Kush i futi në kurth luftëtarët në rastin “Kumanova” ?

Opinione

Kush i futi në kurth luftëtarët në rastin “Kumanova” ?

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 maj 2022 Në ora: 20:26
Faton Mehmeti

Edhe pas 7 viteve, vazhdon të mbetet enigmë se kush e solli grupin në Kumanovë, si u siguruan të njëjtit. Shumë të akuzuar deri më tani kanë përmendur se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj kanë kontaktuar me njerëz në Maqedoni, thuhet se kanë qenë edhe të shërbimeve sekrete.

Rasti “ Kumanova” është i përgatitur nga shërbimet maqedonase me urdhër të Gruevskit, të ndihmuar edhe nga politikanë shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, e të cilët kishin lidhje me dy nga personat kryesorë të saj, e të cilët u vranë pasi u dorëzuan dhe nuk duhet të linin gjurmë. Këta që janë në burg, janë të pafajshëm, viktima të një komploti në emër të ndjenjës patriotike, të cilën këta nuk e kanë fshehur asnjëherë, as kur mbahen sot në burg disa me dënim kapital, burgim të përjetshëm.

Në këtë kuptim, është e pafalshme dhe e pa-tolerueshme që dikush nga Kosova t’i quaj ata djem me etiketime nga më të poshtrat, të cilat vetëm pala serbe dhe maqedonase i ka përdorur. Për më tepër Kosova dhe as Shqipëria deri tani s`kanë bërë asgjë në këtë drejtim me përjashtim të Albin Kurtit që ka kërkuar hetim ndërkombëtar.

Të panjohurat e ngjarjes së Lagjes së Trimave, trajtimi i të burgosurve, procesi gjyqësor dhe dënimi i shtatë të akuzuarve me burg të përjetshëm dhe me gjithsej 746 vjet burg, prej të cilëve shumica janë shtetas të Republikës së Kosovës, janë referencat më të mira për ta iniciuar urgjentisht fillimin e një hetimi të pavarur ndërkombëtar lidhur me ngjarjen e Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Disa me burgim të përjetshëm, disa me dënime shumë të rënda, këta djem janë kryesisht nga Kosova të dënuar nga autoritetet maqedonase për rastin “ Kumanova” në vitin 2015. Ata djem krejt sytë i kanë nga Kosova, pasi edhe Gjykata e Apelit në Shkup në vitin 2019 ka konfirmuar dënimin e dhënë Gjykata Themelore atje.

Kështu që, sytë e tyre janë drejt Shqipërisë dhe Kosovës, për të zbardhur të vërtetën e rastit në fjalë. Ata djem i futën në kurth, gjaku i tyre kurrë s`do i le të qetë. Flitet se janë dhënë miliona euro për rastin "Kumanova", e vërteta s`do të dal asnjëherë në ndonjë proces gjyqësor, ndonëse është sekret publik se pas gjithë kësaj ngjarjeje qëndron Ali Ahmeti dhe disa nga shokët e tij në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat