Masat që duhet ndërrmarr qeveria për ta ruajtur mirëqenjen e qytetarëve

Opinione

Masat që duhet ndërrmarr qeveria për ta ruajtur mirëqenjen e qytetarëve

Nga: Egzon Kastrati Më: 25 janar 2023 Në ora: 19:18
Egzon Kastrati

Rritja e çmimeve ka dëmtuar në masë të madhe buxhetin familjar e rrjedhimisht edhe mirëqenien e qytetarëve. Rritja e përgjithshme e çmimeve ka një karakter rritës  është 16% si rritje mesatare vjetore, ndërsa për produktet bazike deri 50 %  për mallrat nga importi janë rritur  24% kanë ulur ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve. Rritja e çmimeve në nivel global kërkon masa dhe veprime lokale për t’iu ndaluar në ndihmë qytetarëve dhe për t’i evituar kostot sociale.

Masa e parë : Largimi i TVSH-së për të produktet esenciale për një periudhë kohore 3 muaj ose rritja e listës se produkteve me normë të TVSH-së të përgjysmuar prej  8% ashtu siç e parasheh edhe ligji. Pos vendosjes se çmimit tavan për derivate duhet të reduktohet akciza dhe të hiqet TVSH, kështu qytetarëve do t’iu mundësohej blerja e një litre nafte 1.15 cent.

 Masa e dytë: Indeksimi i pagave, pensioneve, skemave sociale në vlerë të infalcionit si instrumente monetare të luftimin  të infalcionit.

Masa e tretë: Rritja e fondeve dhe subvencioneve për fuqizim të kapaciteteve prodhuese vendore e në theks të veçantë bujqësia, rritja e subvencioneve për bujqësi në mënyrë që të rrisin sipërfaqet dhe rendimentin me produktet esenciale gjatë kësaj përiudhe kohore specifikishit të drithërat, pemët, perimet.

Masa e katër:  Jo e preferuar por, nëse nuk ka ndonjë veprim  konkret për 3 masat paraprake atëherë duhet të gjejm zgjidhje lejimi i mjeteve të trustit edhepse praktikisht kostot edhe në aspekt të dëmtimit të strukturës së fondit pensional, social dhe ekonomik në periudhë kohore afatgjate do të ishin më të mëdha sesa përfitimet momentale të disa  individëve dhe si e tillë kjo masë krijon papabrazi sociale në shpërndarje dhe përfitim.

Masa e pestë: Me karakter  reagues percaktimi i vleres se koeficientit te pagës se paku 120 euro për ta rritur sadopak dinjitetin dhe fuqin blerse të pagës  te shprehur në vlere reale,  përmes kësaj se paku të ruhet mirëqenja bazike e qytetarëve  qe e kishin para inflacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat