Të dënohet Dhurata Hoxha, me urdhër të Hashim Thaçit pagoi për ndarje të Kosovës!

Opinione

Të dënohet Dhurata Hoxha, me urdhër të Hashim Thaçit pagoi për ndarje të Kosovës!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 21 maj 2022 Në ora: 15:42
Hashim Thaçi dhe Dhurata Hoxha

Jo vetëm që nuk kanë punuar në favor të Kosovës, nuk kanë pasur interes të mendojnë për të ardhmen e vendit, jo vetëm që kanë vjedhur sa kanë mundur, akoma edhe më rëndë, kanë paguar që të lobojnë për ndarje të vendit.

Kjo aktakuzë e prokurorisë për ish minsitren Dhurata Hoxha nuk mund të ishte e ndarë pa përfshirë këtu edhe shefin e saj, ish kryeministrin Hashim Thaci.

Pa dijenin e tij, ish minsitrja Hoxha nuk mund të ndërmerrte një veprim të tillë, këtë gjë do të duhet që prokuroria ta verifikonte.

Gjithësesi, pa dashur të paragjykojmë, jam i prirur të besoj se nga e gjithë kjo aktakuzë në fund të fundit do të ngjajë me thënien “u tund mali e doli miu”.

Prej që kur është përmendur ideja për shkëmbim territoresh nga ish presidenti Thaçi, ka pasur gjithnjë hulumtime të cilat kanë vënë në pah se kjo ide ishte shumë e rrezikshme. Për më tepër, është thënë se janë paguar shuma të mëdha parash për lobime të ndryshme, për të realizuar këtë skenar.

Pavarësisht se këtë gjë e mohojnë nga PDK, aq më tepër që edhe Dhurata Hoxha asokohe ministre e integrimeve ka ngritur padi ndaj Jetës për shpifje, nuk besoj se prokuroria do të niset nga një shpifje për të ngritur aktakuzë.

Kur jemi tek Dhurata Hoxha, duhet theksuar se është treguar e pamëshirshme kur është në pyetje paraja publike. Edhe gjatë kohës që ishte ministre, Dhurata nuk ka kursyer buxhetin e shtetit, mesatarisht 500 euro është “dhurata” që ia ka bërë vetes secilin muaj gjatë dy vjetëve sa ishte ministre e Integrimeve Evropiane.Këtë shumë e ka realizuar në emër të mëditjeve.

Shumë më shumë se kaq ka harxhuar nga kredit-kartela, nëpërmjet së cilës ka pasur qasje në fonde publike. Përpos 45 mijë eurove pagë sa ka realizuar gjatë gjysmë-mandatit qeverisës, ministrja Hoxha si e vetme ka bërë edhe shpenzime të tjera, në lartësinë 64,121.95 euro.

Mbi 40 mijë euro prej tyre në vitin 2018. Vetëm nga kredit-kartela, ajo ka shpenzuar 28,488.04 euro. Në vitin e parë të detyrës, shuma ishte më e vogël, ndërsa në 2018-n nga kartela ishin bërë shpenzime mbi 14 mijë euro, e deri në gusht të 2019-s edhe mbi 12 mijë euro të tjera.

Duke marrë parasysh këto shuma të mëdha, Dhurata s’do ta kishte fare problem të paguante 100 mijë as 200 mijë euro sipas urdhrit që mund t’i vinte nga Hashimi si ideator në shkëmbim të territoreve.

Unë nuk e di saktë, por jam i prirë për t’i besuar Jeta Xharrës më shumë se Dhurata Hoxhës, e cila tek e fundit ka qenë vetëm vegël e “të mëdhenjve” në krye me Hashimin, me synimet e tija për shkëmbim do të mund të fitonte amnisti, gjë që nuk ia arriti.

Nëse vërtetohet se Dhurata Hoxha ka paguar për lobim në ndarje të vendit, ajo duhet të dënohet sipas ligjit dhe të marrë dënimin e merituar.

Kjo quhet tradhti kombëtare, për të cilën gjë Dhurata duhet të jap përgjegjësi përpara drejtësisë, e cila uroj që mos të ndikohet nga elemente e vjetra të regjimeve të së shkuarës dhe t'i jep asaj dënimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat