Kosova, duhet t'i besoj shumë më shumë Amerikes, se sa Evropes!

Opinione

Kosova, duhet t'i besoj shumë më shumë Amerikes, se sa Evropes!

Nga: Fadil Maloku Më: 4 maj 2022 Në ora: 19:54
Fadil Maloku

1. Vazhdon "saga" serbe mbi integrimet evropiane, që sonte e vulosi edhe kancelari Scholc, në takimin që përfundoj pak para ca çasteve në Berlin, me Presidentin serb Aleksander Vuçiq. Asnjë vrojtuesi serioz, nuk do i kalonte premtimi publik e shumë domethënës i kancelarit gjerman, kur pêrmendi "karrotën" (se; "integrimi i Serbisë, nuk do mbetet vetëm fotomorganë") më joshëse deri më tani në "veshët" e Serbisë, për perspektivën e saj evropiane në të ardhmen. Që për dallim nga herat tjera, kjo e sontme ishte shumë më shumë e theksuar se siç ndoshta pritej jo vetëm nga ana kosovare, por, edhe ajo serbe!? 

2. Kjo u hetua dhe kuptua qartazi, si nga "gjuha e trupit" të Presidentit serb, ashtu edhe nga qëndrimi dhe prononcimi elokuent i kancelarit gjerman. Gjë që nuk u "dëshmua" edhe në takimin që kishte kancelari paraprakisht me KM Kurti. Tani, si do shkoj darka e përbashkët, e paraparë për sonte nuk e di. Por, jam i sigurt, që Serbia është në avantazh të theksuar...

3. Tekefundit, kush na ka faj neve që gjermanët më së shumti në Ballkan kanë investime në Serbi? Gjermanët janë pragmatik dhe praktikë. Ata nuk kan iluzione për "shpirtin" mashtrues serb. Kancelari Scholz, me paradigmen e sotme se "integrimini Serbisë, nuk do mbetet vetëm fotomorganë", thjesht dëshmoj dhe vendosi egoizmin dhe interesin e vetë shtetëror mbi interesin rajonal të Ballkanit Perêndimor...! S' këndejmi qeveria Kurti II, për mendimin tim më shumë do duhej të përfillte avokoj dhe reflektoj në të ardhme "suflerizmin" dhe interesat amerikan në rajon, se sa ato evropiane. Sepse, siç po shihet Evropa edhe në krizën Ukrainase, po dëshmon shpërputhje midis interesave vetanake të 27 shteteve dhe interesave dhe vlerave të përgjithshme evropiane...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat