Rrahman Jasharaj dhe SBASHK-u, simbole të rezistencës arsim-qorre

Opinione

Rrahman Jasharaj dhe SBASHK-u, simbole të rezistencës arsim-qorre

Nga: Dedë Preqi Më: 26 shtator 2022 Në ora: 14:19
Dedë Preqi

Kaloi një muaj dhe po vazhdon java e pestë dhe greva e SBASHK-ut, nuk perfundon, pa marrë para sysh se shkollat tona janë të mbyllura, ndërsa fëmijët tanë kanë humbur mijëra orë mësimore dhe kanë mbetur peng i politikave në mes qeverisë dhe sindikatave për 50 euro, dhe kjo gjendje e bart në vete një përgjegjësi të madhe në shoqërinë tonë, ku njeriu i këtij vendi qëndron përballë një kaosi të frikshëm, ndonse shumica ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh.

Në këto rrethana rreziku i brendshëm, që fle në lirinë tonë ka marrë një tipar urgjence, ku janë vu në lëvizje energjitë e natyrave të ndryshme dhe grupeve të rrezikshme njerëzore , të cilët janë të gatshëm në një formë të tillë, që mund të ia bëhin papritur për të shkatëruar çdo gjë që është arritur deri më tani, nëse nuk ngopen, apo nuk u plotësohen dëshirat e tyre ashtu sikur janë mësuar dikur me pushtetet e tyre.

Sikur kemi hequr dorë nga shpirtmadhësia dhe fisnikëria tradicionale shqiptare, dhe shohim më pak përtej hundës, apo vetëm interesin e ngushtë vetik e partiak, duke krijuar një bindje se gjërat rrokullisen gjithëherë si kungulli në ujë, por për fat të keq është e kundërta, dhe sot nuk kemi se ku të fshihëmi, sepse sëcili duhet ta vërejë pisllëkun e fytyrës së ndotur, sepse dikush do na thotë, o, ju njerëz, a keni turp që po «hallakati» në këtë mënyrë, formimi dhe edukimi i shëndosh për fëmijët e vendit t’uaj nuk do të arrijë në këtë mënyrë ashtu siq po veproni ju sot.

Prandaj, si duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se janë të veçantë dhe unikë në këtë botë dhe t’u tregojmë se janë vetëvetja e tyre më e mirë dhe duhet t’i shtyejmë të kuptojnë që nuk kanë edhe diçka tjetër më të rëndësishme se një mundësi zgjedhjesh pa fund brenda vetës, që për fat të keq kjo mundësi, çka do të thotë, nëse do varët në dorën e atyre me format dhe sjelljet e matrapazëve përfitues dhe politik, që po luajnë sot në një mënyrë me fatin e fëmijëve të shoqërisë tonë.

Mesazhet që po i përçon SBASHK-u, fëmijëve tanë, duke ua mohuar mësimin nëpër shkollat e Kosovës, përshkak të rritjes së pagave, është mesazhi më i dëmshëm dhe më tragjik i këtij brezi dhe i ardhmërisë së tyre, duke e shtyer atë, të mohojë të drejtat e veta dhe të mohojë atë që e ndjenë dhe të dyshojë në vlerat e veta fëminore, kjo gjë nuk i falet askujna, pa marrë parasysh a është Sindikatë që i mbronë të drejtat e punëtorëve, por edhe qeveri, që i ka përgjegjësitë e veta.

Të ashtuquajturat marrëveshje apo mosmarrëveshje në mes SBASHKut, dhe Qeverisë, nuk janë të rëndësishme për fëmijët e shkollave tona, të cilat vetëm do i çmendin me këto kritika të ashpëra ndaj njëri-tjetrit, me frazat që i bëjnë me qëllime dhe plane politike, për ta mundur, apo për t’a rrëzuar pushtetin e njëri-tjetrit, me të cilat sjellje dhe veprime vetëm po e përçajnë këtë popull, i cili diagnozat dhe prognozat i ka të qarta, por për fat të keq, po e pësojnë këto gjenerata të reja dhe të pa fajshme.

E veqanta e gjithë kësaj katraure të këtyre grevistëve, të cilave po u prinë krysindikalisti Rrahman Jasharaj, i cili, jo me një modesti dhe urti të kryesindikalistit, për të kërkuar të drejtat e tyre, por me një kryeneqësi dhe me një lloj arrogance të komunikimit që nuk përmbush një zbrazëti, apo e arsyton një grevë të tillë, por kuptohet në thelb se, greva është e atillë dhe «puro» politike, e cila po përkrahet dhe forcohet nga PDK, AAK dhe LDK, me domethënjën e qartë, se nuk po munden me gjetë forma dhe metoda tjera, por vetëm në këtë mënyrë, do të arrijnë përmbysjen e kësaj qeverie në krye me Albin Kurtin.

Nuk besojmë se kemi një vend tjetër në botën demokratike, që përshkak të grevave sindikale të punëtorëve të arsimit, nxënësit e tyre me ditë dhe muaj të mos vijojnë mësimin e rregullt nëpër shkollat e veta, kjo po ngjanë vetëm në vendin tonë, dhe në kohën kur armiqtë tanë serbo-rus, po e kërcënojnë Kosovën, për çdo ditë me shantazhe dhe luftë, ndërsa opozita kosovare së bashku me SBASHK-un, organizojnë greva, duke i lënë fëmijët tanë jashtë bankave shkollore, për 50 euro shtesë.

Në një mënyrë, le të thuhet dhe të pohohet se këto greva sindikaliste të zgjasin me ditë dhe muaj, sepse janë të drejta dhe legjitime, duhet ti besojmë vetëm asaj që është me e vlershme dhe më sublime për fëmijët dhe të ardhmën e tyre, nëse mbesin pa arsim dhe shkollim të rregullt ashti siq e meritojnë, atëherë çka na nevoitët tjetër edhe sikur të kishim gjithë pasurinë e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat