Gjykata Speciale, dënimet dhe ‘lotët e krokodilit’! Kush duhet të mbajë zi për viktimat?

Opinione

Gjykata Speciale, dënimet dhe ‘lotët e krokodilit’! Kush duhet të mbajë zi për viktimat?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 18 maj 2022 Në ora: 22:27
Gjykata Speciale

Vet ishin në pushtet, vet bëjshin presion për votimin e Gjykatës Speciale. Më pastaj po të njëjtit u penduan dhe u munduan ta zhbëjnë, por nuk munden.

Pas kësaj, për vite të tëra ishin në pushtet dhe nuk morën asnjë hap kundër Gjykatës Speciale. Madje me ‘krenari’ thoshin se do t’i përgjigjemi fteses së saj.

Kur u ‘acarua’ Specialja, u penduan më shumë. Më nuk e pranojnë fajin që vet e bërën, por filluan të sulmojnë Lëvizjen Vetëvendosje, e cila nuk e votoi Specialen, majde edhe i lutke deputetët që mos ta bëjnë një gjë të tillë.

Së këndejmi, ende ishin në pushtet, Specialja filloi të bëjë ftesat e para, disa u acaruan edhe më shumë, edhe pse të gjithë tashmë e dinin përfundimin.

Ndërsa, sot, kur është pritur një vendim i tillë i Speciales, u zgjua i madh e i vogël nga gjumi. Lëshuan vajin e krokodilit po të njëjtit që e ngritën dorën dy herë në Kuvend për votimin e Speciales.

Po të njëjtit, sot vazhdojnë ende të akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se nuk po bën asgjë për veteranet e UÇK-së e as për Specialen. Çfarë janë këta njerëz vallë?

A është kjo turp se si po veprojnë. Deshëm apo nuk deshëm, gjykata edhe kjo e Prizrenit që dje nuk i pëlequ Vetëvendosjes, por edhe Specialje do ta thonë fjalën e fundit. Madje do ta ndajnë ‘shapin nga sheqeri’.

Shumë kujt nuk i konvenojnë këto vendime, por shumë kush ka me qenë më i lumtur pas këtyre dënimeve!

Image
Liderët e UÇK-së, të burgosur në Hagë

Vlerësojeni si të doni, por kurrë mos harroni – qindra njerëz sot janë nën dhe, qindra familje sot kanë ende zi, qindra gra e fëmijë, nëna e baballarë kanë mbetur pa më të dashurit e tyre. Ata duan drejtësi. Ata duan të dinë se kush i vrau më të dashurit e tyre!

Unë jam për drejtësi! Dhe vetëm drejtësia duhet të triumfojë në fund!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat