“A mund të kapej i gjallë vrasësi Sokol Halili!?”

Opinione

“A mund të kapej i gjallë vrasësi Sokol Halili!?”

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 4 dhjetor 2022 Në ora: 08:52
Sokol Halili

Me 30 nëntor 2022 në oborrin e QKUK-së ndodhi vrasja më trishtuese, më makabre që njihet deri më tani dhe e cila thellë e tronditi opinionin. Aty ku në mbrëmje u vra gruaja shtatëzënë, Hamide Magashi e cila ishte e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe ishte në javën e fundit të lindjes se fëmijës së parë.

Atë e vrau një burrë i veshur me të zeza dhe me një kapelë në kokë. Shpejtë u konstatua se vrasësi i kësaj ngjarje bizare ishte ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili nga fshati Davidovc i Shtimes, me precedent kriminal edhe më parë.

Vrasësi Sokol Halili ishte në ndjekje të policisë të cilit ende nuk i dihej vendndodhja ani pse kishin kaluar gati 48 orë. Por, pas tri ditësh ai u lokalizua se ishte në shtëpinë e tij në Davidovc të Shtimes. Forcat policore e rrethuan, i nxorën presonat tjerë jashtë dhe nisën procedurë për dorezimin e tij. Aty ishte edhe i ati i tij që merrte pjesë në negocim.

Por, kot krimineli nuk i dorëzohej policisë dhe të premten më 2.12.22, rreth orës 13:45, ai vrau vetën në dhomën e tij sepse kishte vendosur që të mos i dorëzohej policisë i gjallë. Me shenja jete, por i cili vdiq gjatë rrugës për në QKUK.

Vetëvrasja e tij ishte një lajm i keq për drejtësinë sepse nuk u arrit të kapej i gjallë. Avokati Arbër Jashari deklaroi se ky; ”është një lajm i keq për drejtesinë, sepse i dyshuari është deshtë të kapet i gjallë dhe të ballafaqohet me drejtesinë dhe të marrë dënimin e merituar, ku dënimi do të ishte burgim i përjetshëm”.

Por, a ka mundur vrasësi Sokol Halili të kapet i gjallë, kur dihet se ai nga momenti i vrasjes (e mërkurë) së ish-gruas së tij në oborrin e QKUK-së e deri në momentin e vetëvrasjes së tij në shtëpinë e tij me 2 dhjetor, kishin kaluar mbi 48 orë.

Shtrohet pyetja ku ishte ky gjatë kësaj kohe, pse nuk u kap ani pse shihej të shëtiste i lirë?!

Dihet se Sokol Halili natën kritike pas vrasjes së ish-gruas së tij ishte larguar nga QKUK-ja me një veturë dhe atë natë kishte qëndruar ne fshatin Kraishtë të Lipjanit.

Të nesërmen (e enjte) ai nga fshati Duhel e shfrytëzoi një taksi për në Suharekë. Taksisti i cili u intervistua nga policia mbase edhe ndoshta nuk e ka njohur vrasësin. Vrasësi i veshur krejt në të zeza, e në qetësi lëvizi lirshëm rrugëve të Suharekës, madje edhe e frekuentoi një market. Duke shëtit lirshëm ai edhe e hodhi telefonin që të mos sinjalizohej.

Dhe, pikërisht këtu është lidh ‘lëmshi’, që ka mund të zgjidhet dhe vrasësi të kapej i gjallë. Por, kjo nuk ndodhi.

Këtu dikush duhet të jap sqarim për opinionin duke u përgjigjur në pyetjet si vijon:

Kush ishte personi i cili e bëri video-xhirimin e ecjes së lirshme të vrasësit, i cili po kërkohej nga policia?

Ky person me siguri e ka njohur vrasësin se në xhirim qartë shihej se si i përcillte lëvizjet e tij në rrugët e Suharekës?

Pse ky person nuk e njoftoi policinë për lëvizjet e tij nëpër rrugët e Suharekës me mundësinë që ai të kapej i gjallë.

Por, e premtja atë e zuri në shtëpinë e tij në Davidovc të Shtimes ku edhe u barikadua. Të gjitha tentimet për negocim dorëzimi nga ana e policisë shkuan huq, kur ai bëri vetëvrasje në dhomën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat