Joe Biden- Presidenti i SHBA-ve, shpresa më e madhe e Kosovës

Opinione

Joe Biden- Presidenti i SHBA-ve, shpresa më e madhe e Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 08:54
Rexhep Torte

I nderuari  Joe Biden- Presdident i SHBA-ve dhe miku i sinqertë e njohës i shkëlqyer i Kosovës në rrugëtimin e saj për liri e pavarësi, si  edhe njohës i shkëlqyer i besnikërisë së shqiptarëve  ndaj SHBA-ve, bastion i demokracisë në botë.

Mos lejoni që Kosova të bëhet mish për top në favor të Serbisë gjenocidale.

Veprimi  më  efektiv  për normalizimin e situatës në Veri të Kosovës është zhbërja  e strukturave paralele, e bandave kriminale serbe, e kotrabandistëve mafiozë   dhe e agjentëve serbë  e rusë në Veri të Kosovës.

Kjo mund të arrihet vetëm nëse policia e Kosovës, EULEX-i, KFOR-i dhe FSK-ja  vendosen atje në  vende dhe pika të caktuara, ku do t’i neutralizojnë dhe paralizojnë  këto grupe kriminle dhe agjëntët serbo- rusë që i ka instaluar  Serbia kriminale  në Veri të Kosovës.

Ky veprim në Veri të Kosovës  do t’ua shtinte tmerrin strukturave paralele, bandave kriminale serbe , kontrabandistëve mafiozë, agjentëve serbë e rusë, dhe  do t’ia shuante ëndrat Serbisë kriminale që këtë pakicë serbe po e kërcënon, e mashtron dhe e manipulon për qëllime hegjemoniste.

Serbia  kriminmale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq  të vetmin alibi  në dialogun Kosovë-Serbi dhe për kërcënimet  ndaj Kosovës, e  kanë këtë pakicë serbe, nëpërmjet të cilës  synojnë Minierat e Trepçës, që historikisht kanë qenë shqiptare, dhe Ujmanin që është ndërtuar me paratë e Kosovës.

Veriu i Kosovës nuk qetësohet me themelimin e  Asociacionit

I nderuari Joe Biden-President i SHBA-ve, Serbia kriminale është një kancer i rrezikshëm në Ballkan, që mund të luftohet dhe largohet  vetëm me  zhbërjen e  strukturave paralele, të grupeve kriminalle  dhe të agjentëve serbë e rusë që në Veri të Kosovës i ka vendosur Serbia kriminale.

SHBA-të  dhe BE-ja nuk duhet  të lejojnë   një stërzgjatje kaqë të  madhe të dialogut Kosovë-Serbi, që i konvenon vetëm Serbisë kriminale  të fitojë në kohë për të përfituar diçka nga Kosova të cilën  në agresionin e viteve  1998/99, e vrau, e masakroi, e dhunoi dhe e beri shkrumb e hi. 

E drejta dhe e vërteta janë në anën e Koovës viktimë që duhet të jenë bazamenti i demokracisë, ndërsa fuqia politike, interest dhe hilet e pista  janë  afatshkurtëra dhe pa moral e karakter njerëzor.

Këtë situatë nuk duan  për fat të keq nuk duan ta kuptojnë Gabriel Escobar- Zv. Ndihmës  Sekretar  dhe i dërguari special i SHBA-ve në  Ballkanin Perëndimor, Christopher Hill- ambasadori i SHBA-ve  në Beograd, Jeffrey Hanovier- ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Joseph Borell- Shefi për politikë të Jashtme  i BE-së dhe Miroslav lajçak- emisari i BE-së  në dialogun Kosovë-Serbi, të cilët e kritikojnë Kosovën viktimë në favor të Serbisë kriminale.

Gabriel Escobar më 1 nëntor  dhe Christopher Hill më 2 dhjetor 2022, të sinkronizuar dhe të motivuar pro Serbisë kriminale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, në mënyrë tejet  jodemokratike, i mbështesin  fjalë  për fjalë kërkesat e padrejta të Serbisë kriminale  dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës.

Gabriel Escobar dhe Chsistopher Hill, me deklaratat e tyre hileqare ndaj Kosovës , dëshmojnë hapur se janë  kapur  nga karremi i Serbisë kriminale dhe i kriminelit Aleksandër Vuçiq,  ngjashëm si John Bolton, Mathew Palmer e Richard Grenell në SHBA-të që planifikonin copëtimin e Kosovës.

Ngjashëm si Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, që  me shntazhet e tyre ndsj Kosovës u vunë në anën e Serbisë kriminale.

I nderuari Joe Biden- President i SHBA-ve, ambsadorët  Gabriel Escoba, Christopher Hill dhe Jeffrey Hanovier, duhet të lexojnë më shumë për historinë e serbëve  mbeturinë e hordhive të egra  që erdhën nga Karpatet, dhe për historinë e shqiptarëve autoktonë që kanë jetuar  gjer përtej Nishi.

Këtë e dëshmon më së miri kjo hartë e  Enciklopedisë Ruse e vitit 1817,  ku shifet sa e vocër ka qenë Serbia  më ato vitë të shënuara në  brendësi të kësaj harte, kur ishte vendosur në afërsi te Beogradi i sotëm, që e demanton deklaratën e Gabriel Escobrit se gjoja  serbët  m shekuj paskan jetuar në Kosovë.

Gabriel Escobar në intervistën dhënë “Zërit të Amerikës” më datë 1 dhjetor  2022, me  pa të drejtë, deklaroi se, “Asociacioni i komunave  me shumicë serbe në Kosovë duhet të zbatohet dhe  do  të zbatohet…. Nëse nuk merremi me çështjen e Asociacionit , 70 mijë  banorë që jetojnë në Veri  të Kosovës mund të jenë sfidë. Ata janë në qendër  të  tensioneve, konflikteve,  konfrontimeve  dhe ne duhet  të gjejmë  një zgjidhje për ta . Institucionet e Kosovës  duhet t’u ofrojnë mbrojtje  por duhet  t’u lejohet  të marrin pjesë  në jetën shoqërore,  ekonomike  dhe politike  të Serbisë. Nëse nuk  e  zgjidhim këtë çështje, do të jemi në krizë të vazhdueshme.

Koha e arritjes së një marrëveshjeje në pranverën e ardhshmë  varet  nga ritmi  i negociatave  dhe ritmi i takimeve , i cili nuk varet nga  SHBA-të, por nga Evropinët. Por unë  mendoj se mund  të fillojmë të shohim  skeletin e një marrëvehjeje  të tillë vitin e ardhshëm, dhe unë do të doja  ta shihja një gjë të tillë”.

Ambasadori Christopher  Hill, për TV Insajden më 2 djetor 2022, deklaroi se, “Shqiptarët  në Kosovë  duhet të shohin sesa hapësirë  kanë për ndërkombëtarizimin  e çështjeve të tyre, por serbët  kanë jetuar atje me shekuj  dhe Serbia dëshiron  të shohë se çfarë të ardhme  do të kenë dhe kjo bie  nën Asociacionin. Shumë gjera  duhet  të zgjidhen , para se të arrihej një qasje  me të normalizuar.

BE-ja  po përpiqet  të gjejë një zgjidhje  dhe se SHBA-të  e mbështesin atë.

Falë punës ë BE-së  Kurti e kuptoi se çështja  e të arhmes  së serbëve në Kosovë  do të jetëprioritet  absolut dhe duhet të zgjidhet në çdo process normlizimi.

Kurti  mund të thotë çfarë të dojë  për  media , por  të japish deklarata  nuk do të thootë të drejtosh politikë.

Ai duhet të flet  me  negociatorët në Evropë dhe  me amëerikanët. BE-ja  ka thënë qartë se  duhet ta zgjidhën çështjen e  të drejtave kolektive  të serbëve në Kosovë. Jami të sigurtë se nuk do të ketë marrëveshje të  mëtejshme derisa ta zgjidhim këtë çështje. Ia kemi thënë Kurtit se s’ka  marrëveshje tjera pa me e zgjidhur Asociacionin”, tha ambasadori Hill.

Gabriel Escobar, ambasadforët Christopher Hill dhe Jeffrey Hanovier,  duhet ta dinë se shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një përllëmbë tokë të huaj.

Duhet ta dinë se Serbia kriminale dhe serbët kriminelë më së shumti janë zgjeruar në trojet  autoktone shqiptare, duke i vrarw, masakruar dhe dëbuar me gjenocide shqiptarët.

Serberbët në Kosovë janë vetëm ardhacakë  okupues, vrasës dhe  masakrues.

Gabriel Escobar, Christophet Hill dhe Jeffrey Hanovier,  para se tw flasin pwr Kosovwn duhet ta pyesin veten, sesi do të reagonin ndaJ Serbisë agresore gjenocidale, po qe se  Serbia do t’i kishte kryer tërë ato vrasje, masakra e dhunime ndaj familjarëve të tyre ?!

Inderuari Joe Biden- President i SHBA-ve, Kosova, Albin Kurti,  Qeveria e tij dhe mbarë shqiptarët të vetmen shpresë e kanë te Ju, se me karakterin dhe moralin e lartë që keni, me vizionin T’uaj demokratik që keni, do t’i udhëzoni  Gabriel Escobarin, Christopher Hillin, Jeffrey Hanovierin, Josep Borellin dhe Miroslav Lajçalun,  që të heqin dorë  nga strategjia e gabuar, që në vazhdimësi po e kritikojnë Kosovën viktimë e paqedashëse dhe po e favorizojnë Serbinë kriminale dhe shkaktare të tensioneve në Veri të Kosovës.

Pakica serbe në Kosovë  të drejtat dhe liritë e saj i ka të garantuara me Kushtetutën demokratike të Kosovës, që SHBA-të, BE-ja e NATO mund t’i verifikojnë në  çdo kohë.

Insistimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë,  bëhet vetëm me qëllim të dobësimit të funksionimit normal të  shtetit të Kosovës dhe të gllabërimint të minierave të Trepçës që gjithmonë kanë qenë  të shqiptarëve, si edhe dhe të Ujmanit që është ndërtuar me paratë e Kosovës.

Gazetari  Fahri Musliu dhe tre të vërtetat e Aleksandër  Vuçiqit

I nderuari Joe Biden- Presidenti i SHBA-ve, Fahri Musliu- gazetar, publicist dhe analist  i shkëlqyer, korrekt dhe i guximshëm, i cili një kohë të gjatë,  para,  gjatë agresionit  të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99 dhe pas agresionit, ka qenë gazetar i mediave në Kosovë dhe i ”Zërit të Amerikës”, më 27 nëntor  2022 për “Bota Sot”- mediumin më prestigjoz shqiptar, deklaroi se, Vuçiqi para tre viteve ka thënë tri gjëra që deri sot nuk i ka thënë askush se , “ Ne serbët nuk jemi popull qiellor, por po mashtrohemi. Nuk ka ekzistuar  miti i  Kosovës, por  na kanë mashtruar.  Kosova  kurrë nuk ka qenë e jona, por na kanë mashtruar”, ka deklaruar Aleksandër Vuçiq.

I nderuari Joe Biden- President i SHBA-ve, në pritje të reagimit T’uaj në frymën e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën, Juve personalisht, familjes T’uaj, popullit amerikan dhe SHBA-ve, në prag të festave të Vitit të Ri 2023, Ju dëshiroj shëndet, jetëgjatësi, prosperitet dhe lumturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat