Shaip Kamberi, Natasha Kandiq, Sonja Biserko, dhe Doris Pack- Gardianët e Shtetit të Kosovës!...

Opinione

Shaip Kamberi, Natasha Kandiq, Sonja Biserko, dhe Doris Pack- Gardianët e Shtetit të Kosovës!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 15 shtator 2022 Në ora: 20:20
Autori Ismail Muçiqi

Populli i Kosovës u ka borxh moral dhe njerëzor këtyre figurave të përmendura më lartë të cilët që nga Çlirimi i Kosovës punuan në mënyrë sistematike për të drejtat e njeriut duke u rreshtuar haptazi në anën e Kosovës. Në mbledhjen e fundit të parlamentit të Serbisë ku u debatua për situatën në Kosovë dhe për dialogun ndërmjet dy shteteve, Shaip Kamberi Deputet nga Kosova Lindore në diskutimin e tij brilant e turpëroi Vuçiqin dhe politikën e Qeverisë serbe karshi Kosovës. Shaip Kamberi para Parlamentit të serbisë dhe të audiencës serbe në praninë e përfaqësuesve të Korit Diplomatik në Beograd pa asnjë hezitim e paraqiti realitetin e Shtetit të Pavarur të Kosovës.

Përfaqësimi i tij te Shqiptareve të Luginës së Preshevës ishte shembulli me i mire si mbrohet interesi kombëtare. Derisa Shaip Kamberi po zhvillon luftë politike në Parlamentin e Serbisë duke mbrojt edhe Republikën e Kosovës, të “ashtuquajturit” lider politik të Kosovës po e përçajnë popullin duke e bllokuar funksionimin e institucioneve të shtetit. Serbia po e kërcënon Pavarësinë e Kosovës duke e shantazhuar Sovranitetin e Shtetit përmes strukturave kriminale në anën tjetër rrymat e ndryshme të mbështjella me petkun sindikalistë po organizojnë greva duke e sfiduar Shkollën Shqipe dhe sistemin e Arsimit në përgjithësi. Edhe kundërshtarët më të mëdhenj të Kosovës në këtë formë klasike nuk kanë arritur asnjëherë ti mbyllin Shkollat tona. Shtrohet pyetja?

 Çfarë integriteti dhe vlerash mund të kenë këta njerëz të cilët fshihen mbas këtyre anomalive duke e paralizuar sistemin Arsimorë te shtetit?. Është obligim moral dhe njerëzor të përmendin gjithnjë kontributin e Natasha Kandiqit dhe Sonjë Biserkes dy figurave më të ndritshme për të drejtat e njeriut të cilat u rreshtuan në krahë të Kosovës, duke e akuzuar Shtetin e Serbisë dhe udhëheqësin e saj për krimet e Ushtrisë dhe Policisë serbe gjatë luftës në Kosovë. Në këtë drejtim më shumë kanë jehuar qëndrimet dhe raportet e këtyre dy humanistëve karshi institucioneve ndërkombëtare në favor të Kosovës sesa e gjithë diplomacia e jonë gjatë këtyre viteve.

Kosova i ka borxh edhe Deputetes të Parlamentit Evropian zonjës Doris Pack zëri i të cilës nuk pushoj asnjëherë në foltoret e Parlamentit Evropian duke e përkrahur Shtetin e Kosovës. Prandaj duke i parë këto zhvillime të cilat po ndodhin në politikën e Kosovës, me plotë defekte dhe dështime jemi shumë të shqetësuar se çka do të sjellë e nesërmja. Kjo më së miri u pa në Parlamentin e Serbisë ku forcat ultra nacionaliste dolën haptazi në skenë kundër Shqiptareve duke u kërcënuar edhe me pushtimin e Kosovës.

Në fund po theksojmë se klasa politike në përgjithësi ka humb rrugën dhe arsyen dhe përditë e më shumë po e shkatërron ardhmërinë e Shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat