Edi Rama po e mbron Vuçiqin, a duhet Kosova ta shpall Ramën “non grata”?!?!

Opinione

Edi Rama po e mbron Vuçiqin, a duhet Kosova ta shpall Ramën “non grata”?!?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 maj 2022 Në ora: 20:42
Faton Mehmeti

Takohet me Vuçiqin më shpesh se me cilindo politikan shqiptar të Kosovës, ndalon në kuvend të Shqipërisë të miratohet një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Bsonje, takohet me Vuçiqin dhe Dodikun e shpallur “non grata”, injoron ministren Gërvalla, këto dhe shumë të tjera janë veprimet të kryeministrit të Shqipërisë.

Edi Rama, asnjëherë s`ka qenë në lartësinë e duhur të detyrës kur është fjala për Kosovën. Është e dhimbshme të thuhet dhe pranohet fakti me Ramën në krah të Serbisë shpesh kundër Kosovës.

Jo vetëm njëherë, ka shumë raste kur Rama e bënte fajtore Kosovën pse nuk merrte pjesë në nisma të iniciuara dhe hartuara nga Rusia dhe Serbia e të mbështetura edhe nga vet Rama. Edi Rama në vend se t’i kërkonte vazhdimisht Serbisë ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës, e ka bërë të kundërtën, ka vazhduar ta mbështes atë në aspiratat hegjemoniste kundër Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Edi rama, edhe nëse nuk e do fare Kosovën si individ, për shkak të detyrës që mban e ka për detyrë kombëtare dhe Kushtetuese që të mbrojë interesat e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, fatkeqësisht ka bërë të kundërtën duke mbrojtur Serbinë. Me mbështetjen e tij për “ Open Ballkan” , Rama po i shërben Serbisë dhe interesave të saja, relatvizimit të krimeve të saja si dhe mundësinë për të realizuar ëndrrën shekullore serbe për daljen në det, forcim për të dominuar shqiptarët dhe shtetet tjera përreth. Sulmet e Ramës ndaj Kosovës, ndaj liderëve dhe institucioneve të saja, është e pashembullt.

Secili kryeministër i Shqipërisë do të mbronte Kosovën në te gjitha rastet, në anën tjetër do e godiste Serbinë derisa ajo të kërkojë falje dhe të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Derisa Serbia çdo ditë kërcënon Kosovën, në paturpësi Rama mbron Serbinë dhe Vuçiqin.

Fatkeqësisht me veprimet e tija Rama është shndërruar në zëdhënës të Vuçiqit, të Serbisë ndaj Kosovës dhe shteti të saj. Me veprimet e tij ndaj Kosovës Edi rama e meriton të shapllet “non grata”, e rëndë kjo të mendohet nga Kosova për një kryeministër shqiptar, për Shqipërinë e ëndrrave stërgjyshore, me mallin e të cilës kanë vdekur. Nuk është e lehtë kjo, uroj që Rama të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, nëse vazhdon me të njëjtin avaz Kosova të paktën të distancohet nga Edi Rama.

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat