Rendi dhe siguria ndërkombëtare nuk mbrohen me gënjeshtrat e Serbisë kundër Kosovës!

Opinione

Rendi dhe siguria ndërkombëtare nuk mbrohen me gënjeshtrat e Serbisë kundër Kosovës!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 14 maj 2022 Në ora: 16:47
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Derisa OKB-ja dhe Evropa nuk e dekolonizojnë Serbinë, kjo do të jetë destabilizuesi dhe kërcënuesi kryesor i paqes dhe i sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën. Këtë e dëshmojnë edhe sjelljet dhe tendencat e politikës, të propagandës dhe të diplomacisë së saj ndërhyrëse dhe lobuese në çështjet e brendshme të Republikës së pavarur të Kosovës, me qëllim të zhbërjes së shtetit të pavarur të Kosovës. Këtë e dëshmon edhe armatimi dhe blerja e armëve nga Rusia, nga Kina, nga Franca etj., si dhe kërcënimet dhe provokimet e përditshme buzë kufirit të Kosovës, duke demonstruar forcën e mobilizimit ushtarak të saj.

Serbia kolonialiste po sjellet në mënyrë kërcënuese ndaj Kosovës, për arsye se nuk ka marrë dënimin e merituar ligjor nga ana OKB-së, për 3  agresionet gjeocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Pikërisht, një rehabilitim i këtillë po ndikon fuqishë, që Beogradi zyrtar , të zhvillojë kinse negociata paqësore në Dialogun e Brukselit (2011-2022) me palën shqiptare të Kosovës ( me ndihmën e ndërmjetsuesve të BE: Miroslav Lajçak dhe Josep Borri), ta detyrojnë  Prishtinën zyrtare , që në emër të arritjes së një kompromisi të keq-njëanshëm,  ta  ridefinojnë statusin politik, jurdik dhe kkushtetues të Kosovës në favorin e krijimit të një “Republika srpska”  për minoritetin serb në Kosovë. Ky është qëllimi dhe prapavija politike e diplomatike e Dialogut të Brukselit. Për këtë kemi shkruar në vijimësi, që nga fillimi i këtij dialogu fatkeq për interesat e Kosovës (2011-2022).  Mirëpo, politika dhe diplomacia e Kosovës, këtë parlajmërim, asnjëherë nuk e ka vënë “në pullë” si thotë një fjalë popullore. Përkundrazi,  titullarët e saj kanë bashkëpunuar dhe, kanë lidhur marrëveshje  të dëmshme me Daçiqin dhe me Vuçiqin kundër interesave vitale të shtetit të pavarur të Kosovës, siç ishte “Marrëveshja për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”, të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, gjatë mandatit të tyre si kryeministra të Republikës së Kosovës.

Dialogu i Brukeslit është një humbje kohe dhe fatkeqësi për Kosovën e pavarur

Sepse Serbia me  Alkeksandër Vuçiqin (president), me Ivica Daçiqin (kryekuvendar), me Ana Bërnabiqin (kryeministre), me Aleksandër Vulinin ( ministër i Policisë) në krye …etj., pothuajse qe një dekadë për çdo ditë pohojnë se, “Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës”!

Edhe pse Kosovën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete të OKB-së, si dhe është anëtare e këtyre organiztave ndërkombëtare : “ Banka Botërore (WB); Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF); Banka Evropiane për Rimëkëmbje dhe për Zhvillim (EBRD);  Orgnaizta Botërore e Doganave (WCO); Federata Botërore  e Fudbollit (FIFA); Unioni Evropian i Futbollit (UEFA); Komiteti Olimpik ,    Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA). “ (https://www.evropaelire.org/a/ne-cilat-organizata-u-anetaresua-kosova-/30676253.html0 ,  Beogradi zyrtar po  zhvillon propagandë të ethshme nëpër shtetet e ndryshme të OKB-së, që të mos e njohin Republikën e pavarur të Kosovës, duke gënjyer, shpifur dhe mashtruar, se gjoja  Kosova “është territory I Serbisë”!?  -Kjo është shekullore me të cilën Beogradi zyrtar e ushqen Evropën dhe botën. Mirëpo, e vërteta historike është kjo: Kosova kurrë nuk ka qenë territor legal e as legjitim i Serbisë, vetëm se një koloni e aneksuar dhe e pushtuar me gjenocid nga Shqipëria Etnike (1912-1999).

 Ky është shkaku kryesor, që presidenti Aleksandër Vuçiq  me qeverinë, me parlamentoin dhe me presidencën e tij,  nuk e njeh Republikën e Kosovës, sepse  e di që Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë pronë legjitime e as legale e Serbisë pushtuese kolonialiste, por e Shqipërisë Etnike, të cilën e quajnë “Shqipëria e Madhe” , me qëllim që ta fshehin të vërtetën historike të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

 Propaganda lobuese e Beogradit zrytar kundër pavarësisë së Kosovës, për t’i fshehur krimet e kolonializimit gjenocidal  shekullor të Serbisë (1878 -1999)

Shkas për të vazhduar me gënjeshtrat dhe me  keqinterpretimet histerike të politikës së Beogradit zyrtar, së fundi është edhe reagimi i krerëve të Serbisë kundër  dorëzimit të Aplikimit të Kosovës  në Këshillin e Evropës, më 12 maj 2022.

Si rrjedhim ndër më të zëshmit, që e kundërshtuan këtë Aplikim, që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, është presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Nikola Selakoviq, të cilët në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Serbisë, bërë në Beograd,  më  13 maj 2022,  deklaruan rrejshëm se “derisa pushteti i Prishtinës vazhdimisht po i shkel të drejtat e serbëve dhe të tjerëve joshqiptarë në Kosovë, pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, këtë organizatë do ta vinte në kolizion me parimet themelore mbi të cilat formuar kjo.” !?

Mirëpo, këtë gënjeshtër të ministrit të Jashtëm serb Nikola Selakoviq, se gjoja  minoritetit serb po i shkelen dhe mohohen të drejtë dhe liritë e tyre nga ana e  politikës zrytare të Prishtinës,  prerazi e hedh poshtë ky vlerësim aksiomatik dhe objektiv i ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, duke  nënvizuar se “Kosova  i përket Këshillit të Evropës. Gëzohem,  që Kosovën do ta shoh si pjesë të familjes së Këshillit të Evropës, e cila së bashku po unon në promovimin e të drejtave të njeriut, të demokracisë dhe të sundimit të së drejtës. I uroj gjithë të mirat për anëtarësimin në KE”.(Shih: “Twiter”, më 13 maj 2022).

 Në Veriun e Kosovës, duke përfshirë edhe  qytetin verior të Mitroicës, u janë sheklur,  po u shkelën dhe po u mohohen brutalisht të drejtat dhe liritë elementare  të shqiptarëve, jo kursesi të minoritetit serb (1999-2022)!

Ky është problemi kryesor, i cili, asnjëherë nuk është debatuar mes dy delegacioneve negociuese serbo-shqiptare në kuardin e Dialogut të Brukselit (2011-2022). Kjo “temë”, duhet të jetë me prioritet numër në takimin e ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Prandaj, në takimin e radhës së palëve negociuese  Beograd – Prishtinë, është e domosdoshme, që të shqyrtohet edhe tema  për kthimin e “14.500” shqiptarëve në pronat, në shtëpitë dhe në banesat e tyre në Mitrovicën, përkatësisht në pjesën veriore të Kosovës (1999-2022), të cilët serbët, të ndihmuar nga Beogradi i kanë dëbuar me dhunë dhe me terror nga shtëpitë dhe nga pronat e tyre legjitime dhe legale.

Sa më sipër, shtrohet kjo pyetje e pashmangshme për rendin juridik pozitiv ndërkombëtar, si është e mundur që Serbia si shtet agresor pushtues, që i kryer 3 (tri) gjenocide ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), të jetë anëtare e OKB-së dhe anëtare e organizatave të tjera ndërkombëtare?!

Kjo është tragjedi dhe krim për drejtësinë ndërkombëtare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat