Truket politike të Thaçit dhe Ahmetit për ta futur në qeveri Taravarin

Opinione

Truket politike të Thaçit dhe Ahmetit për ta futur në qeveri Taravarin

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 janar 2023 Në ora: 14:00
Sulejman Mehazi

Truket e Thaçin me anë të Ali Ahmetit janë që Taravarin qëllimshëm ta futin në qeveri për ta shkrirë në BDI.
Shkrirja argumentuese e ASH-së filloi në Tetovë gjatë zgjedhjeve lokale të përsëritura, ku gjatë zgjedhjeve të rregullta lokale ASH-ja e Selës fitoi një këshilltar, kurse BDI-ja 10 këshilltarë, pak muaj më vonë, gjatë zgjedhjeve të përsëritura lokale në këtë qytet, këshilltarin e ASH-së ia mori BDI-ja që prej 10 këshilltarëve të fituara gjatë zgjedhjeve lokale iu bënë 11 këshilltarë gjatë përsëritjes së zgjedhjeve lokale, kurse ASH-ja në Tetovë mbeti pa asnjë këshilltarë, pikërisht për shkak të humbjes së këshilltarit në Tetovë, Zijadin Sela, dha dorëheqje të parevokueshme si kryetar i ASH-së.

Hyrja e ASH-së në qeveri gjatë zgjedhjeve parlamentare që do mbahen pas një viti, 2024, do ta dëmtonte vetë ASH-në, në njërën anë do ta forconte partinë opozitare Besën e Bilall Kasamit e cila kurrsesi nuk do pajtohet të koaliciononte me ASH-në e pushtetshme, në anën tjetër BDI-ja, PDSH-ja, Alternativa do ta lënë të vetmuar ASH-në gjatë zgjedhjeve parlamentare për t'u zhdukur vetëvetiu.

Variantet e mundshme koalicionuese:

- BDI-ja gjatë zgjedhjeve parlamentare është e mundshme të koaliciononte me PDSH-në për ta rritur e forcuar Ali Ahmeti jo vetëm mikun e vjetër Thaçin përballë ASH-së, por edhe për ta forcuar vetë BDI-në e përçarë nga "Grupi i zjarrit".

- Besa si parti opozitare gjatë zgjedhjeve parlamentare do konkurrojë e vetmuar;

- "Grupi i zjarrit" i Mexhitit gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare për ta fituar Shkupin e Kumanovën do jenë të detyruar të koalicionojnë e bashkëveprojnë me Alternativën e Gashit, kështu që më së shumti gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2024 do pësonte ASH-ja e Taravarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat