Etnitë dhe konfliktet ndëretnike në Rusi mund të rishpërthejnë!

Opinione

Etnitë dhe konfliktet ndëretnike në Rusi mund të rishpërthejnë!

Nga: Skender Jashari Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:06
Skender Jashari

Miti se ukrainasit dhe belorusët janë rus, gjegjësisht janë nën-kombe të derivuara nga rusët, është një mit i ideologjisë së imperializmit rus, me rrënjë nga Rusia mesjetare e Kievit, që shkëlqeu në shekullin XIV, e që Rusia e udhëhequr nga Putini e ka përqafuar këtë ideologji si agjendë të tij.[1] Në këtë rast si pjesë e kampanjës së Kremlinit që nga viti 2000, kërkonte të legjitimonte legalizimin e idesë që Belorusia dhe Ukraina si pjesë natyrale të sferës së influencës së saj, pasiqë edhe në shekujt XIX dhe XX, janë prezentuar në atlaset, tekstet dhe hartat etnografike si anëtarë të një kombi të vetëm të kombit rus, prej nga disa herë edhe Franca, Gjermania e Austria e kanë përvetësuar këtë përceptim, gjë që i ka dhënë gjoja të drejtë Rusisë që të përfshihet në politikat e brendshme dhe të jashtme të Ukrainës dhe Belorusisë.[2]

Në vazhdimësi gjatë historisë, Rusia ka bërë përpjekje për të asimilu grupet e ndryshme etnike dhe fetare në rus. Edhe në kohën e Bashkimit Sovjetik tentoi në krijimin e kombit sovjet, e cila u ndërpre nga rënija e këtij shteti dhe shpërtheu me kryengritje dhe nacionalizma ekstrem,[3] ngjajshëm edhe në kohën e sotme, nën regjimin diktatorial të Putinit, bëhet asimilimi në Rus.

Edhe Putini, disa herë kishte paralajmëruar që tensionet etnike në Rusi mund ta coptojnë atë, duke theksuar që me kolapsimin e Bashkimit Sovjetik, vendi i tyre ishte buzë të greminës dhe disa regjione ishin në prag të luftës civile, por me shumë përpjekje dhe sakrificë theksonte që ishin në gjendje ta shuanin zjarrin, e që kërkonte që minoritetet duhet të jetojnë nën kulturën ruse dhe migrantët duhet të kalojnë provim për gjuhën ruse dhe historinë ruse, derisa studentët të lexojnë diku 100 klasikët kombëtar rus. Prandaj Putini dëshiron centralizimin e pushtetit dhe jo federalizimin të cilin e ka hequr gjithnjë nga fjalori i tij.[4]

 

[1] ‘Belarusian nationalism in the 2010s, a case of anti-colonialism? Origins, features and outcomes of ongoing ‘Soft Belarusianisation’’, A. Marin, 2019, Journal of Belarusian Studies, 9(1): 27–50.

[2] https://www.chathamhouse.org/2021/05/myths-and-misconceptions-debate-russia/myth-11-peoples-ukraine-belarus-and-russia-are-one (05.05.2022).

[3] https://carnegieeurope.eu/2011/05/05/russia-will-ethnic-violence-ever-end-pub-43971 (05.05.2022).

[4] https://www.reuters.com/article/us-russia-putin-idUSTRE80M1QI20120123 (05.05.2022).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat