PDK gjatë do të rri nën hije, për 20 vjet na ka vjedh!

Opinione

PDK gjatë do të rri nën hije, për 20 vjet na ka vjedh!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 maj 2022 Në ora: 17:41
Memli Krasniqi

Mashtrimi i radhës i PDK-së, partisë së krimit dhe korrupsionit, u  promovua së fundi nën sloganin “Kabiteni i Qeverisjës së Mirë”, e cila në vetevte s’ka asgjë më të mirën.

Kur flasim për të mirën e kemi fjalën për popullin, qytetarët, jo për drejtuesit e PDK të përfituar nga mashtrime të tilla. Një praktikë të tillë kjo parti e kishte ndjekur gatë vitete 2005-2007, pasi ardhi në pushtet në 2007 vetëm të mira nuk i solli vendit, përkundrazi fillimi i rrënimit të vendit ndodhi piëkrisht në këtë periudhë.

Është idiotësi të presësh rezultate të ndryshme me mënyra, njerëz dhe mendësi të njejtë. Kështu që, ky mashtrim kësaj radhe nuk duhet të kalojë.

Sipas PDK, KQM do të ketë 15 departamente, në tentativë për t’i bërë karshillëk vendime të qeverisë. Në fjalimin e gjatë që mbajti, kryetari i PDK-së pasi thurri lavdërata dhe hymne për partinë që drejton, tha dicka që vetëm po të jetë naiv ta besonte edhe vet. 

Memli thkesoi “Partia Demokratike e Kosovës ka një trashëgimi të madhe e domethënëse në projektet kombëtare të lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit, ndërsa nga sot, me një frymë të re dhe me shikim kah e ardhmja, ne po vazhdojmë në një rrugëtim të ri dhe tejet të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët, atë të shpresës dhe perspektivës”, kur lexova këtë me erdhi të qesh dhe të bërtas nga trishtimi se kush na ka udhëheq për kohë kaq të gjatë.

Vetëm shtetndërtim s’di të bëjë PDK, shtetin e ka trajtuar si të huaj, plaqkë nga ku duhet grabitur çdo gjë, mos të lihet asgjë pa u vjedh, e kjo është PDK e vërtetë. 

Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve në këtë rrugëtim të ri të PDK-së, për t’ia rikthyer perspektivën Kosovës, ironike të thuash të shqiptosh togëfjalëshin, “përpektivë për Kosovën me PDK”, kur dihet fortë mirë se asgjë të mirë Kosova s’ka përjetuar me PDK.

Çdo herë që PDK ka qenë në pushtet vendi ka pësuar vetëm regres, kështu që as që duhet të mendohet se PDK është e ardhmja e vendit për të përmbyllur fjalimin e tij të shkruar sigurisht nga babai i tij, folklorimza e fjalë të bukura.

Memli i emocionuar bëri thirrje qytetarëvë që “Edhe Projektin Kombëtar të Lirisë dhe Pavarësisë e kemi arritur së bashku, dhe së bashku mund t’ia rikthejmë perspektivën Kosovës dhe shpresën qytetarëve tanë. Ju siguroj se koncepti ynë politik e reformues, që i duhet Kosovës sot më shumë se kurrë, do të arrijë tek gjithsecili qytetar. Prandaj, për ta bërë këtë rrugëtim të mbarë e përmbajtjesor, na duhet mbështetja dhe zëri i gjithsecilit”.

E kundërta duhet të jetë, qytetarët të braktisin këto marrëzira të PDK-së, partisë që ka mbjell korrupsionin dhe ka degraduar vendin në çdo fushë të saj, aq sa pasojat po ndjehen edhe tani dhe do të ndjehen gjatë.

Memli, para se të shpaloste këto marrëzira, duhet të kishte rënditur dy apo tri gjëra, vepra të mira që i ka bërë vendit PDK, unë sdi të numërojë asnjë, edhe po të dua nuk ia dal, s’ka. Qytetarët s’do mashtrohen dy herë, njeherë i bësuan PDK, tani jo më, nuk kalon mashtrimi i radhës i PDK, e cila nuk ka fytyrë me dal as me kërku vota.

Nëse ka dikush që këtë vend e ka rrënu, shkatërru dhe lëndu si të ishte vend i huaj është PDK, s’ka lën gjë të keqe pa bërë në këtë vend, edhe në varreza kanë vjedhur.

KQM, mashtrimi të cilët qytetarët nuk i besojnë, nuk e mbështesin, vetëm PDK nuk është e ardhmja, është e shkuara e trishtë, e një kohë të të zymtë nga e cila spo arrijmë ende të dalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat