Robin Hudi politik- (Filozofia politike e qeverisë Kurti)

Opinione

Robin Hudi politik- (Filozofia politike e qeverisë Kurti)

Nga: Genc Xerxa Më: 15 qershor 2022 Në ora: 17:26
Genc Xerxa

Mundësia vs Barazia

Gjithnjë diskutohet apo debatohet mes dy pikëpamjeve në shoqëri, asaj të mundësisë dhe barazisë. Pra, një grup përkrahë mundësit për t’u zhvilluar dhe për të ecur para nga kushtet e favorshme të krijuara nga shteti ndërsa grupi tjetër mëton drejtë barazisë për të gjithë. Kundërthënëse pozicionohen dy taboret njëra duke thënë mund të arrishë, krijosh mvarësisht nga puna e mundësive që të ofrohen ndërsa tjerët kërkojn të jenë të barabartë në çdo sferë të jetës. Unë krijoi se punoj, gishtat e dorës nuk janë të njejtë ashtu duhet shiquar edhe konceptet e barazisë. Pse duhen të jenë të barabartë kur dikush nuk lodhet dhe duhet të përfitoj sikurse ai që mundohet. Të gjithë nuk i kemi predispozitat që të na ofrohen mundësit ashtu që duhet ndjekur barazinë, flet ana e kundërt. Pra, gjithnjë ekziston njëra apo pala tjetër që mundohet të arsyetoj ekzistencën apo konceptin e vet mes të djathtëve dhe të majtëve.

Robin Hudi politik

Dikur ishte Robin Hudi dhe koncepti i tij i vjelljes së të mirave nga të pasurit për të shpërndarë ndaj atyre që nuk kishin. Miti i tij u bë mjaftë popullor mes vegjëlisë dhe shtresave që nuk kishin mundësi/barazi dhe atyre që e ndjenin veten të kamur.

Politika e qeverise në pushtet e di bukur mirë që mbi 60% të popullatës sonë nuk qëndrojn mirë me ekonominë familjare. Përafërsisht 10% apo më shumë kanë kushte superiore ekonomike, ndersa pjesa tjeter mbi 20-25% kanë një jetë mesatare duke i përmbushur pothuajse kërkesat amvisërore, por me tendencë që kjo shtresë të rrëshqet kah ajo e 60% apo ky grup i apostrofuar ndoshta është edhe më i lartë.

Dalja nga pandemia, ka tronditur bizneset dhe pas një depresioni ekonomik apo mendor tani jemi fut në një luftë (Ruso-Ukrainase) që po lenë pasoja në nivelin global, sidomos atë ekonomik. Po atakohen më së shumti shtetet që kanë fuqi të kufizuar ekonomike siç është rasti me Kosovën. Importi është fenomeni kyq që përcjell vendin tonë në krahasim me eksportin, e luhajtja e çmimeve në baza ditore të tregut, për të keq në sferat ndërkombëtare veçse sa po e vështirëson gjendjen ekonomike edhe ashtu të rënduar në shoqërinë tonë.

Hajna vs t’ndershëm

Filozofia politike e kësaj qeverie “në bardh apo zi”, ata që kanë pasuri i kanë bërë me korrupcion, ndërsa pjesa tjetër e varfër vjen si pasojë e vjedhjes nga pararendësit në pushtet, ka shkaktuar një ndarje, një vijë të theksuar rigjide, të ndarë në dy tabore. Ekskluzivisht në “hajna të pasur së qëndruari në pushtet dhe ata të ndershëm larg pozitave udhëheqëse e parasë publike, e kjo i bëri të varfer”. Gabim është të përgjithësohen gjërat, ai që është i ditur i di bukur mirë gjërat. Nuk ndahen në ATA dhe KËTA shoqëria në hajna e të ndershëm. Ka njerëz punëtorë që me mund dhe sakrificë kanë aritur tek një jetë mesatare apo komode. Me punën e tyre të ndershme dhe të vazhdueshme mbi dy dekadash arritën në një pikë që mund të themi të suksesit të tyre, qoftë profesional apo ndërmarrës. Pra, nuk janë të gjithë hajna, apo pa djersë të fituara gjitha ato që sot disa familje në shoqëri i kanë. Por kjo ndarje sa është e rrezikshme në thyerjen e stratifikimit mendor klasor, aq mund të polarizoj shoqërinë në ata që kanë apo ata që nuk kanë.

Synimi politik

Target grupi i synuar i qeverisë është kjo shtresë, e kufizuar në te mira ekonomike, e që mendohet se është mbi 60%. Nëse kjo flirtohet apo përkrahet mundet lehtë të shëndrohet në votë predominuese e fitimit zgjedhor të ardhshëm.

Rritja apo mbledhja e taksave bëhet eksluzivisht nga ata që më së shumti harxhojn, e ata janë shtresa, familjet e pasura që nuk i takon këtij 60%, pra ata janë kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit me fuqinë monetare që kanë në disponim, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë forcë të ndieshme në këtë grumbullim, pasi shumicën e gjerave amvisërore e marrin me para në dorë larg kuponave fiskale/transakcioneve monetare, e që do hynin si pjesë e grumbullimit tatimor.

Shtrenjtimi i rrymës, ngritja e taksave nga të hyrat, lejimi kaotik i çmimeve në treg me së shumti atakon shtresën që harxhon. Nga këto taksa mbushet kasaforta për t’u shpërndarë atyre që kanë më shumti nevojë. Pra mblidhen nga ata që kanë dhe u ipen atyre në monetare . E mendohet se kjo dorë e ndihmës po arrinë deri tek 380000 familje që nëse kthehet në votë i bie që ky lloj popullizmi mund të ndikoj në forcimin apo sigurimin e votës për mandatin e ardhshëm nëse vazhdohet me këtë mendësi.

Ndihma nga 100€ e përkthyer në buxhet ishte rreth 100 milion€. Me të mund të ndërtoheshin disa fabrika në vend. Të punësoheshin bukur mirë shumë familje. Disa ekonomistë e përmendin këtë fakt. Por duket se qeveria nuk e ka hallin në afirmimin ekonomik por ndihmën tek ato familje që shumë lehtë mund të kompenzohet, nesër.

Frika mund të jetë se a janë në gjendje që të punesohen target grupi në ato fabrika, sa kanë aftësi profesionale apo pregaditje për t’u kyqur në sistemin e sotëm global. Ashtu që mënyra më e mirë për të arritur tek ta është klasika, parat në dorë. Popullizëm në veper. “Kinse po brengoset qeveria për ta”. Për të qenë me njëmend ashtu, do ndikonte në zhvillim të gjithmbarshëm socio-ekonomik e kjo pastaj do u kthehej në të mirë në të gjitha segmentet e shoqërisë. Arsim, shëndetësi, ulje papunësisë etj.

Pra nevojitet një ngritje arsimore, profesionale, emancipuese që e gjithë shoqëria të integrohet në rrjedhat apo trendet e kohës. Në mungesë të tyre gjendet kjo mënyrë e depërtimit tek ta, që nuk prodhon efekt të mirë ekonomik por vetëm një fenomen të ngritjes së kursit konsumues e me të edhe të çmimeve që vie si shkak i inercionit apo rritjes së kërkesës karshi ofertës në treg. Fitojn tregtarët apo bizneset, ndërsa fuqia blerëse bie nga gjendja e krijuar. Sa është e sinqertë kjo ndihmë le t’a mendojë secili me kokën e vet. A ishte më mirë të investoheshin diku tjetër në gjenerimin e vendeve të punës/rritjes së bizneseve apo direkt si ndihmë familjeve, s’po them lëmoshë, koha do tregojë. Pra, “Robin Hudi bëri shpërndarjen e të mirave në mënyrë të barabarte-drejtë”. Populli u ndje i lumtur ndërsa efekti në ekonomi dhe shoqëri si fenomen la për të dëshiruar.

Pra vjelje, të hyra nga ata që janë të kamur, e ata janë mbi 30% të popullatës, e drejtë në dorë tek pjesa tjetër mbi 60%. “Pra mbledhje e të mirave nga hajnat tek të ndershmit e shoqërise” në përkthim.

Panoptikumi nga maja e pushtetit mund ta ndryshoj gjykimin, percepcionin

Duket se disa nga pjestarët e pushtetit ka filluar t’I pëlqejë kamja luksoze apo stili jetësor i akomoduar mirë. Panoptikumi nga maja e pushtetit shumë lehtë mund t’a ndryshojë perspektivën apo filozofinë e jetës në krahasim me atë që dikur e ke nga tereni bazik.

Mendohet se shtresa e mesme është promotor i ndryshimeve në shoqëri. Nëse ajo dobësohet atëherë nuk ka kush të bëjë kthime në të mirë. Shtresa me telashe ekonomike, mos të them të varfër, ajo mendon në sigurimin e ekzistencës dhe nuk ka kohë të mirret me pushtet, s’ka forcë as pregaditje adekuate t’i bëjë ballë pushtetit. Të kamurit, oligarkët s’kanë pse të kërkojn ndryshim, pasi ata e kanë mirë, ashtu që gjendje pa ndryshime mund të zgjas për një kohë të caktuar nëse promotorët e shoqërise amortizohen apo gjendja e tyre degradohet në të keq nga rrethanat jo të favorshme ekonomike dhe i afrohen shtresës së varfër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat