Mjaft ”koka” kryeministrash shqiptarë ka ngrënë statusquoja

Opinione

Mjaft ”koka” kryeministrash shqiptarë ka ngrënë statusquoja

Nga: Hisen Berisha Më: 18 gusht 2022 Në ora: 21:56
Hisen Berisha

Në Bruksel nuk ka marrëveshje edhe pse u mbarsë opinioni me pritshmëri. 

Situata u acarua përmes deklaratave, deri te paralajmërimi i mundësisë për luftë. 

Në takim, u arrit dakordësija që të vazhdojë dialogu ”ngase ende ka kohë”!

Pytje: A mundet BE ta shtyejë datën 01/09/2022 për vitin tjetër?!

Unë mendoj se përfundimisht SHBA, nën shembullin e Presidentëve Bill Clinton dhe George Bush, duhet të mbyllin çështjet dhe atë bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nga palët Hoti-Vuçiq. 

Shteti i Kosovës duhet patjetër deri në fundë të këtij viti ta ketë të zgjidhur problemin, së pari, me vetvetën rreth rrespektimit të marrëveshjeve ku ka nënshkrue si shtet palë; ti respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të kapërcejë hegjemoninë ruse që e mbanë peng duke i vënë gurë nën rrota, qe 22 vite. 

Kosova duhet të ecë si shtet, t'i mbrojë monumentet e kulturës ndërtuar ndër shekuj bashkë me pronat dhe personelin; duhet ta formojë ushtrinë dhe ti mbrojë asociacionet si toka shtetërore! 

Mjafë me luftën e brendshme duke rrëzuar kryeministra shqiptarë nën etiketat se janë tradhëtarë. 

Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran, në miqësi të përjetshme diplomatike e ushtarake me SHBA-të nuk ka alternativë! 

Mjaftë ”koka” kryeministrash shqiptarë ka ngrënë statusquoja. 

Albini duhet me qenë kryeministri i fundit në tavolinën e bisedimeve që dërgohet atje “si cjapi te kasapi”, dështon në dialog, kthehet në Kosovë dhe humbë edhe kryeministrin.

Shqiptarët, patjetër duhet dalë nga kjo spirale e BE-së, më së largu me datën 01/09/22 dhe dera është Marrëveshja e zotimeve në Shtëpinë e Bardhë, e cila edhe sipas Presidentit aktual Baiden duhet të zbatohet në plotni!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat