Kriza energjetike: Apo i rikthehet terri i zi Kosovës?!

Opinione

Kriza energjetike: Apo i rikthehet terri i zi Kosovës?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:46
Ismail Muçiqi

23 vite kaluan në liri qytetaret e Kosovës në vazhdimësi u përballen me krizën energjetike me reduktimet e gjata dhe me shumë peripeci tjera të cilat jo vetëm që i shkaktuan dëme ekonomike Kosovës por kjo gjendje e traumatizoj edhe shoqërinë Kosovare. Kosova ka me miliarda tonelata të thëngjillit. Është një ndër vendet më të pasura me rezerva nëntokësore jo vetëm në Ballkan por edhe në Kontinentin e Evropës.

Kosova flenë mbi thëngjill, e assesi të siguroj kapacitete të nevojshme energjetike për nevojat jetike të popullsisë. Kjo po ndodh për shkak të papërgjegjësisë, të dështimeve, të shantazheve, të obstruksioneve më të ndryshme të klasës politike të Qeverive të njëpasnjëshme të frazave dhe demagogjive të ekspertëve të ekonomisë, të disa rrymave dhe grupeve të interesit të cilat thirrën në emër të Shoqërisë Civile si dhe të individëve të caktuar të cilët lejuan gjithandej Botës nëpër institute zhvillimore duke parandaluar çdo iniciativë apo fondacion për të ndërtuar kapacitete te reja në Kosovë. Kjo është pasqyra e gjendjes aktuale, e cila po troket në derën e çdo familje Kosovare.

Është e pafalshme e mjerueshme, dhe e dënueshme dështimi i të gjitha Qeverive që nga pas lufta të cilat nuk ishin në gjendje të ndërtojnë asnjë kapacitet energjetik edhe pse rezervat e lignitit janë të pa llogaritshme. Ky është “përkushtimi” i politikanëve, i ekspertëve, i analistëve, i diplomatëve, i “instituteve” të cilat i maltretuan qytetaret plot qe 23 vite duke i shpërblyer me reduktime të pafund të energjisë elektrike. Koha po tregon se jemi popull që jetojmë në Botën e ëndrrave me plotë retori dhe gënjeshtra duke krijuar iluzione të rrejshme vetëm e vetëm për tu promovuar përmes gënjeshtrave e jo vlerave profesionale dhe rezultateve për të përmirësuar gjendjen.

Me vite e vite jemi ngopur përmes debateve televizive të ashtuquajturave ekspert të ekonomisë me diploma doktoratave të cilat atyre ju shërbejnë vetëm si dekor por pa i sjellë asnjë të mirë shoqërisë. Me qindra takime dhe mbledhje janë mbajtur nga ana e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë duke penguar çdo ide dhe nisëm për ndërtimin e ndonjë termocentrali të ri i cili kishte me i përmbush nevojat energjetike të Kosovës. Pati edhe individ dhe grupe jo kompetente të cilët lëbuan gjithandej deri në Amerikë duke penguar çfarëdo nisme apo projekti ideor për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike.

Të gjitha këto veprime të pa koordinuara ja sollën Kosovës terrin e zi. Tani Bota dhe Shtetet më të zhvilluara me industri të përmasave Botërore i kanë vu në lëvizje kapacitetet energjetike duke e shfrytëzuar thëngjillin për ta zbutur krizën globale. Ne në Kosovë po zhvillojmë debate shterp me plot të panjohura të cilat po e rrezikojnë standardin e individit, ndërmarrjes, dhe Shtetit në përgjithësi. Më thotë mendja dhe koha po e vërteton se shoqëria Kosovare është në krizë morale psikologjike, sociale dhe ekonomike, krizë kjo e cila kërkon shërim.

Prandaj këto janë argumentet të pamohueshme të cilat po ja sjellin terrin Kosovës. Në fund po theksojmë se është koha e fundit që Qeveria e Kosovës prioritet mbi prioritete ta vejë ndërtimin e një termocentrali prej 500 megavatesh sa më parë duke i injoruar të gjithë faktorët tjerë të cilët nga kabinetet dhe selitë e tyre duke shitë mend ishin shkaktarët kryesor të cilët ja rikthyen Kosovës terrin e zi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat