Kah po shkon? Dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri?!

Opinione

Kah po shkon? Dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 13 maj 2022 Në ora: 20:41
Ismail Muqiqi

Koha po tregon se ideologjia komuniste e cila e udhëh0qi Shqipërinë me dekada la gjurmë të thella në diktaturën e ideologjisë staliniste e cila ende po mundohet ta kthej rrotën e historisë mbrapa. Rezoluta e fundit e cila doli para deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë që kishte qëllim dënimin e gjenocidit serb në Serbrenicë e cila nuk u votua nga Partia Socialiste tregon më së miri turpin dhe papërgjegjësinë totale ndaj krimeve të luftës të cilat i bëri Serbia në ish Jugosllavi. Këtij karavani të [diktaturës] në Parlament dhe në Qeverinë e Shqipërisë po i prinë njeriu me kontrovers dhe më i dëmshmi për politikën shqiptare e ky është Edi Rama.

Shqipëria në mbledhjen e fundit të Parlamentit u rreshtua në anën e Rusisë, të Koresë Veriore, të Kinës dhe të Serbisë. Refuzimi për ta dënuar gjenocidin serb në Serbrenicë nga ana e Partisë Socialiste të Edi Ramës është fyerje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Është fyerje për familjen Jashari dhe për të gjithë dëshmorët dhe martirët që u vranë nga forcat serbe. Edi Rama ka kohë që punën kundër interesit të shqiptarëve, duke vepruar haptazi kundër shtetësisë së Kosovës dhe kundër sovranitetit të saj. Ai këtë e dëshmojë edhe me projektin famëkeq të nisur nga Aleksander Vuçiqi për Ballkanin e Hapur duke e izoluar Kosovën për ta forcuar miqësinë me Aleksandër Vuçiqin.

Ky Edi Rama përpos që e ka përçarë skenën politike në Shqipëri ku raportet ndërmjet liderëve politikë kanë arritur majën e përçarjeve dhe të hasmërisë, arriti që përmes politikës aventuriste të përzihet në punët e brendshme të Kosovës duke negociuar fshehurazi edhe për korrigjimin e kufijve të Republikës së Kosovës. Shtrohet pyetja? Kah po shkon dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri?. Gjatë vitit 1999 në cilësinë e Kryetarit të Shtabit të Refugjatëve të Kosovës pata rastin më për së afërmi ta njoh Shqipërinë, njerëzit e saj, pasuritë natyrore dhe mentalitetin kulturor dhe ndjenjën kombëtare të njerëzve të këtij vendi. Mjerisht politika e mbrapsht ka ndikuar edhe me raportet ndërnjerëzore tek qytetarët ku një pjesë e të cilëve janë të privilegjuar nga ish sistemi komunist duke u shndërruar në klasë të aristokracisë Borgjeze.

Ky botëkuptim dhe këto zhvillime kanë ndikuar edhe në rrjedhën dhe kultivimin e frymës patriotike ndaj vendit, shtetit, dhe kombit. Partia socialiste e Edi Ramës edhe tani ka nostalgji për sistemin komunist dhe për liderin shpirtëror... Edi Rama është i liruar krejtësisht nga ndjenja njerëzore humane dhe nga ideali për bashkimin e kombit. Këtë më së miri po e dëshmon gjendja aktuale, politike, ekonomike, sociale, kulturore e cila tani është për tu dëshiruar. Shqipëria sot është shndërruar në një vend ku krimi i organizuar, korrupsioni, droga, hakmarrjet, vrasjet, dhe të gjitha të këqijat po ja zënë frymën. Edhe pas një shekulli Shqipëria ende nuk arriti të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj po theksojmë në fund se aventurat e Edi Ramës po e dëmtojnë çështjen nacionale të shqiptarëve. Është shqetësues pozicioni dhe pasiviteti i pjesës intelektuale në këtë vend nëse ekziston dikun.?!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat