Kur kafsha në figurën e njeriut frymonë vetëm për vetëveten,ajo rrezikon vetëveten por edhe të tjerët!
Vetë mungesa e ndjenjës së përgjithshme si shoqëri shqiptare dhe njerëzore, është skamje mentaliteti për vetë lirinë e vendit.
Ky egoizëm i sojit tonë, gjithnjë po hapëron me të keqen! Shoqërohet, mishërohet dhe jeton sot për nesër! Ky rrugëtim nëpër errësirë pa dritë, është sikurse ajo puna peshkut me pak tru që shkon drejtë grepit të peshkatarit!. Këneta e moqale, gjithëkah nëpër këto trevat tona, por edhe peshkatarët nuk po mungojnë! Mjafton të ndëgjohen dhe lexohen krekosjet e ish atyre që biseduan me politikën serbe. Këta, vetë lavdërohen për sukseset, i lavdëron edhe shteti i Serbisë! S’ke nevojë të lodhesh tej mase për të kuptua esencën e lavdit në katror! Të gjitha diskutimet dhe pranimet e turpshme në dëm të vendit (vetëm këto) nxëjnë vend në faqet e para të gazetave dhe portaleve serbosllave! Kjo nuk është rastësi, por solidarizim me egoizmën kronike të politikës shqiptare! Nuk kam guxim të them, bashkërenditje me takt, sepse është mbushë pusi nga këta pusa! Nëse lexon ose ndëgjon përfaqsuesit e ish qeverive tona, porosia kryeneqe e tyre kuptohet menjëherë kur këta nuk ngurrojnë të lavdërohen për të kaluarën e tyre të sukseshme në raport me ato bisedimet “shterrpë dhe të dëmshme”!
Për habi, edhe bisedimet e tashme quhen riciklime të së kaluarës. Ky mos dorëzim në gabimet politike është rrugëtim mbrapa dhe drejtë pikës zero, të cilën pikë e dëshiron Serbia! Bindja është se mendjemadhësia e opozitës e vetë garanton këtë status të tyre edhe për shumë vite.. Kjo kryeneqësi e tejtepruar është hendeku vetë, edhe për të nesërmen.
Njerëzit bashkohen, kur ata ndjejnë rrezikun, ata bëhen bashkë që të mbijetojnë! Edhe kafshët përmes instiktit, tubohen kur rrezikohen nga bishat!
Ky fenomen, kjo ndjenjë e shëndoshë mbrojtje, është kulmi i bashkëveprimit për të mirën e tufës..Sa jemi të vetëdijshëm për këto ndjenja të përbashkëta?
Sa e sa herë, i përjetuam këto trishtime?
Si është e mundëshme që të harrohen këto?
Mungesa e kësaj terapie për njerëzit e politikës tonë, është çmenduria për lekë dhe para të pista serbosllave!