"OPEN BALLKAN" në Ohër të Maqedonisë dhe Serbia

Opinione

"OPEN BALLKAN" në Ohër të Maqedonisë dhe Serbia

Nga: Adem Bytyqi Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:01
Adem Bytyqi

Serbia është rrenë e vjetër e Karpatëve, me të gjithë këta Ramatë dhe Zajevatë, më në fund për interesa të saj ka për lozë si maca me rregxinë.

Historikisht Serbia e ka dëmtuar kombin shqipëtarë me rrena : Enver Hoxhes ia morën Kosovën dhe vendbanimet tjera shqiptare, Zogut ia morën Perlën e Ballkanit Shën Naumin. Këto i bënë Pashiqi, Tito, Mugosha etj.

Tani, Rama, gabimisht ka hy për të kërcyer vallën Ruso - Serbe, pa ditur se nga kjo valle ka për të dalur cullak në dëm të shqiptarëve.

Kush e ka përcjellur diskutimin e Ramës nē Samitin "Open Ballkan", në Ohër të Maqedonisë, haptas i ka dalur në krah Serbisë në raport me Rusinë edhe e talli Evropën duke e konsideruar si një "Nuse" pa burrë, për të mos thënë një vejushë në kërkim të burrit dytë.

Madje tallej me krimet makabre të luftës të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës , duke marrur shembullin e luftës së dytë botërore të hudhjes së bombave atomike në Japoni nga Amerika, dhe pastaj përmirësimin i raporteve Japoni -Amerikë, pa i kërkuar falje Amerika Japonisë, një krahasim i pa qenë, ngase Kosova ka përjetuar agresion gjenocidal të pa provokuar nga Serbia, ndërkaq Japonia, në luftën e dytë botërore ka qenë në anën e nacizmit gjermon të Hitlerit.

Unë them se Serbia, " Open Ballkan” e ka shpif për t'ia bërë varrin Kosovës, për ta dominuar vetë Ballkanin dhe për ta sjellur Rusinë dhe Kinën në Ballkan përmes Serbisë, ani pse Serbia e mban sekret këtë qëllim në fillim dhe Rama e Zaevi, kaq verbësisht i besojnë Pashiqit të ri Alexander Vuqiq, dhe i bëjnë thirrje edhe Kosovës të hy në këtë mish- mash Serbo- Rus, akoma pa e pranuar Serbia shtetësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat