Qeveria e VV-së nuk do të duhej të veprojë si ish qeveritë e kaluara

Opinione

Qeveria e VV-së nuk do të duhej të veprojë si ish qeveritë e kaluara

Nga: Hysni Gashi Më: 20 prill 2022 Në ora: 13:04
Hysni Gashi

Kriza energjitike fillimisht i kishte prekur  shumë shtete dhe pastaj edhe vendin tonë,për shkaqet dhe faktoret tani me të njohur.

Teksa opozita në vend kishte ngreh shqetsim për keqperdorime me shite-blerjen e saj. Ndërsa tani kërkon edhe një komision për hetim parlamentar.

Mirëpo deputetët e pozitës nuk e votuan dhe mbeshteten votimin e këtij komisioni.

Ndonëse për ta shuar ketë medyshje,do të duhej të formohet sa me parë komisioni hetimor. LVV çdo herë e kam përkrah sa ishte ne opozitë që kërkonte hetime parlamentare për çështje të ndryshme dhe kam kritiku pozitën që ishte kundër.

Prandaj LVV nuk do të duhej të veproj si ish qeveritë e kaluara,me ç’rast edhe mundet të veproj ashtu,mirëpo ne anën tjetër do të duhej edhe të mendoj se 2 vitë shkuan dhe 2 vitë shkojnë edhe me shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat