Vuçiq – it koha mbi sanksionet kundër Rusisë do t‘i skadojë shpejtë!

Opinione

Vuçiq – it koha mbi sanksionet kundër Rusisë do t‘i skadojë shpejtë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 maj 2022 Në ora: 18:13
Sherif Ramabaja

SHBA, EU dhe bashkësia ndërkombëtare po kërkon që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë, shkaku i agresionit ndaj Ukrainës.

Presidenti serb sipas traditës kalkuloi sa mundi dhe pas presionit në rritje prapë kërkoi deri në 6 javë kohë, për të marr vendim pro ose kundër.

Vuçiq llogaritë se brenda 6 javëve do të sqarohen punët: mbetet me shpresë se brenda kësaj kohe do të ketë kthesa në favor të Rusisë, ose do ta marr shembjen.

Kur të sqarohet kjo çështje, do të ishte krejtësisht lehtë se si të vendoste Vuçiq.

Pra Serbisë i mbeten edhe 6 javë që të ulet në dy apo tre karrige, kuptohet sipas traditës së tyre patriotike.

Megjithatë, kur ditët janë të numëruara kalojnë shumë shpejt, po brenda kësaj kohe nuk mbetet tjetër, përpos që të përdoret edhe roli i kishës serbe.

Do të organizohen mesha me lutje nëpër tërë kishat e vendit për fitoren e Putinit me moton: po humbi Rusia, e rrou dreqi Serbinë.

Në këto lutje do të mallkohen shqiptarët, SHBA, EU, NATO dhe gjithçka tjetër që nuk lidhet me botën serbe.

Vuçiq duke taktizuar i kishte tej zgjatur me decenie bisedimet me Kosovën, Ishte armatosur nga Rusia dhe në fund u armatos edhe nga Kina, me të vetmin qëllim që Putini ta pushtonte Evropën, kurse Serbia Ballkanin.

Këto plane i kishin hartuar së bashku, po Ukraina u doli arrë e fortë, ku Putinit do t´i mbeten dhëmbët aty.

Si të veprohet tash? Ishte llogaritur që Putini për tre ditë ta pushtonte Ukrainën, e pastaj t´u hynte me radhë shteteve t´jera.

Ndërkohë duke e imituar Rusinë, Serbia do ta fillonte aksionin e saj në Ballkan duke filluar me Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë e Kosovën, pse jo edhe Shqipërinë.

Pengesat nuk ishin llogaritur, sepse përgatitjet kishin rrjedhur sipas parashikimeve.

Putini kishte menduar se me të njëjtën taktikë ashtu siç e kishte pushtuar Krimenë më 2014 do të vazhdonte prapë, por nuk doli ashtu, sepse rrethanat kanë ndryshuar.

Sharra u hasi në gozhdë dhe çështja është se si do të përfundoi Rusia. Së bashku me Rusinë pritet që të fundoset edhe Serbia, duke u ditur që edhe ajo i kishte të njëjtat plane për Ballkanin.

Pyetja tjetër se çka do të bëjë Serbia me armatimet që i bleu mbetet diskret...? Me humbjen e Rusisë, armatimi u mbetet në shtëpi, e dërgojnë në muze, e shesin, apo e ruajnë për mallëngjim, mbetet të shihet.

Serbia shumë lehtë mund të akuzohet për gjenocid në Bosnje dhe Kosovë, sepse edhe ajo njejtë kishte vepruar, siç po vepron Rusia sot në Ukrainë.

Shtetet e Ballkanit perëndimor duhet të koordinohet, çfarë hapa do të ndërmarrin kundër Serbisë si agresore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat