Trusti “kurth” i PDK-së për Albin Kurtin, por kush do të bie në të?

Opinione

Trusti “kurth” i PDK-së për Albin Kurtin, por kush do të bie në të?

Nga: Faton Mehmeti Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:20
Faton Mehmeti

Duke ditur kundërshtimin e VV-së për tërheqjen e mjeteve nga trusti, PDK e ka përdorur kartën e gjendjes së vështirë ekonomike të qytetarëve për të vënë në siklet qeverinë. E gjendur mes dy zjarreve, qeveria ka vazhduar t’i qëndrojë parimit të saj kundër tërheqjes, ndonëse në masën e gjerë popullore, kjo ka koston e saj elektorale.

Qeveria s`ka arritur mjaftueshëm të shpjegojë para qytetarëve për arsyet e tërheqjes, s`po flasim për aspektin ekonomiko- politik, flasim për sferën e vështirësive të përballjes së kostos së jetës pa tërheqjen e trustit, me një alternativë tjetër. Sipas anketave që janë bërë, po ashtu edhe në ndeja me njerëz, disa nga të cilët edhe militant të flaktë të VV-së janë shprehur pro tërheqjes së mjeteve të trustit, si nevojë emergjente për të përballuar sado pak ngritjen enorme të çmimeve, të shportës ditore të konsumit.

PDK e ka shfrytëzuar skamjen e qytetarëve për të luajtur me ndjenjat e tyre, duke e vënë qeverinë në përballje me turmën e njerëzve që nuk po ia dalin dot, e të cilëve nuk u intereson se do të marrin më pak në pleqëri. Ata s`po ia dalin dot fundit të muajit me pagat e mbetura në vend derisa çmimet kanë prekur majën. Këtë gjë duhet ta ketë parasysh qeveria, e cila duhet të bënte një ofertë, propozim tjetër për qytetarët, jo të kundërshtojë trustin e të ngelet në vend pa ofruar alternativë. Nuk mund të thirret qeveria në Ligjin e pagave larg formulës zyrtare të saj, në rastin më të mirë të mundshëm tek në janar të viti të ardhshëm do të hyjë në fuqi.

Të gjendur në këtë gjendje të rëndë ekonomike, qytetarët kanë përqafuar opsionin më të shpejt atë të tërheqjes së mjeteve të trustit. Pavarësisht se qeveria në masën më të madhe ka të drejtë në kundërshtimin e saj të cilën e ka mbështetur edhe FMN, nëse shumica e qytetarëve ( gjë që tanimë po dihet ) janë pra tërheqjes, qeveria ka dy alternative: Ose të ofrojë variant tjetër të implementueshëm menjëherë, ose të lejojë tërheqjen. Nuk mund të kundërshtojë dhe në anën tjetër mos të ofrojë zgjidhje të shpejt, në rastin më të mirë pas gjashtë muajsh. Gjërat janë fare të thjeshta, të dukshme, nuk mundet asnjë qeveri në botë të mbijetojë duke qenë në kundërshtim më vullnetin e qytetarëve, edhe nëse ata nuk kanë të drejtë, vetëm në regjimet diktatoriale kjo formë mbijeton, në demokraci asnjëherë.

E provoi Isa Mustafa, dështoi, fat të tillë do të kenë të gjithë ata që dalin kundër vullnetit, kërkesave të shumicë së qytetarëve, në thelb demokracia nënkupton shumicë, gjë të cilën qeveria aktuale duhet të di më së miri pasi ka ardhur në pushtet me shumicën, mbi 51 % të votave. Mënyra se si do të arrijë qeveria edhe në ditët në vijim të kundërshtojë tërheqjen e mjeteve të trustit, mund të ndikojë shumë në zgjedhjet e ardhshme, në kutitë e votimit. Këtë gjë Kurti ta ketë parasysh, provokimin dhe lojën e PDK ta mposht me mençuri. Trusti është kurthi që PDK ka ngre ndaj qeverisë Kurti, e cila po që se nuk është e zgjuar do të bie, ndryshe do bie vet PDK.

Se cila do të bie në këtë kurth do e shohim në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat