Asnjë lajm nga fronti i presidencës

Opinione

Asnjë lajm nga fronti i presidencës

Nga: Ilir Levonja Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:16
Ilir Levonja

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Shqipërisë duhej të votonte sot presidentin e 9 të Shqipërisë. Ky do të ishte edhe raundi i parë ku kandidati duhej të merrte 84 vota. Nëse do kishte ndodhur, mund të thuhej me plot gojën se shqiptarët do kishin një president konsensual. Një president i cili vërtetë do përfaqësonte unitetin dhe se do gëzonte një respekt si majtas apo djathtas. Një president ku nuk duhej të diskutohej fare nga liderët e të të gjitha kahjeve politike përderisa kriteret janë të sanksionuara në kushtetutë. Por nuk ndodhi. Nga Kuvendi ka heshtje dhe shqiptarët akoma nuk e dinë se cili do të jetë emri i presidentit të ardhshëm. Në një demokraci normale sot salla e Kuvendit të Shqipërisë duhej të uronte intelektualin, shtetarin, akademikun, shkenctarin, pedagogun a politikanin e mirë pranuar. Se plot gëzojnë tituj apo ofiqe të larta etj.

Madje jo vetëm shqiptarët brenda territorit, por edhe ata në Prishtinë, Shkup, Podogoricë. Madje presidentja në detyrë e Kosovës duhej të ishte në sallë. Duhej ta uronin edhe nga bota. Por nga Kuvendi ka vetëm heshtje. Bile biles, do ishte e udhës për shkak të firove nga e kaluara, për shkak të ngërçit kushtetus të vendosej edhe një votim online ku të mundësohej edhe preferenca qytetare, ashtu siç ndodh edhe me koncertet e mëdha për emrat e kuotuar si fitues. Mirëpo asgjë të re nga fronti i Kuvendit apo presidentit. Rama është duke shijuar diku ndonjë aperativ buzë plazhi.

Ashtu si presidenti aktual etj. Opozita po haet me vete. Berisha ka ndezur motorët double W, kurse të ashtuqujturit negociatorë për presidentin presin me duart në xhepa me sytë nga valixhja Mike Pompeos, ish sekretarit konservator të Donald Trumpit, të cilin e priti një komsolas si Taulant Balla. Presin me sytë nga ambasadorja se mos i emëron akoma më lart, pavarsisht bazës së demokratëve etj. Shkurt shumë gjëra po zhurmojnë në Shqipëri, vetëm raundi i parë për zgjedhjen e presidentit, nuk u ndie fare. Madje nuk u ndien edhe grupet e interesit publik të cilët ishin kaq aktiv duke sugjeruar emra, aq sa sot mund të qeshin edhe me veten. Kështu ka për të ndodhur edhe në të dytin, deri sa të skadojnë këto afate fiktive mbi shifrën magjike 84, votat e duhura, për një president totalisht konsesual. Atëhere i plotfuqishmi i vendit , qeveriu i naltë ka për të nxjerrë nga xhepi një president/e dhe gjysmë qeshur do ua ofroj si atë të 9 për të zëvendësuar Like floririn.

Pa u zgjatur gjithë natën kthejeni si të doni do keni rishtas një president, a një president i cili fillimisht do jetë krye i lavdëruar nga qeveriu me mjekër. Dhe më pas zakoni. Do të dëgjoni për vite me radhë se kishit për president/e një persona anormal, hajvan, harbut, të cilin po ju do ta shani në kor, do tentoni ta shkarkoni. Madje po guxuat t'i dilni në mbrojtje do ju nëmin, përçmojnë, shajnë, mallkojnë. Njëmijë e një të zeza do ju thonë, edhe pse kurrë nuk ishit ju që e propozuat dhe votuat. Telenovela vazhdon.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat