Wilijam Walkerit u dha flakaresh të nxehtë Serbisë kriminale, opozitës në Kosovë, Gabriel Escobarit, Christopher Hillit, Joseph Borellit, Miroslav Lajçakut dhe Edi Ramës.
Ambasadori Wilijam Walker, falë moralit, karakterit dhe përgjegjësisë së lartë njerëzore, u bë shëmbëlltyrë i një shpirti dhe ndërgjegje të pastër, duke punuar me dinjitet, ndershmëri dhe ndërgjegjshmëri maksimale.
Në Kosovë edhe sivjet u shënua 24 vjetori i masakrës së Reçakut, në të cilën më 15 janar 1999 ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale në mënyrën më barmare vranë dhe masakruan 45 banorë të pafajshëm të këtij fshati në Kosovë.
Wilijam Walker për jetë të jetëve mbetet hero i gjallë i Kosovës dhe dëshmitari, i cili si ambasador I OSBE-së në Kosovë e verifikoi në vend masakrën e Reçakut dhe me mesazhin e tij “Ky është krim kundër njerëzimit”, tronditi mbarë botën demokratike dhe i aktivizoi Madeleine Albrigtin- Sekretare shtetërore e SHBA-ve, Bill Clintonin- Presidentin e SHBA-ve dhe Vesley Clarkun- komandantin e NATO-s, që të nisin bombardimet 78 ditore ndaj caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi, gjë që e gjunjëzoi Serbinë krimianle dhe e detyroi të tërhiqet nga Kosova, pas së cilës Kosova e fitoi lirinë e saj të shumëpritur.
Serbia kriminale e udhëhequr nga krimineli Aleksandër Vuçiç dhe krimineli Ivica Daçiq, që të dy bashkëpunëtorë të ngushte të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, edhe sot e kësaj dite po e mashtrojnë veten dhe botën duke i mohuar masakrën e Reçakut dhe 400 masakrat e tjera qe Serbia kriminale i kreu në Kosovë ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99, për çka ekzistojnë edhe 2000 mijë kaseta dhe CD të inçizuara nga Esat Shala me shokë.
Shembulli i Wilijam Walkerit ta vetëdijësojë opozitën në Kosovë drejt reformimit
Opozita e sotme në Kosovë, PDK, LDK AAK dhe Nisma, me qëndrimet e tyre për ta mbrojtur keqqeverisjen gjersa ishin në pushtet, që në 22 vitet e kaluara, u karakterizua me vëllavrasjet e kundërshtarëve politikë për pushtet, me vrasjet e gazetarëve, me hajnitë multi milionëshe dhe tradhtitë në dialogun Kosovë-Serbi, dhe me indfiferentizmmin e saj ndaj provokimeve të Serbisë në Veri të Kosovës, është bërë armniku kryesor i brendshëm i Kosovës.
Memli Krasniqi- kryetari aktual i PDK-së, do të mund të quhej refomator vetëm nëse do të distancohej nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e të tjerët si këta.
Vetëm nëse do të distancohej dhe do t’i largonte nga PDK-ja tradhtaren Vlora Çitaku, e cila gjersa ishte ambasadore e Kosovës në SHBA, u bë vegël e Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe e Aleksandër Vuçiqit, për ta copëtuar Kosovën nëpërmjet bashkëpunimit me pro serbët John Bolton, Mathew Palmer dhe Richard Grenell.
Memli Krasniqi, do të mund të quhej reformator vetëm nëse diatancohej nga Enver Hoxhaj dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Hashim Thaçit që e katandisën Kosovën.
Lumir Abdixhiku- Kryetari aktual i LDK-së, do të mund të quhej reformator vetëm nëse distancohej nga titisti Isa Mustafa, cili e fshiu tërësisht frymen rugovine në LDK, për interesa të tij karieriste bëri koalicion qeverisës më PDK-së, dhe ia mbylli gojën LDK-së për mos e ngritur zërin për vrasjen e qindra aktivistëve të LDK-së.
Lumir Abdixhiku, do të mund të quhej reformator vetëm nëse Isa Mustafën , cili si ish kryeministër i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi e nënshkroi marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, marrëveshjen kapitulante për Kosovën, e largon tërësisht nga LDK-ja.
Isa Mustafës akadeikut munafikut duhet t’i merret edhe titulli i akademikut dhe duhët të shporret nga radhët e LDK-së e jo të mbetet kryetar nderi i saj.
Lumir Abdixhiku, do të mund të quhej reformator, vetën nëse distancohej nga Edita Tahiri- ish kryenegociatore e Kosovës, e cila në dialogun Kosovë-Serbi, ia bëri tradhtinë Kosovës duke e pranuar kërkesën en Serbisë për imponimin e fuisnotës për Kosovën shtet të pvarur e sovran.
Vetëm nëse dispancohej nga Skender Hyseni, ish minitër i jashtëm dhe ish negociator dështak në gialogun Kosovë-Serbi, për paaftësitë e tij dhe dëmet që ia shkatoi Kosovës.
Vetëm nëse distancohej nga Avdullah Hoti- ish kryeminstëri Kosovës, që u bë kukull në duart e Donald Trumpit djhe Richjard Grenellit, duke e nënshkruar marrëveshjen e dëmshme për Kosovën në Vashington, vetëm e vetëm që t’i shërbejë Donald Trumpit për t’u zgjedhur për hetë të dytë president i SHBA-ve, por që fatmirëdisht fitoi demokrati Joe Biden.
Lumir Abdixhiku duhet të kërkojë me ngulm zbardhjen e urdhëdhenësve dhe të dorasësve të vrajeve të qindra aktivistëve të LDK-së gjatë dhe pas luftës.
Ramush Haradinaj- kryetar i AAK-së nuk munt t’ia dojë kurrën e kurrës të mirën Kosovës, sepse kur ishte kyeminitër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës, sepse më hajni e korrupsion u bë multimilioner i pas luftës në Kosovë, sepse në raportin e KFOR-it amerikan dhe në raportin e “Freedom House” theksohet si i korruptuar dhe bashëkpunëtor me kapobandot kriminale serbe në Veri të Kosovës.
Fatmir Limaj-kryetar i NISMA nuk mund të quhet refomator, sepse edhe ndaj tij ka akuza për keqqeverisje korrupsion milionësh.
Ish komandantët e UÇK-së kohëve të fundit kanë filluar të organizojnë ndeja me sofra të shtruara me darka dhe ahengje, me shpresë se do të rikthehen në pushtet dhe se do ta rikthejnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, por harrojnë të gjorët se edhe vetë këta ish komandantë mund të gjenden prapa grilave në Hagë, sepse e drejta vonon por kurrë nuk harron.
Mësim si duhet të sillen edhe ambasadorët e sotëm ndaj Kosovës
Wilijam Walker i dha flakareshë edhe pro serbit Christopher Hill- ambaadorit të SHBA-ve në Beograd, i cili me paturpësinë më të madhe më 31 dhjetor 2022, në intervistë për Telegrafin serb, deklaroi se, “ Më vejn keq që u bombardua Serbia. Marrëdhëniet Serbi-SHBA nuk duhet të përqëndrohen në diçka që ka ndodhur 23 vite më parë. Mua personalisht më vjen keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë” .
Wilijam Walker i dha flakareshë edhe Gabriel Escobarit- të dërguarit special të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, i cili më 11 dhjetor 2022 në intervistën për N 1, deklaroi se, “Nëse Kosova nuk e dëshiron Asociacionin, ne do ta bëjmë. U në do të punoj me disa njerëz (duke aluduar në Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun) për ta bërë atë realitet”.
Kjo përkundër fakteve se themelimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë në çfarëdo formë që të ndodh, paraqet rrezik të madh per sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Wilijam Walker u dha flakareshë edhe pro serbëve Joseph Borellit -Shef i BE-së për politikë të Jashtme i BE-së dhe Miroslav Lajçakut - emisar i BE-së në dialogun Kosovë -Serbi, të cilët në vazhdimësi janë në anën e Serbisë kriminale dhe në dëm të Kosovës viktimë.
Medalja për Wilijam Walkerin në Tiranë e nderon Shqipërinë
Bajram Begaj- Presidenti i Shqipërisë, më 16 janar 2023, në ceremoninë e mbajtur në Tiranë, e dekoroi ambasadorin Wilijijm Walker me medaljen më të lartë të Repubkukës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Falmurit”.
Ky respekt i presidentit Bajram Begaj ndaj ambasadorit Wilijam Walker është për tu pëshëndetur srpse nderon Shqipwrinëm por është edhe një mësim për Kryeministrin Edi Rama sesi duhet të sillet ndaj Kosovës martire.
Wilijam Walker me botimin e librit të tij për Masakrën e Reçakut, e ka tmerruar Serbinë kriminale, e cila në vazhdimësi i mohon dhe mundohet t’i mbulojë krimet e kryera në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal.
Botimi i librit të ambasadorit Wilijam Walker, duhet t’i motivojë Shqipërinë dhe Kosovën për botimin edhe të librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve” për çka ekzistojnë mijëra dokumkente, dëshmi e fotografi, si përgjigje ndaj librit skandaloz fund e krye me gënjeshtra, që Serbia e botoi në vitin 2020 në anglisht me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të” (“ Shiptarski gernocid nad srbima u 20 veku”).