A duhet Shqipëria ta kërcënojë Serbinë me tërheqje të njohjes

Opinione

A duhet Shqipëria ta kërcënojë Serbinë me tërheqje të njohjes

Nga: Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 09.05.2022 Më: 9 maj 2022 Në ora: 08:34
Hysen Ibrahimi

Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq, përmes Radio Televizionit të Serbisë (RTS) para disa dite në një intervistë, e publikuar nga portali B92 më 8 maj 2022, i cili ndër të tjera tha në kryeartikullin, citat: ”Ne do të aktivizohemi. Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq, gabohet”. Pastaj vazhdon dhe thotë se “Ne do të luftojmë në çdo mënyrë. Po, ka interes të Prishtinës për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, i cili është i madh. Federata Ruse nuk është më në Këshillin e Evropës, por vendoset me shumicë të thjeshtë dhe nuk është sekret që Prishtina ka shumicën e anëtarëve të Këshillit të Evropës në anën e saj, por nga ana e saj nuk ka parime të KE-së në lidhje me çfarë duhet të ketë dikush për t'iu bashkuar organizatës", ka thënë ai.

Po ashtu siç mëson Novosti (gazetë tjetër serbe), publikuar po ashtu në portalin B92 të datës 6 maj 2022, thotë se “Serbia do të përgjigjet duke aktivizuar fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe siç mëson gazeta, vendi ynë ka premtime të prera nga 14 vende që janë të gatshme të tërheqin vendimet e tyre për njohjen e Kosovës dhe Metohisë”- fund citati.

Reagimet e Serbisë janë të pandalshme, kërcënuese dhe shumëherë kanë ra pre te shumë shtete perëndimore duke menduar se Serbia vërtetë mund të shkaktojë dëme. Na kujtohet para pak kohe kur vet Serbia kërcënonte Kosovën se nëse nuk formohet (Zajednica), pastaj nëse nuk lejohet të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë, nëse nuk lejohet të mbahen zgjedhjet e Serbisë më 6 prill 2022, e kërcënime të tilla monotone, që rezultuan se janë boshe dhe gënjeshtra të kulluara. Por, mendojmë se ka ardhur koha se shteti ynë Amë Shqipëria të reagoj shumë seriozisht se në qoftë se Serbia vazhdon me politikën deskruktive kundër Kosovës duke lobuar për të kundërshtuar anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, në NATO dhe instancat Ndërkombëtare, duke lobuar për tërheqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës, atëherë edhe Shqipëria ta tërheq njohjen e Serbisë.

Shqipëria, përveç tërheqjes së njohjes së Serbisë, të loboj edhe nëpër vende tjera të botës për tërheqjen e njohjes së Serbisë, duke filluar nga Ukraina, Kroacia, Bosnja e Hercegovina e vende të tjera të Perëndimit. Pse? Sepse rreziku më i madh në Evropë për të ndezur luftëra dhe për t’i sulmuar shtetet fqinje, si Kosovën, Kroacinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë etj, është Serbia, si një vegël e përhershme ruse. Kjo tani është dëshmuar para botës dhe dalëngadalë po ndahet shapi prej sheqerit. Serbia nuk mund të shitet për qengj dhe të veproj mbi shqiptarët dhe popujt fqinj si hienat e tërbuara, sa herë që i jepet mundësia. Serbia duhet përjashtuar nga Këshilli i Evropës (e anëtarësuar në vitin 2002) njëjtë si Rusia.

Për dallim nga Serbia që është vend destabiliteti që prej një shekulli, që është rreshtuar në rrugë me Rusinë duke krijuar vatra të krizave të luftës, duke kërcënuar çdo herë me shantazhe, gënjeshtra boshe tanimë, Kosova dhe populli shqiptar e ka rrugën vet që është rreshtuar me Perëndimin, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën e bashkuar. Stabilitetin e gadishullit ILIRIK , i cili është me rëndësi të veçantë për rajonin, mund ta garantojë vetëm NATO-ja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat