PDK-ja para për të mbrojtur krimet po, ndërsa për ta mbrojtur Kosovën jo

Opinione

PDK-ja para për të mbrojtur krimet po, ndërsa për ta mbrojtur Kosovën jo

Nga: Rexhep Torte Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:09
Rexhep Torte

Votuesit në Kosovë duhet ta kenë PDK-në në mbamendjen vigjilente ndëshkuese në votimet e ardhëshme, si edhe çdo parti të opozitës së sotme në Kosovë, që nuk distancohen nga e kaluara, dhe që e pengojnë Qeverinë e Albin Kurtit që t’i çojë para proceset në të mirë të Kosovës.

Naim Miftari, ish Epror i UÇK-së dhe ish agjent I SHIK-ut, njohës i rrugëtimit të UÇK-së dhe i shtetit të Kosovës, ua dha pëgjigjen e nerituar kundështarëve të “Fondit të Sigurisë”, duke thënë se, “Ish komandantët e UÇK-së dhe ish qeveritarët dhe ish puishtetarët e Kosovës ne 21 vitet e kaluara vodhën në Kosovë 3 miliardë e gjysëm euro. Me këto para Kosova sot do ta kishte siguruar armatimin e duhur”. Ndaj këtij deklarimi të Naim Miftarit, si edhe ndaj të gjitha deklarimeve të tij të mëparshme gjer më sot, nuk ka patur asnjë demantim.

Nga data 15-18 prill 2022, në WEB faqen e “Bota Sor” patëm rastin të lexojmë pjesë të takimit të deputetes së PDK-së Ganimete Musliu me mërgimtarët tanë në Gjermani për t’I bindur kundër “Fondit të Sigurisë” që e protozoi dhe e shpalli Qeveria e Albin Kurtit, me të vetmin qëllim forcimin e mbrojtjes së Kosovës nga sulmi eventual që mund të vjen nga Serbia kriminale.

Ganimete Musliu citohet tu ketë thënë mërgimtarëve shqiptarë se, “ Për hir t’uajin, për hir të fëmijëve t’uaj, për hir të Kosovs mos dhuroni, mos e përkrahni “Fondin e Sigurisë”, se është kah ju mashtron Albin Kurti”.

Kësi deklarate kundër Kosovës mund ta thonë vetëm Serbia kriminale, tradhtarët Edi Rama-Kryeministri i Shqipërisë, Baton Haxhiu, paterica e Edi Ramës dhe PDK-ja, por dhe dikush i ngjashëm me ta.

Është i bardhë si bora fakti se “Fondi i Sigurisë”, ka për qëllim vetëm kontributin shtesë, krahas investimeve që po i bën dhe që do t’i bëjë në vazhdimësi Qeveria e Kosovës, për forcimin dhe armatosjen e FSK-së.

Ganimete Musliu, kjo depuete e PDK-së, e pargjegjshme dhe dashakeqe e Kosovës, e cila ka udhëtuar në Gjermani për t’i thënë mërgatës shqiptare atje që të mos kontribuojë në “Fondin e Sigurisë”, nuk meriton as t’i afrohet Parlamentit te Kosovës, e jo më të jetë deputete e Kosovës.

Ganimete Musliu, pasi na qenka aqë e gojës, është dashur t’i kritikojë dhe të distancohet edhe nga tradhtarët Hashim Thaçi-ish President i Kosovës dhe nga Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosovësnë SHBA, të cilët në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq- Presidentin e Serbisë kriminale, dhe me tradhtarin Edi Rama- Kryeministrin e Shqipërisë, dhe duke bashkëvepruar edhe me ish emisarët pro serbë të SHBA-ve, Mathew Palmer dhe Richard Grenell , e përgatitën planin ogurzi pë copëtimin e Kosovës, plan i cili fatmirësisht nuk u realizua, falë kundërshtimit të Angela Merkel- ish kancelare e Gjermanisë.

PDK-ja, sipas mediave është e vetmja parti opozitare në Kosovë e cila është pozicionuar kundër këtij “Fondi të Sigurisë”.

PDK-ja me këtë qëndrim të saj dëshmon se kjo parti ka mbetur e pozicionuar në pozitat e vjetra të tradhtisë, paturpësisë dhe hajnisë, në vend që të reformohet dhe pastrohet nga e kaluara që aqë shumë e dëmtoi Kosovën në 21 vitet e kalura.

Ligësia e kësaj partie demaskohet edhe më shumë kur e dimë se PDK-ja nuk reagoi fare për Fondet që i shpallën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli para së të shkojnë në Hagë, që qytetarët të kontribuojnë financiarisht për mbrojtjen e tyre në Gjykatën Speciale në Hagë.

Edhe pse mediat në vazhdimësi kanë informuar për pasuritë e tyrte milionëshe që i kanë bërë pas luftës në Kosovë.

PDK-ja nuk reagoi fare për miliona euro që po i ndajnë taksapaguesit e Kosovës që këta ish udhëheqës të PDK-së dhe të shtetit të Kosovës t’i paguajnë avokatët e tyre të shumtë e të shtrenjtë, edhe pse këta në Hagë ndodhen për shkak të aktakuzave personale ndaj tyre.

Qeveria e Albin Kurtit duhet sa më shpejt dhe intensivisht të punojë në reforminin e drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë nëpërmjet Vetingut.

Vetëm drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia e reformuar mund ta luftojë në rrënjë tradhtinë, paturpësinë, korrupsionin, hajninë dhe pasurimin e jashtëligjshëm, duke i nxjerrë para ligjit keqqeverisësit dhe të korruptuarit që ta marrin dënimin e merituar.

Vetëm në këtë mënyrë pasuria e vjedhur mund t’i kthehet popullit, duke ndërtuar fabrika dhe duke hapur vende të reja pune.

Vetëm në këtë mënyrë rinisë kosovare do t’i kthehet shpresa për të qëndruar dhe jetuar në vëndlindjen e tyre Kosovë, ndryshe Kosova do rë boshatisët nga emingrimi I madh sot, por dhe në 21 vitet e kaluara.

Tradhtia, paturpësia dhe hajnia s’kanë kufi, s’kanë të ngopur, s’kanë fund. Këto janë tri të ligat më shkatërruese dhe më tmerruese që po e godasin parreshtur kombin tonë heroik, fisnik, trim e bujar.

Protagonistë të tradhtisë, paturpësisë dhe hajnisë janë pak në numër, po janë ushunjëza që popullit të shumëvuajtur në Koovë janë duke ia pi gjakun gjer në pikën e fundit, sepse nuk ngopen kurrë.

Tradhtarët, të paturpshmit dhe hajnat janë mendërisht dhe shpirtërisht të sëmurë, pa dinjitet, pa moral dhe pa karakter.

Tradhtarët, të paturpshmit dhe hajnat pa marrë parasysh se si shiten dhe paraqiten në opinion, këta persona nuk njohin as komb, as fe dhe as atdhe. Këta persona e kanë humbur veten e tyre dhe vrapojnë si të uritur drejt karierizmit dhe pasurimit.

Këta përsona e kanë djallin në bark, i cili manipulon me ta dhe i cyt drejt veprave të liga, pa marrë parasysh se i dëmtojnë të tjerët, duke ua marrë edhe riskun dhe duke ua varfërua e rrezikur edhe jetën që secilit ia jep Zoti I Madhërishëm kur e nxjerr në jetë.

Këta persona nuk mendojnë fare se jeta e njeriut është e shkurtër dhe se duhet jetuar me ndershmëri, fisnikëri, mëshirë dhe solidaritet, njashtu siç na mëson Zoti i Madhërishëm.

Këta përsona nuk e mendojnë fare se do t’u vjen edhe dita e vdekjes, kur atyre nuk mund t’u ndihmojë fare pasuria e madhe që e kanë grumbulluar, duke ua marrë tjerëve, sepse pasuria e madhe nuk mund të fitohet me ndershmëri, por vetëm më padrejtësii dhe hajni.

Zoti në këtë jetë njëherë ta mer fytyrën, të demaskon dhe të turpëron, e më pastaj ta merr edhe shpirtin, dhe në jetën e përtejme përjetësisht të dënon. Nga kjo nuk ka shpëtim për askend.

Në momentin e vdekjes nuk mund të gjesh shpëtim as nga pasuria, as nga pozita që ke patur, as nga fëmijët dhe as nga shoqëria.

Për njeriun ekzitojnë vetëm dy mundësi, ose ta dëshiron diçka që është kalimtare, ose ta dëshiron Zotin e Madhërishëm, i Cili është i përjetshëm.

Fetarisht thuhet se, kur vdes njeriu, në natën e parë që ndodhet në varr, Allahu i Madhërishëm i thotë atij: “Robi im ata ikën dhe të lanë ty”.

Dita e parë e zisë është e vështirë, por pastaj dhimbja fillon e lehtësohet . Llambadarët dhe abazhurët që ishin mbuluar me çarçafë, zbulohen. Fotot që ishin kthyer përmbys, kthehen siç ishin më parë. Pas një jave fillon të kthehet buzëqeshja në shtëpi. Pas dy javësh organizohet një gosti dhe pas një muaji fillojnë të shkojnë në pushime.

Po i vdekuri ku shkoi? E harruan. Allahu i Madhërishëm i thotë :”Robi im , ata ikën dhe të lanë ty të mbuluar me dhe, por edhe nëse do të qëndronin me ty, nuk do të bënin dot dobi. E ti nuk të ka mbetur askush tjetër përveç Meje, sepse Unë jam i gjalli që nuk vdes kurrë”.

Tradhtarët, të paturshmit dhe hajnat, nuk mendojnë fare se në këtë botë Zoti I Madhëishëm ka caktuar vend dhe furnizim për të gjithë, por janë tradhtarët, të paturpshmit dhe hajnat ata që ua rrëmbejnë tjerëve riskun që ua ka dhënë Zoti.

Ilaçi më i mirë kundër këtyre personave tradhtarë, të paturpshëm dhe hajna, është drejtësia, ligji, vendosja prapa grilave dhe konfiskimi i tërë pasurisë të cilën e kanë shtresuar me tradhti, paturpësi, hajni, kirrupsion dhe në mënytë të jashtëligjshme.

Vetëm drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia e reformuar janë lavatriçet që do ta pastrojnë Kosovën nga kjo ndytësirë shoqërore, duke e kthyer dinjitetin brenda Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare.

Sundimi dhe zbatimi i ligjit është e vetmja mundësi dhe e vetmja rrugë që Kosova të prosperojë dhe të ecën para.

Mundësi dhe rrugë tjetër më e mirë për Kosovën nuk ekziston, këtë e kemi parë të gjithë tashme 21 vitet e kaluarta në liri dhe pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat