Kosova Protektorat i SHBA-ve në Evropë, të arrijë në zemër të Joe Bidenit

Opinione

Kosova Protektorat i SHBA-ve në Evropë, të arrijë në zemër të Joe Bidenit

Nga: Rexhep Torte Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:37
Rexhep Torte

Kjo do të ishte zgjidhja më fatlume, racionale, shpëtimtare dhe margaritare për Kosovën, shqiptarët dhe për paqen e sigurinë në Ballkan.

Kosova Protektorat i SHBA-ve në Evropë, do t’i bllokonte tërë skenarët hegjemoniste shekullorë të Serbisë dhe të Rusisë kriminale ndaj trojeve shqiptare.

Prof. Sulejman Mehazi, analist dhe studjues, më 23 qershor 2022, në reagimin e tij ndaj Samitit të BE-së në Bruksel lidhur me mosdhënien e liberalimizit të vizave për Kosovën, kërkoi që Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani në konsultime me SHBA-të, ta shpallin Kosovën Konfederatë të SHBA-ve në Evropë.

Kryeminiatri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kërkesën që Kosova të jetë Protektorat i SHBA-ve në Evropë, duhet ta vënë në krye të prioritëteve, t’i vendosin urgjentisht kontaktet me Joe Bidenin- Presidentin e SHBA-ve, t’I vendosin kontaktet me lobuesit shqiptarë në SHBA, si edhe me tërë atdhetarët, dashamirët dhe intelektualët në Kosovë dhe jashtë saj, që kjo kërkesë edhe të realizohet.

Shqiptarët janë kombi më besnik pro-amerikan në Ballkan, shpirtërisht tërësisht janë të orientuar drejt SHBA-ve që janë bastion i demokracisë, i sigurisë dhe i lirisë botërore.

Vendosja e Kosovës Protektorat i SHBA-ve në Evropë, do ta bënte Kosovën një fortifikatë “Bon Steell” të fuqishëm dhe të paprekshëm nga synimet e influencës serbo-ruse në Ballkan.

Vendosja e Kosovës Protektorat i SHBA-ve në Evropë, do t’i ketë përkrah moralisht dhe kombëtarisht shqiptarët e Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe të Luginës së Preshëves, dhe në vazhdimësi të jenë në gatishmëri dhe vigjilentë në mbrojtje të Kosovës dhe të interesave të SHBA-ve.

Shqiptarët në Ballkan i kanë provuar mbi shpinë Leninin, Stalinin, Hrushçovin, Jelcinin, Titon, Mao Ce Dunin, tash edhe Putinin, ndaj as që duan t’ua dëgjojnë emrin Serbisë, Rusisë dhe Kinës.

Opozita në Kosovë me vrer kundër Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Samiti që BE-ja e mbajti me vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në 23 dhe 24 qershor 2022, Samit që solli zhgënjimin e radhës për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave, e aktivizoi vrerin e opozitës në Kosovë ndaj Kryeministrit Albin Kurtit dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Vlora Çitaku-ish ambasadorja tradhtare e Kosovës në SHBA, aktualisht nënkryetare e PDK-së, shfrytëzoi rastin t’i kritikojë padrejtësisht Albinin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke mos mendusr fare ta analizojë punën e saj 7 vite si ambasadore e Kosovës në SHBA, ku u dëshmua tradhtare dhe pjesëmarrëse në planin ogurzi për copëtimin e Kosovës në bashkëpunim me tradhtarët Hashim Thaçi, Edi Rama, me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe me pro-serbët Joe Bolton, Mathew Palmer dhe Richard Grenell, e sot kjo tradhtare po shitet si “patriote e madhe” e Kosovës.

Enver Hoxhaj-ish ministri dështak i Kosovës, sipas mediave, në një libër që e promovoi ditë më pare, paska shkruar se Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë marrëveshje historike.

Jo, o Enver Hoxhaj, marrëveshje historike mund të jetë vetëm për Serbinë kriminale, që e lejuat ti dhe PDK-ja të shpëtojë pa sanksione, pa kushtëzime, pa kërkuar falje publike për krimet e kryera në Kosovë, pa e pranuar gjenocidin në Kosovë, pa i njerrë para ligjit kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime e dhunime, pa e treguar vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, pa e zbardhur fatin e 1643 shqiptarëve që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, dhe pa e paguar Serbia reparacionin e dëmeve të shkatuara në Kosovë në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99, kjo tregon se marrëveshje historike për Kosovën viktimë nuk mund të jetë kurrën e kurrës.

Isa Mustafa-ish kryetar i LDK-së dhe ish-kryeministër tradhtar dhe i korruptuar i Kosovës, shpejtoi t’i kritikojë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, por pa e analizuar rolin e tij shkatërrues në LDK, tradhtinë që e bëri duke mos e ngritur asnjëherë zërin për zbardhjen e vrasjeve prapa shpine të qindra aktivistëve të LDK-së, dhe pa e analizuar marrëveshjen që e nënshkroi me Serbinë në Bruksel për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë aqë të dëmshëm për Kosovën.

Isa Mustafa, ky akademik munafik, nuk nguroi që me paturpësinë më të madhe për mos liberalizimin e vizave t’i kiririkojë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Albinin që u tha stop Serbisë dhe BE-së për ecurinë e derisotme pro serbe të dialogut Kosovë-Serbi, dhe Vjosën e cila me fjalimin e saj më 23 qershor 2022 në Bruksel, shkëlqeu dhe me të vërtetën dhe të drejtën për Kosovën, i mahniti të gjithë të pranishmit në Samit dhe jashtë Samitit, dhe ua dha shuplakën e merituar të gjithë kudërshtarëve të Kosovës.

Skender Hyseni, ky ish ministër i Jashtëm nga më dështakët e Kosovës dhe ish kryenegociator tejet dështak i Kosovës në dialogun-Kosovë-Serbi, të cilit para syve në Bruksel ia vodhën çantën me dokumente, mori guximin ta kritikojë Vjosa Osmanin, të cilës vetëm mund t’ia pastrojë këpucët çdo ditë para se ajo të niset për në Presidencë.

Shqiptarët janë kombi më i madh autokton dominues që jeton në Ballkan, dhe jo serbët okupues

Shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan me identitet, gjuhë dhe tradita kombëtare shqiptare që nuk mund t’i kundështojë aslush.

Shqiptarët janë kombi më autokton dhe më fisnik në Ballkan, dhe nuk ekziston asnjë dëshmi që shqiptarët të kenë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë të tokës së huaj.

Shqiptarët janë kombi më i madh numerikisht autokton që jeton në Ballkan, që arrin më shuimë se 6 milionë, duke mos i llogaritur edhe 6 milionë shqiptarë që jetojnë në Turqi, aqë sa janë bërë nga koha kur politiuka hegjemoniste e Serbisë i detyroi dhunshëm që të shpërngulen në Turqi.

Nuk ekziston asnjë argument bindës se Serbia është shteti më i madh në Ballkan, sepse Serbisë po t’ia heqish Vovodinën hungareze, Sanxhakun shqiptar e boshnjak, Luginën e Preshevës , del se Serbia shtrihet në trojet e okupuara.

Shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, por hordhitë e egra serbe që erdhën në Ballkan nga Karpatet në shekullin e 6-të, me vrasje, masakra, dhunime e dëbime i kanë okupuar trojet shqiptare.

Serbisë po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, i mbesin shumë pak serbë të pastër.

Numri i vogël i serbëve dhe nataliteti i ulët e kanë detyruar Serbinë që tashmë më shumë se 20 vite nëpërmjet avokatëve shkues të blejë femra shqiptare nga Shqipëria duke paguar 2-3 mijë euro për secilën për dhëndurët serbë.

Tashmë qindra e qindra femra shqiptare janë martuar në Serbi dhe po lindin fëmijë surogatë nga nënat shqiptare dhe baballarët serbë.

Është gabin i madh që Serbia të quhet shteti më i madh në Ballkan, kur dihet se Serbia kufijtë e saj i ka shtrirë të troje të okupuara, e më së shumti në trojet shqiptare, dhe kur numri i serbëve është aqë i vogël.

Është jashtë çdo logjike të shëndoshë që me “Ballkani i Hapur” ide e Aleksandër Vuçiq- Presidenti i Serbisë dhe Edi Rama-Kryeministri i Shqipërisë, t’i mundësohet Serbisë kriminale ta fitojë amnistinë për krimet e kryera në Kosovë dhe dominimin e saj në Ballkan, e para, se Serbia është okupuese e trojëve shqiptare, e dyta, Serbia si shtet është me numër të vogël të serbëve të pastër, dhe e treta, bregdetin e ka Shqipëria dhe jo Serbia.

Kombi dominues dhe autokton në Ballkan janë dhe mbeten vetëm shqiptarët, të cilët me fisnikërinë, bujarinë dhe padashësinë e tyre duhet ta kenë fjalë kryesore për të ardhmen e Ballkanit.

Duhet ritheksuar edhe faktin se Evropa gjithnjë është trguar zhgënjyese dhe dëmtuese ndaj shqiptarëve.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, në Konferencën e Paqes në Paris 1920, Evropa për t’ia plotësuar oreket Serbisë hegjemoniste, më shumë se gjysmën e trojeve dhe të popullit shqiptar i la jashtë Shqipërisë amë, e sot Shqipëria duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët.

BE-ja e sotme në dialogun Kosovë-Serbi tashmë një dekadë është vënë në anën e Serbisë kriminale nëpërmjet emisarëve Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, dhe aktualisht edhe nëpërmjet pro-serbëve Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak.

BR-ja Këtë e dëshmoi edhe me refuzimin e fundit për liberalizimit të vizave pë Kosovën që u bë këtyre ditëve në Bruksel, me të vetmin qëllim për ta kushtëzuar pa të drejtë Kosovën që të bëjë lëshime në dialogun me Serbinë kriminale.

BE-ja edhe aktualisht është duke e lazdruar dhe toleruar Serbinë kriminale, e cila me arrogancën e saj është e vetmja në rajon që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, dhe evtmja në rajon që mban linjën ajrore Beograd-Moskë.

Kjo dëshmon qartë se Kosova Protektorat i SHBA-ve në Evropë, do të ishte zgjidhja më e mirë në favor të sigurisë dhe paqes në Ballkan, dhe do ta pamundësonte shtrirjen e ndikimit serbo-rus dhe kinez në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat