvetësojnë si personalitet me përkatësi greke! Lidhjet e mira të cilat i kishte lideri-udhëheqës kryesor i Sanxhakut, Aqif Blyta, merr kontaktet me liderët shqiptarë, si Rexhep Mitrovcën, Xhafer Devën, Pajazit Boletinin, Shaban Polluzhen etj. Kanë bërë mobilizimin e mbi 3 mijë vullnetarëve shqiptarë nga Kosova, për mbrojtjen e Novi Pazarit, nga sulmet çetnike në vitin 1941.

Populli i Sanxhakut, e njeh si Komandant kryesor Shaban Polluzhën, për çlirimin e Novi Pazarit. Në shenjë respekti që ruajnë, për Komandantin hero i kombit, Shaban Polluzha, me  rastin e 71 vjetorit të rënjes së Tij, një delegacion zyrtarë nga Këshilli Nacional i Sanxhakut, kanë vizituar dhe, bërë homazh te varri iTij në Polluzhë të Drenasit të Drenicës, në shoqërim me Ismet Azizin, profesor, njëherit kryetar i Shoqatës “ Kosova për Sanxhakun“. Po ashtu, Dr.Sulejman Uglanin, kryetar i SDA, (Partia për Veprim Demokratik), ka vizituar varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe,familjen Jashari në Prekaz të Drenicëc, në shoqërim me Ismet Azizin, profesor, njëherit kryetar i Shoqatës „Kosova për Sanxhakun“. Për këtë vizitë pushteti dhe shtypi serb kanë kritiukuar ashpër…  

Në luftën e fundit, në vitet 1990-ta, shqiptarët kanë marrë pjesë, në Kroaci dhe Bosnje, në luftën kundër ushtrisë serbe. Andaj, kroatët dhe boshnjakët muslimanë, u janë mirënjohës shqiptarëve. Me armë dhe logjistikë, thuhet se na kanë ndihmuar shumë, për çlirimin e Kosovës, por nuk kam dëgjuar,apo lexuar të kenë ardhur me luftuar, kundër forcave serbe, për çlirimin e Kosovës, asnjë kroat e as boshnjak musliman!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat