Kisha Ortodokse serbe dorë e zgjatur e Serbisë për ta ndarë Kosovën

Opinione

Kisha Ortodokse serbe dorë e zgjatur e Serbisë për ta ndarë Kosovën

Nga: Dedë Preqi Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:07
Dedë Preqi

Kosova, në çdo kohë ishte e kërcënuar dhe e rrezikuar nga Kisha Ortodokse serbe, e cila vetëm ka mbjellë përçarje në mes serbeve dhe shqiptarëve, siç e vërejmë edhe sot mbas luftës së fundit rrolin dhe çëllimet e saj për të grabitur pronat dhe tokat e shqiptarëve të Kosovës, sikur Manastiri i Deçanit dhe plot kisha të tjera serbe në vendin tonë, ku domethënja e fetarisë zhvishet nga dinjiteti dhe përgjegjësia që i takon.

Nga cilido aspekt të shikohet Serbija dhe politika e Kishës Ortodokse serbe e kanë një rrol të përbashkët organik dhe çëllimkeq ndaj shqiptarëve dhe Kosovës si shtet, por edhe ndaj popujve jo serb, dhe këto dy „simotra“dëshmuan historikisht rrolin e tyre kyç, në veçanti kur Kishat Ordokse serbe, flasin, shkruajnë dhe veprojnë më shumë në format djallëzore se japin mesazhin apo predikojnë fetarinë apo shpërndajnë fjalët e zotit.

Politika serbe me shekuj bëri politikë djallëzore për përçarjen e shqiptarëve, dhe disa herë me pretendime për çfarosjen e tyre, si dhe dëbimin nga trojet stërgjyshore. Gjatë luftës së fundit në vendin tonë, prisat fetar të Kishës Ortodokse serbe, ua dhanë bekimin kriminelëve serb për të hyrë në luftë dhe për të bërë krime e gjenocid ndaj popullit shqiptarë në Kosovë.

Kisha Ortodokse serbe dhe Serbija, bashkëpunojnë së bashku si gjithëherë, ashtu edhe në Arenën Ndërkombëtare, plasuan propaganda të ndryeshme të urrejtëse nacionale e ndërfetare, duke i etiketuar shqiptarët si shkakëtar të luftrave në mes dy etnitetëve, që në realitet ishte gjithmonë e kundërta gjatë gjithë historisë.

Kjo tezë propaganduese në të shumtën e rastëve gjenë mbështetje te disa shtete aleate që edhe sot e përkrahin Serbinë, sikur është Rusia dhe Kina, por një përkrahje të tillë për fat të keq e gjeti edhe nga Institucionet Ndërkombëtare, që vepronin në Kosovë, sikur që ishte UNMIK-u, në fillim të mandatit të tij, dhe pastaj në të njëjtën brazdë shkoi edhe EULEX-i, me një dallim shumë të vogël.

Serbia dhe kisha ortodokse serbe, tërë historinë tonë krishtere dhe ortodokse shqiptare të Kosovës, e përvetësuan pa të drejtë, duke u arsytuar se serbët janë popull autokton, që në realitet vetë serbët ishin popuj ardhacakë sllavë, që erdhën në fund të shekullit Vll-të, të cilët me mitet e tyre dhe përralla serbe arritën deri këtu, duke depërtuar brenda asaj çka nuk është fare e tyre dhe e vërtetë.

Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë, nuk kanë qenë të gjitha serbe, por ato ishin kisha krishtere shqiptare, që dëshmojnë faktet historike, por sllavët dhunues dhe okupator ua ndryshuan formën e tyre, si psh, Kisha e Shën Prenës në Prizeren, Manastiri i Deqanit, Patriarkana e Pejës, Patriarkana e Graçanicës, Kisha e Levishkës, Kisha e Deviqit e tjera, të gjitha këto ishin kisha krishtere katolike të kohës ilire, serbët i okopuan dhe i përvetësuan, duke i bërë prona dhe kulte fetare serbe.

Kishat Ortodokse serbe luajtën rrol organizativ dhe konstruktiv në gjitha luftat kundër shqiptarëve, dhe në luftën e fundit të vitit 1999, në Kosovë, Kisha Ortodokse serbe, përveq organizimeve luftarake në këto Institucione fetare kanë gjetë strehim dhe janë mbrojtë kriminelët serb në manastiret e tyre, që vranë dhe zhduken shqiptarë të pa fajshëm me ç’rast edhe Bashkësija Ndërkombëtare, ka njohuri të mjaftueshme për gjëra të tilla, duke mos reaguar për këto gjëra asnjëherë.

Në vitin 1997, përmes një iniciative të Kishës serbe në Serbi, botohet një libër me titull shumë karakteristik dhe tipik serb, nga autori M.Llapashina, që thotë, “Vraje të afërmin tënd“, me domethënjën vraje edhe të afërmin tënd nëse të kundërshton, që do të ishte si një antitezë e Krishtit, që thotë: “Duaje të afërmin tënd“, në ditë të mira dhe të vështira, një libër që është kundër gjitha besimeve dhe misionarëve të botës dhe gjithë atyre që besojnë në një Zoti të vetëm.

Kisha Ortodokse serbe, ishte dhe është kundra Pavarësisë së Kosovës, dhe sot policinë e Kosovës, nuk e konsideron si forcë mbrojtëse të kishave dhe manastireve serbe, edhe pse në mesin e kësaj policie ka edhe pjesëtar të komunitetit serb që i ka organizuar Qeverija e Kosovës, pas strukturave të KFOR-it .

Kisha Ortodokse serbe, nuk i njeh Institucionet dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili disa herë u ka bërë thirrje kreut të kishës serbe në Deçan, për një bisedë të thjeshtë dhe konsultative, por ka qenë i pa mundur komunikimi direkt, duke e refuzuar një kontakt i tillë me prisat fetar të këtij komuniteti.

Udhëheqja e Kishës Ortodokse serbe, deri sa ishte nën urdhërat patriarkut Irinej, i mallkon të gjithë serbët dhe malazezët, që e pranojnë Pavarësinë e Kosovës, dhe duke deklaruar se Kisha Ortodokse serbe, është mbrojtja shpirtërore dhe njerëzore e popullit serb në Kosovë, e cila do ti ndihmon Beogradit dhe Serbisë, që ta mbajnë Kosovën, të nënshtruar, apo ta ndajë pjesën veriore të saj përmes një Asociacioni një etnik serb, për të vazhduar me një model të njejtë sikur në Bosnje.

Shpeshherë gjatë ceremonive fetare si në Gazimestan, në Graçanicë dhe disa vende të tjera prisat fetar të Kishës Ortodokse serbe, poashtu edhe liderët serb që vijnë nga Serbia, nuk përmbahen nga fjalët nacio-raciste, duke thënë se, Kosova është „krahinë jugore e Serbisë“, dhe sipas tyre, populli serb me shekuj është Kosova- Metohija.

Shteti i Kosovës, në bazë të Kushtetutës së saj, siguron barazinë ndaj komuniteteve përveq tjerash dhe shprehjen e bindjeve fetare, kështu që shteti i Kosovës, përmes Kushtetutës së vet e mbronë lirinë e manifestimit të bindjeve të qytetarit të vet, dhe atëhere si Kisha ortodokse serbe hasë në kundërshtim me Pavarësinë e Kosovës, kur këto parime fetare nuk i respekton fare qeverija e Serbisë ndaj pakicave të veta brenda shtetit të vet.

Patriarkana serbe e Kosovës, dhe qytetarët serb të shtetit të Kosovës, duhet ta pranojnë realitetin në Kosovë, kur dihet botërisht se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që ka Kushtetutën e vet, e cila në përbërjen e saj ka shtetin demokratik dhe ndër të tjera është shtet laik me një tolerancë të lakmuar ndërfetare në rajon dhe më gjërë.

Planet famkeqe të Serbisë, të ndihmuara nga Kisha Ortodokse serbe, me çëllime të errëta ndaj shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve, duke planifikuar vetëm ndarjen dhe copëtimin e tyre, ky çëllim është vetëm një opsion «ndjellakeq» i tyre, i cili kurr nuk i përmirëson marrëdhëniet në mes dy etnive, dhe BE-ja, dhe tërë Bashkësia Ndërkombëtare, sikur është e pajtuar gabimisht me opsionet serbe dhe me shkëmbimin e teritoreve, dhe një rrezik i tillë vjen edhe nga projektet e Kishës Ortodokse serbe, duke u rritë në përpjestim me masën e përkrahjes së saj, jo vetëm nga politika e Serbisë, por edhe nga çarçet tjera Ndërkombëtare.

Politika e Serbisë, po përkrahet edhe nga dy lider kontravers shqiptar, njëri kryeminister i Shqiprisë, dhe tjetri kryeminstër i Malit të Zi. Edi Rama, përkrahësi më besnik i Aleksandër Vuçiqit, bashkëpunëtorit më të ngushtë i Millosheviqit, i cili i jep vetës të drejtë me folë në emër të shqiptarëve, pa miratimin dhe pëlqimin e tyre, duke e lejuar daljen e Serbisë në Adriatik, përmes planit të ( dështuar) Minishengenit apo Ballkanit të hapur.

Ndërsa Dritan Abazoviq, në rrolin e kryeministrit në dorëheqje të Malit të Zi, një politikan kontravers dhe përkrahës i politikës serbe në këtë vend, i cili do bëhët si më i zëshmi në përkrahje dhe mbrojtje të kryefetarëve dhe Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, të cilët një ditë, sikur Edi Ramën dhe Dritan Abazoviqin, politika e Serbisë, do u jep shkollë dhe përvojë, duke i lënë me gishta në gojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat