A ndikon propaganda negative Mediatike dhe e Portaleve në largimin e Rinisë dhe të Diplomuarve?

Opinione

A ndikon propaganda negative Mediatike dhe e Portaleve në largimin e Rinisë dhe të Diplomuarve?

Nga: Pirro Prifti Më: 20 prill 2022 Në ora: 11:59
Pirro Prifti

Komenti i Presidentit se nga Shqipëria largohen çdo vit rreth 50 mijë vetë më rrënqethi dhe më bëri të mendoj ashtu si kam analizuar çdo ditë, se çfarë i shtyn kryesisht të rinjtë të largohen nga Shqipëria. Dihen shkaqet dhe nuk është momenti për ti përsëritur kur mendon se shkaqet më të rëndomta por më problematiket për shoqërinë shqiptare është keq-qeverisja 30 vjeçare e cila nuk ka arritur të stabilizojë një mirëqënie minimale aq sa qytetarët të ndjehen të sigurtë në jetën, punën dhe shëndetin e tyre. Kjo ka ndodhur sigurisht sepse demokracia e ardhur pas viteve `90 u drejtua nga ish-komunistë dhe ish punonjës të asaj shoqërie të kaluar të cilët në fillim u përpoqën të zbatonin porositë e ish udhëheqësit komunist R.Alia për të treguar se sa i mirë ishte sistemi komunist dhe sa i keq ishte kapitalizmi. Sidoqoftë ky grup drejtuesisht të dalë nga 170 `petritat` e shtatorit të vitit `90 në takimin me R.Alinë pranuan të zbatonin Kativicën pra, ta kalonin ekonominë, financat, pronat, në duart e ish-aparatçikëve të PPSH, si dhe të krijonin `klasën e pasur` e cila ishte asgjësuar me tërbim nga diktatura.

Por ndodhi ajo që nuk pritej. Duke mos patur asnjë ide se si ta zhvillonin ekonominë e Tregut dhe duke ardhur nga varfëria e plotë, doli se sentenca e Testamentit të Vjetër: `ruhuni nga varfanjaku që bëhet mbret` paska qënë e vërtetë. Sapo e panë veten të lirë nga ligjet dhe urdhëresat e të kaluarës, këta, grupe ish partiakësh, ish spiunësh, ish sigurimsash dhe militantë servilë të çdo lloj kallëpi e ngjyre shkatërruan pronën, vodhën, bënë në parlament ligjin famekeq 7501, shkatërruan të gjithë uzinat dhe fabrikat e ndërtuara ndër vite, dhe në fillim pa dashje detyruan një pjesë të popullatës të largohej për shkak të papunësisë, dhe asistencës qesharake prej 70% që i binte rreth 5-8 dollarë të atëhershem në muaj. Madje shkrimtari `i madh` për diktaturën Kadare i cilësoi të larguarit që hipën në anije si `jashtëqitja e kombit`. Por kjo `jashtëqitje doli se ishte rreth 1.2 milion banorë për disa vite, kështu që ky shkrimtari i madh i diktaturës dhe që deshte të mbetej i madh edhe në khën e demokracisë e ktheu timonin e këndvënshtrimit të tij servil në 180gradë duke sharë atë që lëpiu për 40 vjet. Nejse. Kjo është një histori e turpshme të cilën mediat e quajnë si një `yner` dhe `shkrime për të marrë Nobël`, etj.

Sistemi perëndimor me demokracinë dhe tregun e e lirë të punës erdhi në Shqipëri i saktë por u deformua nga drejtuesit partiakë në fillim ish-komunistë dhe më vonë të afërmit, dhe militantët e tyre, sepse ata gjatë implementimit të sistemeve të reja ekonomike sociale shkatërruan meritokracinë dhe hierarkinë profesionale me gjithë zinxhirin professional dhe meritokratik, duke u a lënë në dorë amatorëve dhe karrieristëve drejtimin e pushtetit qëndror dhe lokal. Kjo shkaktoi Firmat piramidale, korrupsion marramendës 30 vjeçar me vjedhjen e pasurive shtetërore, dëmtimin e rëndë të pronës private, dhe rritjen e kriminalitetit, prostitucionit dhe pas `97 në Shqipëri lulëzoi rritja dhe transporti i drogës së lehtë dhe sot edhe e drogave të rënda të cilat sollën në Shqipëri para të pista.

Për shkak të keq qeverisjes, këto vazhdojnë edhe sot e kësaj dite , megjithë masat gjysmake të marra, pikërisht për shkak të mos zbatimit të ligjit, për shkak të bërjes së ligjeve klienteliste, dhe për shkak të një fenomeni interesant por shumë negativ: në qeverisje erdhën drejtues nga rrethet e vogla tëcilat nuk shquheshin për profesionistë të mirë qoftë për shkak të popullatës së vogël por edhe për shkak të arsimimit; madje u bënë presidentë, kryprokurorë, drejtues bashkie e prefecture, shefa policie madje dhe ministra jo të profilit, ose siç shpesh i quajnë `intelektualë katundarë` të cilët përkeqësuan gjëndjen social edhe ekonomike.

Si rezultat ndodhën këto fenmene negative:

-rendi mbeti i pastabilizuar me gjithë reformat gjysmake,

-Shëndetësia publike mbeti e pareformuar megjithe përmirësimet në infrastrukturë, por menaxhimi mbetet jashtzakonisht i dobët, difektoz me drejtues aspak profesioniste, duke filluar që nga Ministrat. Popullata harxhon edhe sot e kësaj ditë ¼ e rrogës çdo muaj për të blerë medikamente të parimbursuara.

-Rrogat mbetën shumë të ulta, madje rrogat e mjekëve , inxhinjerëvë, pedagogëve, mësuesve janë më të vogla se ato të administrtës shtetërore dhe lokale nga ato të sekretareve në dikastere.

-Arsimimi universitar public mbeti i korruptuar, me rroga jo të mira, plot mitmarrje.

- Disa PPP po rezultojnë të korruptuara dhe jo rezultative, duke i shkaktuar humbje të rënda buxhetit të vëndit.

-Punësimi privat mbetet me rroga të vogla ashtu si publiku.

-Vënde pune të lira ka në rrethe por shteti dhe pushteti lokal nuk di të rregullojë kontrata pune të mira

Dhe së fundi, disa media private tv dhe disa media të shkruara informojnë në mënyrë negative dhe posesive, sikur të kenë marrë udhër nga dikush (sepse opozita e sotme shqiptare ka luajtur gjithmonë rol destruktiv, qoftë në nxirjen e jetës së vëndit, qoftë në shpërndarjen e lajmeve, informacione negative dhe të dëmshme për vëndin tonë edhe jashtë shtetit, duke krijuar një ndjenjë neverie dhe përqeshëse për vëndin tonë nga të huajt).

Të gjitha këto tregues negative kanë ndikuar në largimin e të rinjve jashtë shtetit.

Në takimet që kam bërë së bashku me kolegë të tjerë me studentët Bachelor dhe Master në Tiranë dhe jashtë saj, studentët janë të tronditur më shumë nga lajmet dhe informacionet negative dhe ngjyrimi me të zezë apo me nota pesimiste në debtatet dhe bisedat ne tv private aq sa kërkojnë të largohen duke u shprehur se nuk jetohet dot në Shqipëri. Pra informacioni keqdashës, debatet me të njëtët anal-istë dhe opinionistë të politizuar, dhe kushedi edhe të blerë nga të huaj për të folur keq për vëndin, kanë ndikuar shumë negativisht tek të rinjtë dhe studentët.

Një faktor tjetër negativ është se qeveria duke promovuar globalizmin dhe lëvizjen e lirë, ka pranuar të vijnë shoqata perëndimore të cilat kërkojnë punonjës, specialistë të rinj që të largohen nga Shqipëria për në vëndet e BE, dhe së dyti shteti nuk bën asnjë përpjekje për të promovuar vëndin tonë dhe për të rregullar me ligje disa parregullsi në qeverisje si:

-Vendosjen e profesionistëve në drejtim dhe administrate, nëpërmjet konkurimit duke vendosur kritere profesionale si në perëndim dhe jo sipas dëshirës së titullarit.

-një ligj për këshilltarët e Ministrave, kryeministrit, të drejtuesve lokalë, ku këshilltarët të jenë ; të Profilit, të kenë mbi 20 vjet punë dhe me tituj, e të jenë me kritere etike dhe morale .

-Rritjen cilësore të rrogave të profesionistëve të çdo profesioni në publik dhe privat.

-rritjen e pensioneve dhe të pagës minimale në nivelet e shteteve ballkanike si Serbia, Greqia

- për të rinjtë dhe të ata që kanë përfunduar shkollën e lartë në publik që do të emigrojnë, shteti duhet të realizojë kontrata pune me institucionet e huaj që do ti marrin në punë, sepse për këta të diplomuar në institucionet e larta publike, janë harxhuar para, për laboratore, praktika, leksione, për ti diplomuar, kështu që shteti duhet tu marrë para institucioneve të huaja ku këta të diplomuar shqiptarë do të punojnë nëpërmjet kontratave të veçanta, dhe jo ti lërë këta të diplomuar duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi.

Së fundmi për të penguar emigrimin partitë politike duhet të reformohen vetë dhe kur të jenë në opozitë të mos nxijnë atdheun nëpërmjet disa pafillove televizivë që lehin dhe vjellin vrer çdo ditë kundër vëndit të tyre. Patriotizmi dhe nacionalizmi nuk fillojnë kur bëhen fushatat elektorale por kur vëndin këta politikanë duhet ta mbrojnë pavarëisht problemeve që egzistojnë dhe të përpiqen që nëpërmjet ligjeve dhe zbatimit të tyre të përpiqen të përmirësojnë gjëndjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat