I nderuar Edi Rama nga të erdhi rreziku në Gramsh?

Opinione

I nderuar Edi Rama nga të erdhi rreziku në Gramsh?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:18
Sulejman Mehazi

I nderuar Edi Rama nga të erdhi rreziku në Gramsh?

I nderuar kryeministër i Shqipërisë sonë, a ende nuk e keni të qartë se nga të erdhi rreziku në Gramsh?, po ky sulm të erdhi nga Rusia në Serbi e nga Serbia në Shqipërinë e nga Shqipëria në Gramsh, a nuk e vërreni se ky sulm erdhi nga Ballkani  juaj i hapur?! 

Ne që kemi jetuar me serbët brenda Jugosllavisë së "kralit" e të Titos i njohim më mirë sesa ju, i nderuar kryeministër kujdes me serbët!

Shqiptarët kanë vetëm një armik, Serbinë, e ju i nderuar Rama bashkëpunoni me armikun numër një të shqiptarëve, Aleksandar Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat