Kosova shqiptare, Serbia kriminale dhe shamia myslimane

Opinione

Kosova shqiptare, Serbia kriminale dhe shamia myslimane

Nga: Rexhep Torte Më: 13 gusht 2022 Në ora: 10:21
Rexhep Torte

Kosova sfidë më të madhe e ka dialogun me Serbinë kriminale dhe njohjen e ndërsjellë, mbrojtjen e kishave shqiptare që të mos administrohen nga Beogradi, reformën në drejtësi dhe vetingun në prokurori e gjyqësi, për t’i pastruar kuadrot e instaluara nga qeverisjet e 21 viteve të kaluara që po e mbrojnë keqqeverisjen, vëllavrasjen e kundërshtarëve politiikë për pushtet, vrasjen e gazetarëve, haraçin, korrupsionin dhe pasurimin e jashtëligjshgëm.

Kosova dhe mbarw shqiptarët, sfidë më të madhe e kanë Qeverinë autokrate e tradhtare të Edi Ramës në Shqipëri, e cila këmbë e krye është vënë në anën e Serbisë kriminale, duke mos i përfillur fare interest e Shqipërisë dhe interest e Kosovës karshi Serbisë kriminale.

Në Kosovë kohëve të fundit po debatohet shumë lidhur me mbajtjen e shamisë nga vajzat shqiptare myslimane nëpër shkolla, me argumentin se mbajtja e shamisë e dëmton imazhin e Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Shqiptarët në trojet shqiptare janë të besimit mysliman, katolik dhe orthodoks, e që jetojnë në një harmoni lakmuese duke u respektuar në mënyrë të ndërsjellë.

Besimin fetar duhet shikuar si çështje personale apo individuale të secilit, sepse secili besimtar shqiptar i cilitdo besim qoftë, nuk heqën dorë kurrë nga kombësia shqiptare.

Këtyre ditëve më ra në dorë libri “Gruaja në Islam” i autorit Prof.Dr. Beqir Topalliogllu- Profesor në Fakultetin Teologjik në Marmara, i përkëthyer edhe në gjuhën shqipe.

E pashë të udhës që lexuesve tanë t’ua shpalos disa nga argumentet që i ofron ky libër lidhur me gratë myslimane dhe mbulesën.

Profeti Muhamed në ligjeratën e lamtumirës në Mekë, para pjesëmarrësve në Haxh, veç tjerash ka deklarruar se , “ Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave dhe, për këtë veçanti të keni frikë Allahun, ju i morrët gratë si amanet nga Zoti, duke dhënë fjalën në emër të Allahut, ju u bekuat me nderin dhe virtytyn e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë dhe ato kanë të drejta mbi ju. Është e drejta juaj të mos lejoni që gratë ta marrin nëpër këmbë folenë familjare me anën e cilitdo personi që nuk ju pëlqen juve. Nëse ato futin në shtëpi ikë jashtë pëlqimit t’uaj, mund ta pengoni këtë duke përdorur sanksione të drejta. Dhe e drejta e grave mbi ju është që t’u siguroni atyre çdo veshje e ushqim në përshtatje me fenë.

Kur do tu pyesin nesër për mua të përgjigjeni, “Dëshmojmë dhe vërtetojmë se dërgesën e plotësove, detyrën në vend e çove, na porosite, na këshillove.”

Profeti Muhmed pas kësaj i është drejtuar qilellit duke iu ulur Zotit: Ji dëshmitar , o Zot!, Ji dëshmitar o Zot! Ji dëshmitar o Zot!

Turpi është stolia e njeriut

Në kapitullin MBULIMI të këtij libri, thuhet se, “Gruaja është lavdia e burrit, sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.

Sipas konceptit Islam gruja është njeri i nderuar, njeriu i parë që i besoi Islamit ishte Hatixheja- gruaja e Profetit Muhamed, ndwrsa dëshmori i parë në synimin drejt Islamit ishte Symejje- nëna e Ammarit, që ndër të parët e pranuan fenë Islame në Mekë. Kurejshët, Sunejjen, burrin saj Jasirin dhe djalin e tyre Ammarin i torturuan gjer në vdekje. Xheneti është nën këmbët e nënave”.

Femra nisur nga bukuria trupore, nga delikatesa e ndjenjave, nga joshja e sjelljeve, nga pastërtia e zemrës, jep mundësi, lejon, dhe është e përshtatshme për ta gënjyer, dhe për t’ia humbur fisnikërinë. Dhe për këtë shkak në Kur’an në Suren NUR thuhet, “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, se kjo është më pastër për ta”. Kurse në Suren AHZAB është ajeti që urdhëron të mos hidhen sytë mbi mbulesën e grave myslimane kur dalin në rrugë, “…sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen”.

Feja Islame me urdhërin e mbulimit ka dashur, t’ia shtojë vlerën dhe të provojë se gruaja është një njeri i denjë për respekt.

Mbulimi i vërtetë e shmang ngacmimin epshor. Mbulimi nxjerr në shesh te burri dëshirën për ta parë trupin e një femre, dhe kjo e çon njeriun në martesën e dëshiruar. Kurse zbulimi e çon vëzhgimin e burrit në lidhjet e papërgjegjshme seksuale në prostitucion.

Zemra e gruas është si një lum që s’ka përpara asnjhë pritë. Për ta zotëruar atë lum, i duhet bërë një pritë. E ja, ky është mbulimi.

Perdja e hollë delikate që mbulon dëshirat e shëmtuara të njeriut quhet “perdja e turpit”. Po u gris ajo perde, në shumicën e kohës njeriu duket si një kafshë e paturpshme. Turpi është stolia e njeriut, është njerëzorja tek presoni. Kurse për gruan është pjesë më e vlefshme e qenies së saj.

Ka që thonë se mbulimi e kufizon lirinë. Njeriu do të vazhdojë me këmbëngulje atë luftë esenciale drejt fitimit të lirisë, përparimit, drejt zotërimit të plotë të gjithë natyrës.

Sot, Perëndimi nuk qëndron as edhe një çast për të parë të vërtetën. Njeriu ikën nga e vërteta , siç ikën ai që e ka rrëmbyer zjarri .Gjithë shqetësimi i tij është që të largohet nga burimi i zjarrit. Lidhja myslimane është vetë ajo që tash vrapon drejt atij zjarri përvëlues, ndërsa Perëndimi është kah përpiqet ta presë vrrullin e vet.

Disa herë njeriu u ngjitet dëshirave të vrullshnme e, kur ato fillojnë të bëjnë përpara, lëshon frerët dhe me këtë kujton se e çliroi veten nga vargonjtë. Me që nuk i nështrohet moralit, fesë, besimit, e pranon se është i lirë.

Njeriu ende nuk ka mundur të jetë zotërues madje as i forcave të një ylli të shuar mbi të cilin jeton, e jo më të jetë zotërues i një gjithësie pa anë e pa fund. Unë dëshiroj më këtë rast të të polemizoj për mitin e vetëdijes së lirisë së njeriut të çliruar nga prangat e moralit.

Le të shikojmë një të ri plot fuqi e hare dhe një vajzë të lëvizshme që lëshon klithma jete nga e gjithë maja e saj. Djaloshi e dëshiron vajzën e re, një dëshirë jete! Edhe vajza është nën të njejtën ndejnjë. I janë nënshtruar thirrjes së seksit dhe secili, i çliruar nga kufizimet, ka gjetur kënaqësi.

Tani le të shikojmë nje person tjetër që nuk është përzier në “konceptin e lirisë” së dy të rinjve të parë. Ndoshta si pasojë e besimit, ose “vetëm këtë çast”, në këtë lloj pauze, me që s’ka ndje dëshirë ose si vjen ndoresh. E rëndësishme është kjo se ai është i lirë , ngjarjet i kalojnë para syve, vazhdon t’i ndjekën…Çfarë po shikon?

Po sodit një tabllo që nuk e shohin ata dy të parët. Sheh nje pe që i tërheq dy të rinjtë të lidhur në skajet e tij, perin e epshit. Një pe epshi azgan dhe të fuqishëm, që ka nënshtruar secilin nga të rinjtë të cilët s’kuptojnë gjë në këtë mes. Një pe i trashë i tillë , nga i cili askush nuk mund të shpëtojë. Sepse përballë tij fuqia e tyre është mjaft e dobët ose s’tregon rezistencë. Ndërsa i riu tjetër i përballon nxitjet epshore në një mënyrë të vendosur dhe me një forcë zotëruese.

Ai sheh vartësinë nga kufizimet, sikur sheh mishërimin e diçkaje te lartë . Ai e sheh perin që ia ka lidhur duart kryq, që e ka kufizuar nga lëvizjet, ia ka penguar veprimet. Por këtë pe i riu vetë nuk e sheh dot, pasi mendon se veten e vuri vetë brenda kufizimeve. Këtë e ka kërkuar vetë . Nuk është peri që e pengoi t’i përgjigjet thirrjes se seksit, por ai vetë po qëndron larg, sepse s’e do atë.

Tani kemi dy pamje të kundërta, vartësi e liri…. Dy të vërteta pranë njëra-tjetrës. Një e vërtetë e vetme me dy fytyra.

I riu shperthyes që i është përgjigjur thirrjes së seksit, pa diskutin ka vepruar i lirë. Ai është çliruar nga kufizimet morale, fetare e shoqërore, çdo gjë që e ka mbëthyer njeriun e ka zgjidhur e thyer në të njejtën kohë, si kalë i hazdisur që i kanë vënë mëgojzën, u është nënshtruar dëshirave të vrullshme. Sepse ka fituar përvojë praktike që mund të tregojë rezistencë ndaj nxitjeve të epshit, ai që do le ta provojë prapë.

Kurse i riu i lidhur me një kufizim mjaft të fuqishëm, nuk do që ta prishë premtimin që e realizoi me Zotin mbi nefsin (dëshirat trupore) e tij. Duke valëzar besimin në unin e tij, e bën premtimin e pashkatërrueshëm. Në të njejtën kohë ky i ri ka shpëtuar edhe nga presioni i ndjenjave të ulta. Përballë dëshirave nxitëse në nefsin e tij, duke ndjerë një liri të vërtetë. Me fuqinë e tij ecën përpra drejt horizonteve të shndritshme. Një liri e varur nga kufizime dhe një vartësi, në vlerën e së cilës ndodhet liria. Kjo është e vërteta e njerëzve…

Ç do liri ka vartësitë e veta dhe dhe çdo vartësi ka liritë e veta. Virtyti nuk ndodhet midis lirisë dhe vartësisë, por midis dy vartësive ose midis dy lirive.

Kufizimeve njerëzore u thuhet virtyt, moral ose u thuhet besim. Kurse kufizimeve të kafshore u thuhet ndjenja të ulta, epsh ose, u jepet emri “kënaqësi”. E së fundi njeriu është i lirë të zgjedh midis të qenit njeri apo të bie në nivelin e kafshës.

Mbulimi është pranimi i urdhërit të Allahut. Është naivitet të thuash se zbulimi është vetëm identiteti i përdorimit të së drejtës të lirisë. Sepse femra në këtë çështje shkon shumë më përpara se burri që është zotëruesi i lirisë, hap vendet që s’duhet hapur. Atëherë shtrohet për diskutim zotërimi i nefsit, epshit dhe modës.

Para Islamit femrat arabe nuk nuk respektonin mbulimin, gratë shëtisnin mes meshkujve me gjoksin e zbuluar, duke nxjerrë në pah qafën, gërshetat dhe vathët.

Kur’ani Famëlartë e ndaloi varrosjen gjallë të vajzave të porsa lindura që kryhej para ardhjes së Fesë Islame. Në Suren ISRA, thuhet, “ Ju mos i mbytni fëmijët t’uaj nga frika e varfërisë, se NE ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është makat i madh”.

Në Kur’anin Famëlartë ka urdhra të veçanta për femrat dhe meshkujt, që të mos e shohin njeri-tjetrin kur janë të huaj dhe të mbulojnë pjesët e turpshme të trupit.

Sipas Profetit Muhamed pjesa e turpshme e mashkullit është ndërmjet kërthizës dhe gjunjëve.

Në Kur’anin famëlartë ka disa ajete përkatëse për mbulimin e grave. Ajetet që u janë drejtuar bashkëshorteve të Profetit Muhamed, pranohen si të tilla për të gjitha gratë myslimane.

“ Kur të kërkoni prej tyre (grave të pejngamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për për zemrat t’uaja dhe të tyre” - Syrja AHZAb. Mbulesa nënkupton mbulesën e kokës, veshëve, gjoksit dhe gjerdanëve. Fytyra duhet mbuluar aqë sa duhet për të marë abdes, dhe e duarve gjer në bylyzik. Allahu nuk e pranon nmazin pa mbulesë të një femre që nga mosha e pjekurisë. Një veshje e tejdukshme që e mbulon trupin nuk quhet mbulim. Mbulimi me çarçaf nuk është i detyrueshëm. Lejohet t’i shohin stolitë e femrave personat e afërt.

Gruaja myslimane mjafton të jetë e pastër dhe e thjeshtë , e kujdesshme dhe e bukur. Kjo është gruaja që nuk bëhet shembull për epsh, por për respekt. Kjo është gruaja që lartësoi Islami , gruaja për të cilën lajmëroi Islami se nën këmbët e saj ndodhet Xheneti.

Gruaja në Islam ishte më e lumtura

Ndërsa lindte Islami, gati në çdo vend të botës gruaja ndodhej në gjendje të rëndë. Është realiteti pranuar se në shoqëritë ku Islami zotëroi mendjet dhe zemrat, për shekuj të tër gruaja kaloi një jetë dukshëm të lumtur. Kurse në të njejtën kohë nga lindja e Islamit gjer në shekullin e 19, pra për 12 shekuj me radhë gratë në vendët e tjera nuk qenë aspak të lumtura, ndërsa u mohohej respekti për të cilin ishin të denja. Në emër të lirisë, gruaja e ditëve tona në perëndim po shfrytëzohet në shumë dimensione. Shpirti i saj delikat, ndjenjat e holla, zemra e pastër dhe trupi joshës po po thithen për reklamë, për tregti, për politikë, për përplasjet ideologjike , për konkurrencën personale, për terror dhe për epshe poshteruese.

Duhet të pranojmë se në 200 vitet e fundit, veçanërisht në shgekulliin e 20-të, edhe Islami nuk ka mbetur pas në lëvizjet feministe, dhe se problem i gruas eksziston edhe te myslimanët e këtij shekulli, si pasojë e ndikimit nga Perëndimi dhe specifikat vetjake te bota myslimane. Gruaja myslimane ka përfituar nga ndikimi Perëndimor sa i përket konceptit të lirisë në një kuptim të gjerë dhe demokratizimit, por gruan myslimane e kanë ndikuar edhe shqetësimet moralo-etike të lindura nga koncepti I lirisë së pakontrolluar në Perëndim, që kanë ndikuar në degjenerimin dhe dobësimin e organizimit të familjes e problem tjera të ngjashme si këto. Ështëë gruaja ajo që ka pësuar më shumë dëm nga ky realite, i përhapur dalë nga dalë te të gjitha popujt.

Qëllimi kryesor i këtij libri është ta përshkruajë konceptin islam për gruan, në kuadër të Islamit, si një krijesë dashurie e Allahut, çështja e gruas si individ, si anëtare e familjes dhe e shoqërisë, dhe vlerën e gruas në lartësinë e Allahut.

Njeriu në këtë jetë jeton 50-1100 vite, dhe domosdo duhet të jetojë edhe në jetën e përtejme, ku janë jeta e vërtetë dhe lumturia e vërtetë, për të cilën njeriu duhet të përgatitet që këtu.

Sipas Islamit, nuk ka asnjë dallim midis burrit dhe gruas në besimin ndaj Allahut dhe bazave të fesë, në njohjen e urdhërave dhe ndalesave të Allahut, në lidhje me botën dhe përjetësinë, në ndëshkimin dhe shpërblimin e duhur, në hyrjen ne Xhenet ose në Xhehenem.

Pikëpamjet e mendimtarëve perëndimorë për Islamin

Satnley Lane- Poole, thotë, “Ndryshimet që Profeti Muhamed i bëri në çështjet e gruas, nuk i ka bërë asnjë ligjvënës i madh. Vendimet në lidhje me gratrë janë dispozita të kodifikuara në Kur’an gjer në çështjet e imta. Kjo reform sado e parëndësishme t’i duket një evropiani, kur krahasohey me sistemin ligjor të vjetër lidhur me gruan, me të vërtetë është madhështore! Kufizimi i poligamisë, këshillimi i bashkëshortëisë me një grua, zëvenësimi i elementeve të bashkëshortësisë tradicionale arabe që shkaktonin frikë për shkak të ortakllëkut dhe përzierjes, kufizimi i ndarjeve , vendosja e rregullave shumë të forta për dhënien e kontributit, kujdesin dhe ushqimin për një kohë grave të ndara nga ana e burrave, sëbashklu me përpjesëtimin e ushqimit të fëmijëve në raport të barazisë së burrit dhe gruas. Organizimi i rinisë që garantonte zbatimin e statusit të tyre si trshigimtarë ligjorë dhe ehqja e zkonit dhe e traditës që e pat lënë gruan e ve në cilësitë e mallit të trashëgueshëm të burrit, të gjitha këto formojnë një kuadër të madh reformash”.

Will Durant, shkruan se, “Nëse do të ishte e nevojshmë të gjykohej nga nja këndvështrim tjetër, gruaja myslimane, krahasuar me gratë në Evropë, ishte në gjendje më të mirë. Çdo mall ose para që e fitonte, i mbetej asaj. As i shoqi nuk ia prekte ato që fitonte. Në dhomat e veta ëndte, qepte, asministronte shtëpinë dhe rristë fëmijët., por i mbetej kohë edhe për lojë e biseda me ngrënie ëmbëlsirash me shoqet e saj.

Jacque C. Risler- njëri nga profesorët e Institutit islam, thotë, “Në çështjet juridike gruaja u ngrit plotësisht në nivel barazie me burrin. Duke filluar nga ajo kohë, gruaja u bë zotëruesja e të drejtave të lirisë për t’iu njohur një vend I caktuar, për të trashëguar dhe për të lënë testament”.

Gaudefroy- Demombynes, totë e, “ Nga pikëpamja e juridiksionit të gruas , e drejta Islame ëndron më lartë se ligjet e sotme evropiane, duke shtuar se, “Dispozitat ligjore të Kur’anit që arrijnë deri në fund nga gruaja, nga sheriati i është ofruar status më i favorshëm së garancia që i jepet asaj me ligjet e sotmem të Evropës. Gruaja Islame në punët e parave zotëron të drejtën ligjore të pasurisë së veçantë. Dhe është zotë ruesja gjer në fund të jertës e mallrave që do t’i kalojnë asaj në paje , dhurata dhe trashëgim si edhge I produkteve të fituara nga puna e saj., ushqimi, banesa dhe shërbimet në përputhje me gjendjen dhe nivelin e saj janë të garantuara.”

Filozofi frances Voltaire, thotë se, “Vëllait tim myslimanb do t’i thosha se, Feja jote me duket shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit je i detyruar të japësh zekat një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajrfamit të bësh paqe me armiqtë.

Priftërinjtë tanë që shpifin për tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend se është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike”, thotë Voltaire.

Këto janë disa nga mesazhet që dalin nga libri “Gruaja në Islam”, i autorit Prof. Dr. Beqir Topallioglu, profesor në Fakultetin Teologjik në Marmara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat