Spartak Ngjela: Gëzuar festën e flamurit!

Opinione

Spartak Ngjela: Gëzuar festën e flamurit!

Nga: Spartak Ngjela Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 10:21
Spartak Ngjela

28 Nëntor
1912 - 2022
Gëzuar festën e flamurit!

Historia jonë e re që filloi jetën në këtë datë të këtij muaji, ishte pak dritë në padrejtësi. Një vuajtje shpirtërore e dy Shqipërive të tjera të shqiptarëve jashtë saj, që gëzoheshin për pavarësinë e Shqipërisë së vogël.
E vogël por me shpresë.
Dhe gjendja eci.
Dhe gjindja u gjallërua, sidomos me Shkabën e flamurit Kuqezi, që do t'i shumonte me vrull dhe zjarr gëzimi shqiptarët, kudo dhe të gjithë rreth Shqipërisë.
Dhe shpresa ecte, derisa koha mbërriti: Kosova u çlirua.
Shqiptarët tani ecin.
Dhe gjendja ndryshoi drejt forcës dhe madhësisë.
Dhe gjindja, në gjëmim gëzimi: u ngjit me Shkabën Kuqezi, dhe, me kuqezinjtë në miliona shqiptarë.
Që presin bashkimin, por bashkimi është kryer.
Asgjë nuk i ndan më shqiptarët drejt shkëlqimit të tyre kombëtar.
Ata tani po presin edhe Çamërinë.
Dhe ajo do të vijë, se edhe asaj po i shndrit me shkëlqim Shqiponja Dykrenore drejt lirisë dhe shpirtit, mendjes dhe gëzimit, për Shqipërinë Etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat