Serbia, nuk e heqë nga agjenda zhdukjen e shqiptarëve

Opinione

Serbia, nuk e heqë nga agjenda zhdukjen e shqiptarëve

Nga: Luz Tomaj Më: 9 qershor 2022 Në ora: 14:21
Autori Luz Tomaj

Kur bëhet fjalë për kombin, njeriut normal, mund ti shpërndahen edhe mendtë, në veçanti nëse shikohet e kaluara historike dhe gjendja aktuale.

Nuk është kontestuese se, prejardhja e popullit shqiptar i përket popullit më të vjetër, së paku në kontinent. Në anën tjetër, populli apo kombi shqiptar, është i shpartalluar si asnjë komb tjetër në kontinent – Shqipëria, Kosova, shqiptarët në Maqedoni, në Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. E paimagjinueshme.

Edhe pran kësaj, mjerisht, kombit I mungon ajo çka është më elementare – I mungon gjuha e përbashkët, përpjekja për unitet, për bashkim…. Në këtë aspekt, para gjithash, shkaku çnderon, në shtresat politike, së paku, në dy shtetet sovrane.

Në këtë aspekt, do e veçoi vetëm një mendim të një shkencëtari jo shqiptar. HUGH SETON WATSON, në librin Nations and States – Kombet dhe shtetet, botuar në vitin 1977, kur bën fjalë për ish-Jugosllavin, përveç tjerash, parashikon se problem i radhës në Jugosllavi do të jenë shqiptarët dhe konkludon:

Shqiptarët të koncentruar por të ndarë, në Republikën e Serbisë, të njohur si Kosova dhe Metohia dhe në Maqedoni dhe, numëron rreth 1.200.000. Ky numër, vazhdon HUGH, është më i madh se numri i popullatës maqedonase apo malazeze, dhe shtrihet përskaj kufirit perëndimor dhe lindor të Shqipërisë, ndaj, kërkesa për formimin e Republikës së shtatë në Jugosllavi apo për t’iu bashkuar Shqipërisë, në baza parimore, nuk mund të refuzohet, përfundon Hugh Seton Watson.

Dy fjalë popullit

Është më se koha ta kuptojmë se populli është bartës i shtetit apo shteti i përket popullit. Kuptohet, shtetin e udhëheqë elita apo shtresa politike të cilën mu populli e zgjedhë. Ajo shtresë duhet t’i përgjigjet popullit dhe t’i jep llogari, por, edhe vet populli duhet të tregoi pjekuri dhe të vendos kënd me e zgjedhë dhe nga të zgjedhurit të kërkoj llogari.

Shtresa intelektuale duhet të kontribuon në mbajtjen e shtetit

Në Shqipëri dhe në Kosovë, ekzistojnë akademitë e shkencave… Këto akademi i përbëjnë individët me nivele më të larta të arsimimit. Nuk është e preferueshme që në këto institucione të vjen në shprehje vetëm avancimi individual i akademikëve. Jo, jo, duhet konsideruar obligim edhe veprimin individual edhe atë kolektiv në aspektin e kontributit në procesin e mbajtjes dhe zhvillimit të shtetit sepse në këtë mënyrë i kontribuon popullit. Fare apo shumë pak dëgjohet zëri i akademive.

Shtresave politike

Popullin shqiptar, gjithnjë e ka karakterizuar sinqeriteti, ndershmëria, mbajtja e fjalës, besa…. Shtresa politike, duhet me e kuptuar dhe me e mbajt në kokë faktin se është në shërbim të popullit, se duhet respektuar dhe përmbush besimin që i është dhënë, që të merr obligimin të cilin, objektivisht dhe profesionalisht mund ta kryejnë.

Mjerisht, në Kosovë, që nga shpallja e shtetit ndërsa në Shqipëri që nga tejkalimi i periudhës diktatoriale, shtresat politike nuk treguan mjaft njohuri, profesionalizëm, sinqeritet, besnikëri, ndaj dhe procesi i zhvillimit të shteteve stagnon.

Edi Rama dhe jo vetëm, kur do e kuptoni se kush dhe çka është Serbia?!!!

Po edhe nëse jeni autodidakt, së paku, ngjarjet e fundit duhet ti keni përjetuar dhe duhet me i patur në memorie. Serbia, nën udhëheqjen e ish-kriminelit Millosheviq, u përpoq me i zhduk shqiptarët e Kosovës. Ndodhen vrasje të shumta, ndodhen dhunime, ndodhi dëbimi nen presion i më se gjysmës së kosovarëve nga trevat e veta, as sot e kësaj dite Serbia nuk tregon se ku u humben kufomat e më se 1.600 shqiptarëve që i masakroi…..! A nuk iu kujtohet se Kryetari aktual i Serbisë dhe kryeparlamentari ishin dora e djathtë e kriminelit Millosheviq?!!! Vuçiq ishte ministër ndërsa Daçiq ishte zëdhënës i Millosheviqit.

Mos harroni se, Serbia, nuk e heqë nga agjenda zhdukjen e shqiptarëve. E andrron momentin e volitshëm por nuk heq dorë. Këtë e argumenton e kaluara. Do i veçoi vetëm disa momente me informacione që disponoi.

Viti 1912

Serbia e riokupoi Kosovën, madje hyri edhe në Shqipëri. Ajo çka ndodhi gjatë muajt nëntor, raportonin edhe mjetet informative europiane – DAILY CHRONICLE, PARISIAN HUMANITY, DANISH RIGET dhe DAILY TELEGRAPH

Së pari do ia përkujtoj Edi Rames. Trupat serbe, nën udhëheqjen e gjeneralit Jankoviq, në Shqipëri, i tejkaluan të gjitha të zezat e mëparshme në botë. Daily Telegraph raportonte se ushtria serbe vriste çdokënd madje edhe femra, fëmijë, invalid madje edhe foshnje. Oficerët serb klithnin se forma më e mirë dhe e sigurtë e kolonizimit të Shqipërisë është ç’farosja e shqiptarëve.

Mjetet e përmendura raportonin, përveç tjerash se, me 12 nëntor 1912, afër Shkupit u vranë 2.000 dhe afër Prizrenit 5.000 shqiptar, raportonin për kalljen e më se 30 fshatrave kosovare, ndërsa banorët i vrisnin, në mes Shkupit dhe Kumanovës u masakruan 3.000, kurse afër Prishtinës 5.000 shqiptar….

Pas riokupimit, Serbia vazhdoi me masa për shpërngulje të kosovarëve, por as vrasjet nuk u ndalshin. Kushtetuta dhe ligjet serbe nuk vlenin ne trevat shqiptare. Për shqiptar, Kushtetutë dhe ligje ishin policia dhe gjykatat.

Janë të njohura veprimet e Serbisë sipas propozimit dhe planit të njohur si Plani i Çubrilloviqit me 1937, të zezat e Rankoviqit gjatë të 1950-tave dhe 1960-tave, për të vazhduar krimineli Millosheviq, së bashku me Vuçiqin, Daçiqin dhe të tjerët, gjatë viteve të 1980-tave dhe në vazhdim.

O Edi Rama

Edhe pran të gjitha të zezave të Serbisë, si mundesh të shoqërohesh apo vëllazërohesh me Vuçiin dhe me Serbi. Po në këtë rrugë, ti, arrite me i vu edhe Hashimin edhe Isen… E kaluara e Serbisë flet dhe është e argumentuar se Serbia, aleate e Rusisë, qe dy shekuj, është ajo që ta premton një gjë ndërsa e bën një tjetër.

Kur do e kuptosh se, me Ballkanin e hapur, qëllimi i Serbisë është me i futë hundët në trevat shqiptare, me të përça me Kosovë dhe trevat shqiptare.

A vëren se çka krejt bën Vuçiqi dhe Serbia për serbët në Kosovë, në Mal të Zi dhe Bosnje. E Ti, a lëviz me gisht të vogël për Kosovë, për shqiptarët në Maqedoni, në Luginë, në Çamëri, Mal të Zi….

Edhe një herë

Ndonëse nga mërgimi, si shumë të tjerë, përmes mjeteve të informimit, në mënyrë permanente e përcjelli situatën në atdhe dhe, atdhe e konsideroi tërë trevën shqiptare. Ti Edi, por edhe shumë parlamentar nga të dyja shtetet dhe politikan të tjerë, të cilët, e ngrini kokën dhe mendoni se mendimi i juaj personal dhe vetëm mendimi i juaj është i drejtë, sipas normave psikologjike, duhet t’i nënshtrohesh shikimit psikiatrik. Mendimet këmbehen dhe nuk ngulen këmbët në mendime.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat