Politizimi i arsimit shkatërroi perspektivën e të rinjve në Kosovë!

Opinione

Politizimi i arsimit shkatërroi perspektivën e të rinjve në Kosovë!

Nga: Safet Gërxhaliu Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:46
Safet Gërxhaliu

Një gjë mos të harrojmë ne si shoqëri, se gjatë okupimit serb të viteve ’90- ta ishte arsimi institucion kryesor që i dha formë rezistencës dhe shtetësisë së vendit tonë.

Nëse dikush është meritor për mbjelljen e mendësisë së shtetësisë së Kosovës mendoj meritat i takojnë shkollës dhe për këtë do të duhej shoqëria jonë të ndihmojë shkollën duke filluar që ta trajtojë me dinjitet dhe duke i mundësuar punëtorëve arsimorë një të ardhur dinjitoze që edhe atyre t’u mundësohet të fokusohen vetëm në punën e shenjtë të tyre.

Është për t’u habitur se si një masë e gjerë e njerëzve në mediat sociale janë aq kundër grevës së institucioneve arsimore dhe kërkesave të tyre. Kritikat ndaj ish mësuesve janë për t’u çuditur e ndoshta edhe për t’u studiuar!?

Fillimisht nëse gjendja në arsim është jo e dëshiruar në Kosovë kjo vjen së pari si pasojë e politikës së vendit ndaj arsimit dhe jo mësimdhënësve në shkolla (që mund të jenë bashkëpjesëmarrës por jo faktor decidiv). Futja e politikës në shkolla është ajo që ka degraduar shkollën prej nivelit më të ulët e deri në akademi, ku çdo pozitë vendimmarrëse është mbushur me militantë partiakë pa përgatitje adekuate dhe pa dëshirë për të bërë asnjë gjë.

Dhe kjo gjendje ka vazhduar prej 1999, dhe ne si popull as edhe një here nuk kemi bere as me te voglin veprim qe te largojmë politiken nga shkolla por përkundrazi kemi vazhduar te jemi bashkëpjesëmarrës ne shkatërrimin e gjithçka qe ishte ndërtuar nga vitet 1970 e këtej ,dhe për çudi gjithmonë kritika bie mbi mësimdhënësit te cilët ne fund te dite as edhe një here kjo shoqëri nuk I ka mundësuar qe me te ardhurat e tyre te I mundësohet një jete me dinjitet .Nëse do te ishte fjala për rritje te pagave te politikaneve askush seriozisht nuk do te interesohej ose nëse (këtyre ditëve)flitet për rritje te pagave te ushtrisë a policisë (qe edhe për ketë kategori mendoje se duhet te kenë trajtim dinjitoz) prapë reagimi do te ishte se është e arsyeshme por nëse është fjale për shkolla atëherë te gjithë vetëm bëjnë me gisht dhe kritikojnë dhe fajësojnë!
Për mua e gjithë kjo është paradoks ne veti ,sepse te gjithe pajtohemi se e ardhmja e vendit është ne edukimin e saj e rrjedhimisht shkollat do te duhet te na dërgojnë ne ketë te ardhme të ëndërruar.
Investimi në arsim është garanc e ardhmëris dhe e ehzistences si shtetë dhe shoqëri.

Një popull i edukuar ahumë lehtë mund të menaxhohet por ahumë vështir mind të okupohet!

Sot arsimi në Kosovë dhe politizimi që e shkatërrojë arsimin është mu ashtu si ju konvenon dhe e kanë kërkuar armiqt shekullor të Kombit!

Po varroset vlera që po e forcon antivleren, dhe kur një shoqëri dominohet nga anti vlera nuk duhet të na habit fakti që po na pret një katastrof demokratike që është humbja më e madhe!

Le tē jetë dialogu dhe kultura e komunikimit arma ma e fuqishme e zgjedhjes sē pakjartësive dhe paknaqësive në mes MASHT -it dhe Sindikateve të Arsimit e jo injoranca dhe arroganca tē dominojn në kete relacion!

Në ketē dalog nuk duhet te jetë fitus as MASHT – i e as Sindikatë por le të fitoj progresi dhe arsimi i Republikës së Kosovës.
Nuk ka sgjë më të rrezikshme se sa injoranca në veprim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat