Hamidja është viktimë e sistemit të drejtësisë, disa prokurorë e gjykatës duhet të futen në burg

Opinione

Hamidja është viktimë e sistemit të drejtësisë, disa prokurorë e gjykatës duhet të futen në burg

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 17:29
Autori Faton Mehmeti

Duhet të ndodh tragjedia për t’u këndellur, për të marr masa sado periferike, ngjarje pas ngjarje e që harrohen shpejt. Sistemi i kalbur nga korrupsioni prodhon viktima, zakonisht viktima është e brishtë, e pambrojtur, prandaj ekziston shteti për të mbrojtur të dobëtit.

Eh kur vet shteti është i kriminalizuara, viktimat s’ka kush i mbron. Kosova e 20 viteve ka prodhuar padrejtësi në drejtësi, ka kapur sistemin në shërbim të politikanëve dhe oligarkëve të tyre.

Rasti i fundit i vrasjes së 35 vjeçarës para Klinikës së Gjinekologjisë nga ish bashkëshorti i njohur nga drejtësia për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Sistemi i kalbur i drejtësisë me datë 23.09.2022, e kishte shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së duke i shqiptuar dënim me gjobë. Nëse do ishte dënuar me burg, së paku tre muaj sot Hamide Magashi do të ishte gjallë bashkë me foshnjën.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë aktuale për reforma në drejtësi, është e vështirë pa Vetting e pa nisur ende së zbatuari. Derisa Prokurori i Përgjithshëm nuk është njeri i ndershëm dhe i mbrojtur nga shteti, nuk mund të luftojmë krimin dhe korrupsionin.

Vendit i duhen heronjtë e demokracisë, e që janë dhe duhet të jenë prokurorët. Megjithatë në një sistem të drejtësisë të kapur dhe ku të gjithë e dinë se si do të përfundojë një proces i tillë, vazhdimisht do të ketë viktima.

Sistemi i kalbur krijon viktima, prokurorët dhe gjykatësit, në pjesën dërmuese të tyre, janë përgjegjës për vrasjet shumta. Siç kuptohet më vonë, vrasësist janë recidivist të pa ndëshkuar nga drejtësia duke nxitur të vrasin të pafajshmit. Për të ndryshuar këtë sistem të kalbur, së pari duhet futur në burg prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat